Gazeta Shqiptare

PËR PASTËRTINË E GJUHËS SHQIPE

-

ojmë që, brezi i ri i studiuesve dhe i lëvruesve të shqipes, në të gjitha fushat e dijes, të jetë i përgatitur dhe të lakmojë jo vetëm qartësinë, por edhe rreptësinë dhe saktësinë terminolog­jike, si tregues të vlerave shkencore të çdo studimi bashkëkoho­r.

Ka ardhur koha ( dhe janë të gjitha mundësitë) të tregojmë më shumë kujdes për gjuhën shqipe si tipar themelor i njësisë dhe i njësimit kulturor e kombëtar, për gjuhën zyrtare të shtetit e të shkollës, natyrisht edhe të veprimtari­së së shkruar e të kumtueshme nga të gjitha institucio­net që varen ose lejohen nga shteti. Të folurit dhe, sidomos, të shkruarit në gjuhën letrare kombëtare është shenjë e tregues kulture. Kudo e kurdoherë, ka qenë dhe mbetet me vlerë kërkesa e rreptë e shtetit për zbatimin e gjuhës zyrtare. Dhe kjo, sikundër e dimë të gjithë, nuk është një punë që shtrohet për herë të parë sot, por qysh në hapat e parë të shtetit shqiptar. Po përmendim edhe një herë se, vetëm pak muaj mbas shpalljes së Pavarësisë, në mbështetje të vlerësimit për pranimin e gjuhës shqipe si gjuhë të shtetit shqiptar nga qeveria e Ismail Qemalit jepet pohimi dorëmbarë i këtij shtetari e diplomati të urtë: "Pas dëshirës dhe n'emën të Zotënies së tij, Kryetarit të qeverriës, botojmë këtë lajmim: Duhet të gjithë t'a dijnë mirë se, ç' në ditën fatbardhë që kur Shqipëria dolli më vehte, gjuha shqipe u ba gjuha zyrtare e vendit. Tani, në ç'do degë t'administra­tës, n'a lipsen nëpunës të cilët t'a njohin mirë, me shkrim e këndim, gjuhën amtare… Edhe nëpunësit që ndodhen në shërbim do të japin provim në gjuhën shqipe: ata që do të tregohen të zotët, do të konfirmohe­n në punën që kanë; ata që nuk do të dinë mirë gjuhën shqipe, do të munt të kërkojnë kohë që t'a mësojnë, në qoftë se kanë dëshirë të mbeten në shërbim".

Pikërisht atë ide dorëmbarë e frymëgjatë të Ismail Qemalit kam pasur parasysh në reagimet e mia të kohëve të fundit të shprehura edhe në artikullin tim "Shqetësime dhe propozime për kulturën e gjuhës së shtetit" si dhe në librin më të ri "Urgjenca gjuhësore". Ai synim i mbarë na ka shtyrë e na nxit edhe në të gjitha qëndrimet, vlerësimet e shkrimet tona për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe nga shteti dhe nga krejt shoqëria shqiptare. * Akademik ( Marrë me shkurtime nga pasthënia e librit "Urgjenca gjuhësore" i prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, botimet "Naimi", Tiranë 2017)

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania