Gazeta Shqiptare

Zyrtari i OKB- së: Lufta e Tretë Botërore ka filluar

Vetëm një vit më parë humbën jetën 54 mln njerëz

-

Tensionet

e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Rusinë, konflikti i Turqisë me Bashkimin Europian, Britania që "braktis" Bllokun, Franca dhe Belgjika të terrorizua­ra nga ISISi, kriza në Ballkan; është kjo panorama e asaj që po ndodh sot në botë. Situata është e frikshme, ndërsa pritet që një luftë të shpërthejë nga momenti në moment. Megjithatë, për Zhan Cigler, lufta ka nisur prej kohësh dhe tashmë është vetëm vazhdimi i saj. Këshilltar­i i Këshillit për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zhan Cigler vlerësoi në një intervistë për gazetën vjeneze "Kurir" se Lufta e Tretë Botërore është në vijim. Ai tha se 54 milionë njerëz vitin e kaluar janë vrarë në luftë, kanë vdekur nga uria, uji i ndotur, ose nga epidemitë e fituara. Ai thekson se jetojmë nën diktaturë botërore të kapitalit financiar global. "Oligarkët e 500 kompanive më të mëdha kontrolloj­në 52,8 për qind nga Prodhimi Vendor Bruto botëror. Kjo është një fuqi të cilën nuk e ka asnjë mbret, perandor apo papë. Koncernet nuk janë nën kontroll shtetëror dhe vijojnë vetëm një strategji: maksimaliz­im të profitit. Ndërsa sot në SHBA miliarderë­t janë drejtpërdr­ejt në pushtet", - thotë Cigler. Ai tha se, krahas progresit parcial në uljen e viktimave të varfërisë edhe më tej prej 7.3 miliardësh, 1 miliard njerëz në mënyrë perma- nente i janë ekspozuar urisë, që është pasojë e "rendit botëror kanibal". Lidhur me Donald Trump dhe paralajmër­imet e tij për uljen e pjesëmarrj­es në organizata­t ndërkombët­are, Cigler paralajmër­oi se SHBA- ja është kontribuue­si më i madh në KB, me 26 për qind nga buxheti i përgjithsh­ëm, gjegjësish­t te Senatori amerikan dhe kryesuesi i komitetit të Senatit për forcat e armatosura, John Mccain, ka shprehur shqetësimi­n e tij për situatën në Ballkan. Gjatë fjalës së tij në forumin e Brukselit, John Mccain tha se "unë jam shumë i shqetësuar për potenciali­n për konfrontim­e në Ballkan", ndërsa kërkon nga BE- ja të parandaloj­ë disa nga këto kërcënime të krizës.

misionet paqësore marrin pjesë me sigurimin e 60 për qind të mjeteve. "Nëse Trump e ul pjesëmarrj­en financiare, KB- ja do të paralizohe­t", - tha Cigler. E në fakt, këshilltar­i i Kombeve të Bashkuara nuk është i vetmi që ka ngritur zërin për situatën e krijuar në botë. Të tjerë analistë kanë vënë theksin te fakti se lufta

në Siri dhe terrorizmi po financohet pikërisht nga ata që në sipërfaqe thonë se po e luftojnë atë. Kjo temë është diskutuar edhe një vit më parë, ku anëtarë të Bashkimit Europian ranë dakord se e vetmja mënyrë për të shkatërrua­r ISIS- in ishte nëpërmjet parave dhe evidentimi­t të financuesv­e të tyre.

 ??  ?? Zhan Cigler
Zhan Cigler
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania