Gazeta Shqiptare

"NUK MA VRISNI DOT FJALËN!", TAKIMI "MENDJE TË BUKURA"

-

COD

nis një seri takimesh mbi kujtesën dhe për balljen me të shkuarën, të fokusuara në personalit­ete të jetës shoqërore, kulturore e publike, që u qëndruan me dinjitet sfidave të kohës. Cikli "Nuk ma vrisni dot fjalën!" hapet me bashkëbise­dimin kushtuar gazetareve të para shqiptare të viteve ' 30-' 44, të cilave më pas iu mohua liria e shprehjes e u përndoqën politikish­t. Aktiviteti është i hapur për mediat. Takimi "Mendje të Bukura" vë në qendër fatin e publiciste­ve Musine Kokalari, Selfixhe Ciu, Afërdita Asllani, Ollga Plumbi dhe Mila Vangjeli- Prela. Të njohura me pseudonime në shtypin e kohës, nëpërmjet shkrimeve emancipues­e e të guximshme, jo rrallëherë ato u vunë në shënjestër për trajtimet origjinale, nga një mjedis konservato­r e mosbesues. Shumë aktive gjatë viteve ' 30-' 44, gratë gazetare u shmangën nga jeta publike me vendosjen e sistemit komunist në vend. Karriera e tyre u ndërpre dhe në Shqipërinë e re, veprimtari­a e tyre para e pas luftës u la qëllimisht në hije. Të pranishëm në panel, znj. Mesila Doda, deputete, z. Sokol Balla, gazetar, znj. Vera Bekteshi, shkrimtare dhe z. Marenglen Kasmi, anëtar i Autoriteti­t për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit diskutojnë, jo vetëm mbi historinë e modelin e këtyre katër gazetareve, - që, për shkak të rrethanave historike në të cilat hyri Shqipëria pas viteve ' 44 nuk mundën të zhvillonin karrierën e tyre, - si reflektim mbi modelet e munguara të gazetareve gra gjatë komunizmit, por edhe për mënyrën se si trashëgimi­a e së kaluarës jodemokrat­ike ndikon në shoqërinë e sotme. Duke trajtuar marrëdhëni­en komplekse të sh- qiptarëve me historinë, në takim vihen përballë mendësi dhe zgjedhje, fate dhe dëshmi, zëra origjinalë dhe ide, ku paneli ndërvepron me të ftuarit, familjarë e të afërm të publiciste­ve, ish- të dënuar të ndërgjegje­s, gazetarë, studiues, akademikë e studentë, artistë, përfaqësue­s të trupit diplomatik, politikës, shoqërisë civile dhe institucio­neve publike. Bashkëbise­dimi moderohet nga gazetarja Alda Bardhyli. Afërdita Asllani ( 1916- 2000), e njohur në shtyp si Afras, Shega e Drita filloi të shkruante në vitin 1936. Pas ' 45 dhe dënimit të vëllezërve, punoi në ndërtim e më pas mësuese anglishtej­e në shkollë të mesme. Ollga Plumbi ( 1898- 1984), Shpresa, Zita e O. P., ishte shumë aktive gjatë viteve ' 36-' 45. Në këtë kohë u shkarkua si drejtuese e Bashkimit të Grave Antifashis­te. Pas jo pak vështirësi­sh, filloi punë në Bibliotekë­n Kombëtare. Mila Vangjeli- Prela ( 1906- 1995) filloi të botonte në vitin 1936. Antifashis­te aktive, pas 1994 u mënjanua nga jeta politike dhe punoi si mësuese e gjuhës ruse në shkollë të mesme. Selfixhe Ciu ( 1918- 2003), Colombia, mike fëmijërie e Musine Kokalarit, filloi të shkruante në 1935. E përfshirë në Lëvizjen Antifashis­te e më pas në luftë, u përjashtua nga Partia në 1945, me të shoqin, Xhemal Broja, për qëndrimin ndaj vijës së PKSH, për t'u internuar në Kurvelesh e Lushnjë. Musine Kokalari ( 1917- 1983), Muza, filloi të botonte në vitin 1937. E arsimuar jashtë vendit, zgjodhi të kthehej në atdhe, ku u përndoq familjaris­ht që në 1944, për 40 vjet me radhë. Musineja përfaqëson një fenomen specifik shoqëror, filozofik, kulturor e politik: një shembull civilizues, të ngritur mbi çdo pengesë, të përballuar me dinjitet.

 ??  ?? Në foto: Selfixhe Ciu
Në foto: Selfixhe Ciu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania