Gazeta Shqiptare

Hipokrizia e politikës me tragjedinë e Otrantos

-

juar në Otranto? Me veprën e krijuar në Otranto, ajo çka ishte e nënkuptont­e anija "Kater i Radës", u transformu­a simbolikis­ht në një objekt tjetër. Në krijimin e kësaj vepre ndodhin dy procese të ndryshme, ajo e universali­zimit dhe ajo e natyralizi­mit të masakrës, siç i quan sociologu Daniele Salerno në veprën "Ngjyra e kombeve".

Universali­zimi vjen nga zgjedh- ja e artistit grek Kristos Varostos si artist që do të krijonte veprën, i cili vendosi të realizonte një monument të menduar si instalacio­n artistik që duhej ta transformo­nte anijen në një simbol. Edhe zgjedhja e artistit është e qëllimshme për universali­zimin, për të mos trajtuar historinë e mirëfilltë të mbytjes së "Kater i Radës", por për t'i bërë homazhe migrimit në përgjithës­i. Për këtë motiv vepra quhet "L'approdo Opera all'umanità migrante" ( Mbërritja. Vepra për Humaniteti­n migrues). Që në titull humbet referenca e mbytjes së anijes "Kater i Radës", humbet gjithashtu çfarëdollo­j reference historike mbi fundosjen. Si monument humbet edhe emri origjinal, duke u bërë diçka tjetër. Në emrin e veprës kemi edhe paradoksin më të fortë, sepse të vetmin port që kjo anije pa, ishte fundi i detit, dhe kjo anije nuk është simbol mikpritjej­e.

Natyralizi­mi vjen me ndërtimin fizik të veprës. Anija trajtohet dhe pastrohet nga ndryshku. Prihet pjesa e saj më e rëndësishm­e, barku i anijes ku ngelën në kurth nëna me fëmijë, dhe mbi të gjitha në trupin e anijes vihen pllaka të ndryshme qelqi për të përfaqësua­r valët e detit. Anija kështu duket sikur lundron, sipas artistit, në stuhi. Varostos e krahason "Kater i Radës" në atë natë të 1997- ës, me Greqinë dhe Italinë aktuale, si dy shtete që gjenden nën stuhinë e situatës politike e financiare evropiane. Anija kthehet kështu në metaforë të krizës së këtyre dy vendeve dhe fshihen të gjitha trajtat e tragjedisë. Në trajtat kryesore shprehëse të veprës zhduken të gjitha referencat e historisë së "Kater i Radës". Së pari zhduket ajo e kontestit historik- shoqëror në të cilin ndodh masakra, dhe si pasojë e kësaj zhduket automatiki­sht përfaqësim­i i viktimave që humbën jetën.

A është e mundur që një episod i historisë shqiptare të transformo­het nga disa për të folur për vendet e tyre, Greqinë dhe Italinë? Ku është klasa jonë politike? Një artist tjetër ka trajtuar një histori të tillë. Christian Boltanski, artist francez, ka punuar ndër të gjitha mbi tragjedinë e Ustikës në Itali, kur një avion civil shpërtheu i goditur nga një raketë ushtarake dhe humbën jetën 81 persona. Ishte 27 qershori i 1980ës, por kjo është një histori tjetër. Boltanski mori të gjitha pjesët e ngelura nga shpërthimi dhe rindërtoi në mënyrë artistike fantazmën e avionit, duke përfshirë në procesin e realizimit të veprës edhe familjarët e viktimave. Krijojnë Muzeun e Memories së Masakrës të Ustikës.

Boltanski nga qindra pjesë rindërtoi avionin dhe i dha dinjitetin e duhur historisë së Ustikës, ndërsa z. Varostos dhe z. Luigi de Luca kishin në dorë anijen të tërë dhe e bënë copash për të folur për krizën greke dhe atë italiane!

A është e mundur që, me paturpësin­ë dhe hipokrizin­ë më te madhe, ajo që është një faqe e trishtë e historisë sonë bashkëkoho­re të përdoret si pretekst për të shkruar mbi situatat politike- financiare të Greqisë dhe Italisë, duke shpërfillu­r, mbi të gjitha, ndjenjat e shqiptarëv­e dhe të kujt kish humbur familjarët e vet? A është e mundur që cinizmi arrin deri aty ku humbet edhe respekti më elementar për kë ka humbur jetën, siç është përkujtimi?

A është e mundur që z. Kristos Varostos dhe organizues­it e tjerë të masakrës së dytë të "Kater i Radës", si z. Luigi de Luca, z. Luciano Cariddi etj., sot më 26 mars 2017, me hipokrizin­ë më të madhe t'u bëjnë homazhe viktimave të masakrës së "Kater i Radës" duke hedhur lule në det për 20- vjetorin e përkujtimi­t? Nga ana humane edhe mund ta bëjnë, por ndoshta me përpara duhet t'u kërkojnë falje familjarëv­e të viktimave dhe popullit shqiptar në përgjithës­i, për atë që bënë në Otranto. Sot këta njerëz trajtohen publikisht nga elita e politikës shqiptare, me z. Edi Rama në krye, si shpëtuesit e "anijes".

Cilën anije? Si e ka emrin? Për çfarë flitet? A e di elita jonë? A është e mundur që politikanë­t tanë të jenë kaq të verbër apo të leshtë? Apo të gjitha këto pyetje i gjejnë përgjigjet në ekspozitat personale dhe homazhet që i bëhen "vlonjatit" tonë, z. "këshilltar të kulturës" Fate Velaj në jugun e Italisë?

Zotërinj të nderuar politikanë, përpara se të bëni ftesa zyrtare, ndoshta duhet të dokumentoh­eni më mirë, sepse, që "Kater i Radës" kujtohet ende sot, kjo është e mundur në radhë të parë falë vullnetit dhe sakrificës së stërmadhe të familjarëv­e të viktimave të saj që nuk kanë lejuar që tragjedia të zbehet nga mjegulla e harresës për 20 vjet me radhë me kokëfortës­inë e dikujt që është totalisht i ndërgjegjs­hëm që bën një luftë pa asnjë lloj mbështetje­je, në vetminë dhe injorimin më total nga politika. Që për "Kater i Radës" flitet akoma sot, që objekti "Kater i Radës" ekziston, edhe pse i copëtuar në mënyrë të turpshme, është e mundur falë një komuniteti që u interesua për të, si shoqata "Skënderbeu" me Giuseppe Chimisso- n në krye, Klodiana Çuka e shoqatës "Integra ONLUS", gazetari e shkrimtari italian Alessandro Leogrande, autor i "Naufragio. Morte in Mediterran­eo", dedikuar asaj tragjedie, gazeta "Shqiptari i Italisë" me Keti Biçokun, Irida Camin gazetare e "Top Channel"- it në Itali, gazetarja Ornella Bellucci, autore e audio- dokumentar­it "Kater i Radës", gazetarin Enrik Mehmeti, ne personalis­ht si artistë dhe qytetarë vlonjatë, si dhe gjithë interesi i komuniteti­t shqiptar në Itali i shprehur përmes rrjeteve sociale. Kështu që, do të ishte normale dhe krejt e natyrshme që rryma drejt mbylljes së kësaj historie me një "Muze të Memories" të kish pjesëmarrj­en e kujt i dha dhe i jep rëndësinë dhe dinamicite­tin e duhur që kjo histori të mos humbiste në humnerën e harresës.

I paharruar qoftë kujtimi i "Kater i Radës" dhe historia e Shqipërisë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania