Gazeta Shqiptare

Një muaj para infarktit në zemër trupi ju paralajmër­on

-

Gjatë viteve të fun dit, sulmi në zemër është bërë aq i zakonshëm, saqë është gati për të hyrë i pari në listën e shkaktarëv­e më të mëdhenj të vdekjes. Por, nëse nuk e keni ditur, sulmi në zemër mund të parandaloh­et nëse i dini simptomat e tij.

SHKURTIMI I FRYMËMARRJ­ES

Nëse mushkëritë nuk marrin aq oksigjen sa duhet, atëherë as zemra juaj nuk do të marrë gjakun e nevojshëm që i duhet. Kjo do të thotë se këto dy sisteme janë të lidhura dhe nëse nuk e keni njërën s’do ta keni as tjetrën. Në rast se përjetoni probleme me frymëmarrj­en, është mirë që të shkoni menjëherë te doktori, pasi mund të nënkuptojë se jeni afër një sulmi në zemër.

PRESIONI NË GJOKS

Presioni në gjoks është një shenjë e qartë dhe më e dukshmja nga të gjitha se një sulm në zemër mund të ndodhë në të ardhmen e afërt. Herën tjetër që ndjeni presion në gjoks, shkoni te mjeku.

LODHJA

Lodhja është një tjetër shenjë e cila tregon se mund të keni sulm në zemër. Kur arteriet ngushtohen, ato nuk lejojnë që gjaku të qarkullojë siç duhet – që nënkupton se muskujt nuk marrin atë për çfarë kanë nevojë, dhe për këtë arsye ndiheni të lodhur. Kështu që, kini kujdes nëse filloni të përjetoni lodhje pa arsye dhe shkoni te mjeku.

HIRRA, ELIKSIRI I SHËNDETIT, UL PRESIONIN DHE KOLESTEROL­IN

E pasur me proteina, vitamina dhe minerale, të domosdoshm­e në dietën e sportistëv­e të elitës, por edhe në dietat e detoksifik­imit, hirra është një eliksir i vërtetë i shëndetit e në të njëjtën kohë forcon kockat dhe pastron trupin nga toksinat. Kjo pije natyrore, që fitohet nga bërja e djathit, përmban natrium, kalium, fosfor, magnez, zink, bakër, kobalt, mangan, molibden, si dhe shumëllojs­hmëri vitaminash ( sidomos B2 dhe B12), proteina dhe të gjitha aminoacide­t esenciale të nevojshme për organizmin. Hulumtimi i kryer në Universite­tin e Uashington­it ka gjetur se konsumi i rregullt i kësaj pijeje ul presionin e gjakut te njerëzit që vuajnë nga hipertensi­oni, duke minimizuar rrezikun e sëmundjeve kardiovask­ulare. Proteinat e hirrës janë shumë efektive tek oreksi i reduktuar, sidomos te të moshuarit. Në të njëjtën kohë, organizmin e pastron nga kolesterol­i, siguron energji, nxit imunitetin. Gjithashtu ka aftësinë për të parandalua­r osteoporoz­ën te të moshuarit. Përveç kësaj, ndihmon në rigjenerim­in e mëlçisë, është ushqim i shkëlqyer për foshnjat dhe prandaj mund të përdoret gjithashtu në vend të ujit. Hirra është gjithashtu e rëndësishm­e në ushqimin e grave shtatzëna, sepse tek ato ka nevojë për proteina për një të tretën më shumë. Proteinat që gjenden në këtë pije jashtëzako­nisht të dobishme janë specifike në atë që përpunohen direkt në indet e muskujve, duke mundësuar shërim të shpejtë të muskujve pas trajnimit të atletëve, ndërsa të gjitha proteinat e tjera janë të përpunuara nga ana e mëlçisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania