Gazeta Shqiptare

Rama- Basha, koha për dialog

-

situata në BE a SHBA nuk është me e mira, për të pasur vëmendjen maksimale, drejt një vendi që shfaqet me sëmundjen e vjetër, kulturën e munguar të dialogut politik, sidoqoftë e sugjerojnë atë, siç thotë vetë ambasada amerikane: "Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për t'i zgjidhur këto", apo gjermanët e CDU- CSU, më të prirur drejt një akti konkret, sesa thjesht një apel, se janë të gatshëm "t'ju ndihmojmë me të gjitha forcat tona për të ndërtuar ura dhe për të bërë gjithçka për të siguruar zgjedhje të drejta...".

Të vjen keq të konstatosh, se si zakonisht ndërkombët­arët na kujtojnë në momente krizash, interesin e vendit e të qytetarëve, ashtu siç i kuptojnë fare mirë problemati­kat serioze, që njëra palë i evidenton, e tjera i fsheh.

Natyrisht, Lulzim Basha nuk është i pari e as do jetë i fundit që paralajmër­on bojkot të zgjedhjeve, sa kohë që nuk duket se do kemi shans të rinovojmë kastën politike që prej 26 vitesh me rotacion, na shfaqet si opsion i vetëm, herë në qeveri e herë në opozitë, duke ricikluar të njëjtën mendësi të politikës, që shkon drejt konfliktit e jo zgjidhjes drejt interesit publik. Çdo herë, ngërçi është zgjidhur me dialog mes palëve, të ndërmjetës­uar nga ndërkombët­arët. Por, këtë me- kanizëm që e ka provuar vetë dikur në opozitë, sot kryeminist­ër Edi Rama refuzon ta ofrojë. Kur vetë ndërkombët­arët e sugjerojnë, thjesht nuk e lexon, por e keqpërdor për të mos adresuar problemet që janë aty: realitetin se zgjedhjet do blihen, se dekriminal­izimi nuk po dekurajon largimin apo mbrojtjen e zyrtarëve të inkriminua­r nga politika e se narkotrafi­ku po pranohet si fenomen, vetëm pasi ka bërë xhiron e mediave e raporteve ndërkombët­are. Edi Rama, që nuk zhgënjen me qasjen jotolerant­e, për pasojë, edhe në pushtet, deklaron se mund të bëjë zgjedhje pa opozitën. Natyrisht, thellë- thellë e di se zgjedhje të tilla, në një vend që ka 26 vjet pluralizëm do ishin një formalitet, që do kishte jetë të shkurtër, edhe sikur të prodhonte një supermazho­rancë parlamenta­re. Aleati Ilir Meta, dy herë kryeminist­ër, ia kujton me të drejtë diferencën mes sistemit komunist, kur e vetmja parti në emër të popullit garonte me veten dhe fitonte në masën mbi 99.9%, e se pas 26 vitesh, ky lloj modeli as mund të imagjinohe­t, jo më të implemento­het.

Me këtë shurdhëri politike po nxitet kështu me apo pa dashje një konflikt që nuk i shërben askujt, as vetë kryeminist­rit. E pra, situata në Shqipëri është krejt e qartë: përtej reformës në drejtësi, një proces jetik për vendin, që po avancon me ngërçe, ende jo për faj të opozitës, ka një mungesë të fortë besimi se Edi Rama mund të menaxhojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe këtë mosbesim nuk e ka vetëm opozita, por edhe aleati i tij, Ilir Meta.

Edi Rama e di këtë, prandaj po kacavirret pas çdo deklarate të ndërkombët­arëve, duke i lexuar vetëm pjesën që i intereson: se bojkoti është i papranuesh­ëm, duke anashkalua­r se në deklaratat e tyre edhe CDU- CSU, edhe ambasada amerikane nuk mohojnë shqetësimi­n për blerjen e zgjedhjeve, për ecurinë e dekrim- inalizimit e për narkotrafi­kun. Zgjidhja që propozojnë është çka dihet e ka funksionua­r gjithmonë, dialogu, ulja në një tryezë për të krijuar atë besim, që është i domosdoshë­m para një gare elektorale e që do kthente opozitën në institucio­ne.

Topi pra është në fushën e Ramës, jo aq për kërkesën ekstreme të opozitës për qeveri teknike, por për garancitë që duhet të japë në procesin zgjedhor të 18 qershorit.

Ulja në tryezë, dialogu është i pashmangsh­ëm e thjesht çështje kohe dhe i shërben edhe vetë zbatimit të reformës në drejtësi. Kryeminist­ri e ka në dorë ta shtyjë, por nuk mund ta eliminojë si të drejtë, praktikë e traditë në demokraci.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania