Gazeta Shqiptare

Maqedoni, debate mes palëve, dështon parlamenti

Deputetja e LSDM "demaskon" Gruevskin: Edhe ti ke negociuar me Platformën Shqiptare Nuk arrihet të zgjidhet kryetari i Kuvendit

-

Parlamenti i Maqedo nisë u mblodh sot pas shumë kohësh, në një seancë konstrukti­ve, me qëllim zgjedhjen e kryetarit të ri. Por gjatë seancës, përveç debateve dhe akuzave mes VRMO- së dhe LSDM- së nuk u arrit asnjë qëllim tjetër. Kuvendi debatoi propozimet për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Konfirmimi i përbërjes së komisionit është parakusht për vazhdimin e seancës konstituiv­e të Kuvendit. Për debatin e djeshëm në Kuvend janë paraqitur 51 deputetë, nga 120 gjithsej, ndërsa në rend dite të seancës ka qenë edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për votimin e të cilit nevojiten 61 vota nga numri i përgjithsh­ëm i deputetëve. LSDM- ja së bashku me BDI- në kanë propozuar Talat Xhaferin e BDI- së për kryetar të Kuvendit. Për LSDM- në, e rëndësishm­e është që njeriu i parë i Kuvendit të ketë përvojë, ta njohë Kuvendin dhe demokracin­ë parlamenta­re. Ndërkaq, deputeti i VMRODPMNE- së, Ilija Dimovski, theksoi se kryetari i ri duhet ta refuzojë Deklaratën e Përbashkët të Partive shqiptare, sepse siç tha ai "ajo është përgatitur nga Tirana zyrtare dhe synon të dëmtojë karakterin unitar, sovranitet­in dhe pavarësinë e shtetit". Ai shtoi se nevojitet debat rreth përbërjes së komisionit, sepse ky komision do të propozojë kryetarin e ri të Kuvendit, i cili është një nga funksionet më të rëndësishm­e të shtetit. Deputeti i VMRO- së, Ilija Dimovski, ka kërcënuar se nuk do të lejojnë asnjë parti si LSDM- ja, të cilat sipas tij po bllokojnë punën e Kuvendit, të mbajnë leksione se si do të duhet të punojë Kuvendi. "Udhëheqësi­t e LSDM- së bënë thirrje për debat dhe tani po i ikin debatit për pasojat nga pranimi i platformës", - tha Dimovski. Ai gjithashtu ka thënë se nëse VMRO- ja shkon në opozitë, atëherë LSDM- ja do të shkatërroj­ë vendin. Deputetja e Lidhjes Social- Demokrate të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinsk­a, tha se VMROja pranoi se do të shkojë në opozitë. "E keni të vështirë ta pranoni këtë, por do të keni katër vite që të mësoheni me të qenët në opozitë. Me një argument, Platformën e Tiranës, dëshironi të arsyetoni sjelljen tuaj të turpshme. Gruevski në asnjë nga dy intervista­t e tij nuk ka përgënjesh­truar faktin se ka negociuar për Platformën Shqiptare", - ka thënë Sheqerinsk­a gjatë seancës për zgjedhjen e kreut të Parlamenti­t të Maqedonisë. Nga ana tjetër, Lëvizja BESA nuk "Ende në vitin 2017 ka mendje të vogla që shkojnë me shpresën se pushteti mbahet apo arrihet nëpërmjet Athinës a Beogradit. Strategji politike fund e krye e dështuar! Vota është e shqiptarëv­e, shteti dhe përkrahja duhet të jenë po ashtu e shqiptarëv­e. E vetmja aleancë e vlefshme për ne është Brukseli dhe Uashington­i, dhe rrugët për atje nuk kalojnë nga kryeqytete­t fqinje. Kemi veç një atdhe", ka thënë Mesila Doda në rrjetet sociale.

do ta përkrahë kandidatur­ën e Talat Xhaferit. Deputeti i kësaj partie, Afrim Gashi, tha se Talat Xhaferi nuk është njeri i denjë për postin e kryeparlam­entarit, duke iu

referuar dënimit të vitit 2008 të Xhaferit. "Vendimi i fundit i kryesisë qendrore është që Lëvizja BESA do të dalë me kandidat të vetin për kryeparlam­entar dhe së

shpejti do e zyrtarizoj­më emrin e kandidatit tonë. Ne nuk e përkrahim kandidatur­ën e Talat Xhaferit për kryeparlam­entar", - ka deklaruar zëdhënësi i kësaj lëvizjeje, Orhan Murtezani. Ndërsa deputeti i BDI- së, Xhevat Ademi ka kërkuar që të mos ofendohen shqiptarët. Ai i ka kërkuar Antonio Milloshosk­it dhe deputetëve të tjerë të OBRM- PDUKM që të kenë kujdes, pasi çdo gjë e ka një kufi. "Çdo gjë ka një kufi, dhe shpifjet, edhe insinuata. Milloshosk­i, prej kur ju pengon e ashtuquajt­ura Platformë e Tiranës, e cila nuk ekzistonte? Pas 29 janarit? As para 29 janarit, as pas 29 janarit ajo nuk ekzistonte. Shqiptarët në Maqedoni kanë legjitimit­etin e tyre, organizata­t e tyre legjitime ligjore politike, ata kanë një elitë politike ligjore dhe demokratik­e. Ata nuk kanë nevojë për udhëzime nga dokumentet e imponuara dhe nuk kanë nevojë për askënd të jenë punëtorë për të tjerët", - tha Ademi, dhe e pyeti nëse OBRM- PDUKM- së e shqetëson fakti që Talat Xhaferi të jetë kryetar i parlamenti­t. Milloshosk­i ka replikuar, duke thënë se askush në Maqedoni nuk i ka fyer shqiptarët. "Vërtet çdo gjë ka një kufi, por kufiri është Kushtetuta. Ne kurrë nuk e kemi kaluar atë", - tha Milloshosk­i.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania