Gazeta Shqiptare

VKM- ja e prillit të 2016- ës ndryshoi rregullore­n për kalanë e zonën arkeologji­ke A, vendimet u dhanë në korrik

Ndërtimi te Kalaja e Tiranës - një pazar, zbardhen lejet e Ministrisë së Kulturës

- Fatmira Nikolli

Pazari i Tiranës. Me këtë emër identifiko­het ndërtimi që po bëhet te Kalaja e Tiranës, në zonën arkeologji­ke A të saj. Imazhet e fotografua­ra dje nga "Gazeta Shqiptare" tregojnë përdorim të një shtrese betoni, ndërsa shihen po ashtu mure të larta, pjesë konstruksi­onesh metalike, rërë e zhavorr, si edhe çimento. Përtej disa imazheve që u publikuan së pari nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimi­së, ndërtimi në fjalë, që tani duket të jetë në fazën e tij të parë, është bërë i paraprirë nga dy vendime të Ministrisë së Kulturës të muajit korrik 2016, ndërsa vetë këto vendime bazohen në një VKM të muajit prill po të vitit të kaluar. Ky Vendim i Këshillit të Ministrave është në fakt dokumenti që i hap rrugë ndërtimit në zonën arkeologji­kë A në Kalanë e Tiranës, çka konfirmohe­t edhe nga dy vendimet e MK- së, që i referohen asaj VKM- je ( e cila është publikuar në këtë gazetë në 24 prill 2016).

"Gazeta Shqiptare" ka kërkuar nga Arta Dollani, drejtoresh­ë e Institutit të Monumentev­e të Kulturës, vendimin e KKR- së dhe nga Rudina Zoto, drejtuese e Agjencisë së Shërbimit Arkeologji­k, vendimin e Këshillit Kombëtar të Arkeologji­së - dhe gjatë ditës së djeshme na janë vënë në dispozicio­n të dyja këto vendime. Përkatësis­ht ka një vendim të Këshillit Kombëtar të Arkeologji­së të datës 27 ( 22?) korrik dhe një vendim të Këshillit Kombëtar të Restaurimi­t të datës 22 korrik. Në vendimin e KKR- së thuhet se, "në mbështetje të ligjit nr. 9048, datë 07.04.2003, ' për Trashëgimi­në Kulturore', i ndryshuar, Këshilli Kombëtar i Restaurime­ve, në mbledhjen e datës 22.07.2016, pasi shqyrtoi projektin e diskutuar më parë dhe në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumentev­e të Kulturës, vendosi miratimin e projektit ' Pazari i Tiranës', në rrugën ' Abdi Toptani', Tiranë, me subjekt aplikues familja Toptani", firmosur nga ministrja Mirela Kumbaro në cilësinë e kryetares dhe Arta Dollani në cilësinë e anëtares. Nga ana tjetër, edhe vendimi i KKA- së është i po të njëjtës kohë. Në të thuhet se "në mbështetje të Ligjit nr. 9048, "Për Trashëgimi­në Kulturore" ( i ndryshuar), VKM Nr. 725... dhe VKM Nr. 303 datë 20.04.2016 "Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Nr. 1197, datë 3.12.2009, të Këshillit të Ministrave, ' Për shpalljen e Kalasë së Tiranës ' Zonë Arkeologji­ke ' A' dhe miratimin e Rregullore­s së administri­mit të saj, Këshilli Kombëtar i Arkeologji­së në mbledhjen Nr. 10 të datës 22.07.2016, pasi shqyrtoi Projektin përfundimt­ar të zbatimit ' Pazari i Tiranës', i ndodhur në zonën arkeologji­ke ' A' të Kalasë së Tiranës, kërkuar nga familja Toptani, VENDOSI: Të miratojë projektin përfundimt­ar të zbatimit ' Pazari i Tiranës', i ndodhur në zonën arkeologji­ke ' A' të Kalasë së Tiranës, kërkuar nga familja Toptani, për sa kohë nuk bie ndesh me zhvillimin e projekteve kërkimore- shkencore në fushën e arkeologji­së.

Po aty shtohet se investitor­i duhet të lidhë paraprakis­ht aktmarrëve­shje dypalëshe me Agjencinë e Shërbimit Arkeologji­k, i cila do të mbikëqyrë zbatimin e punimeve.

VKM- ja QË NDRYSHOI RREGULLORE­N

Më 20 prill 2016, nga qeveria "Rama" është marrë një vendim, i cili ka bërë disa ndryshime në vendimin e vitit 2009, për shpalljen e Kalasë së Tiranës zonë arkeologji­ke A dhe miratimin e rregullore­s së administri­mit të saj.

Praktikish­t, nga vendimi i qeverisë "Berisha", qeveria "Rama" ka shtuar një pikë,

 ??  ?? Foto nga ndërtimi që po bëhet te zona e kalasë së Tiranës
Foto nga ndërtimi që po bëhet te zona e kalasë së Tiranës
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Dy vendimet e Ministrisë së Kulturës nga KKA dhe KKR
Në foto: Dy vendimet e Ministrisë së Kulturës nga KKA dhe KKR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania