Gazeta Shqiptare

De Biazi: Xhaka? Kush nuk do të rrijë, e ka derën e hapur

Kundër Bosnjës, italiani do të provojë elementë të rinj me objektiv ndeshjen ndaj Izraelit Trajneri ul tonet, por jo qëndrimin e tij

-

Me tone më të zbutu ra dhe duke synu ar të shuante zhurmën para ndeshjes kundër Bosnje Hercegovin­ës. Drejtuesi i stolit kuqezi nuk zgjodhi t'i kundërpërg­jigjej me një gjuhë të ashpër mesfushori­t, duke ritheksuar pothuajse ato çfarë tha menjëherë pas kthimit nga Italia. Sipas De Biasit, zgjedhja e Xhakës ishte për t'u larguar nga Kombëtarja dhe ai e respekton. "Trajneri është 60 vjeç, ndërsa Xhaka 26 dhe trajneri kujdeset për lojtarët e tij, ndoshta ata jo për veten e tyre. Ka rregulla për të qëndruar në grup, i pari është të respektosh shokët dhe vendimet e trajnerit. Nëse dikujt i duket vetja më i mirë, mjafton ta tregojë në fushë. Unë ua kam dhënë mundësinë të gjithëve, por nëse mendon se duhet të luajë gjithmonë, kjo është një çështje tjetër që nuk më takon. Kombëtarja ka një president dhe një trajner që thërret lojtarët, por jo të 23 mund të luajnë dhe unë duhet të kujdesem për të gjithë. Nëse dikush vetëpërjas­htohet, atëherë nuk është puna ime, unë jam më- suar të përballem me vështirësi­të. Nëse paraqitesh mirë te skuadra ku luan nuk do të thotë domosdoshm­ërish se do të luash me përfaqësue­sen".

Për të vërtetuar këtë teori, De Biasi mori shembullin e dyshes Ajeti- Veseli, që sipas tij nuk aktivizohe­n rregullish­t me klubet e tyre, por në Palermo bënë një paraqitje pozitive dhe kjo tregon se ata janë e ardhmja e Kombëtares. Në vijim ai u kujdes që të vinte theksin edhe një herë në vendimet që sipas trajnerit, janë ekskluzivi­tet vetëm i tij dhe ata që nuk i respektojn­ë, mund të zgjedhin një rrugë tjetër. "Jam pjesë e futbollit prej shumë kohësh. Jam një njeri që e kam mbajtur fjalën edhe në momentet më pak të mira. Kam një marrëdhëni­e të veçantë me lojtarët e mi dhe nuk jam i influencua­r nga thashethem­et që qarkullojn­ë shpesh. Zgjedhjet i bëj unë, nëse dikush nuk është dakord, është i lirë të largohet. Këtu nuk mungon disiplina, madje është e kundërta. Këtu po flasim për lojtarë që kanë shumë dëshirë të japin kontributi­n e tyre, nëse nuk dëshirojnë mund të largohen, është zgjedhja e tyre". Sfida e radhës ndaj Bosnje Hercegovin­ës do t'i shërbejë drejtuesit të stolit kuqezi për të marrë sa më shumë përgjigje nga grupi pak muaj përpara duelit me Izraelin. "Do të përpiqemi të arrijmë një rezultat pozitiv, por do të kërkojmë të integrojmë edhe elementë të rinj. Kjo ndeshje për ne është një test, sepse përballë kemi një skuadër shumë të fortë, ndaj së cilës duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Jam i fokusuar që tani për sfidën e qershorit në Izrael dhe kjo ndeshje do të na shërbejë shumë për atë përballje". Në fund, De Biasi ritheksoi edhe një herë se është presidenti i federatës, Armand Duka, ai që duhet të hedhë hapin e parë për çështjen e kontratës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania