Gazeta Shqiptare

Lekë Frroku: Sulmi ndaj Visarit, i ulët, Nishani e Bode mbanin në foto Enverin

- Agron Tufa

Tek zyrat e Institutit të Stu dimeve të Krimeve dhe Pa sojave të Komunizmit ( ISKK) u paraqit ish- i dënuari politik, Lekë Frroku. Më parë kishim bërë një bisedë të gjatë e të filmuar me të, rreth kalvarit të tij e të familjes së tij nëpër burgjet e komunizmit. Por sot Lekë Frroku kishte ardhur i shqetësuar rreth akuzave e shpifjeve të fundit që iu bënë bashkëvuaj­tësit të tij nga presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani. Lekë Frroku është shumë i brengosur për këtë padrejtësi dhe sulm të ulët ndaj bashkëvuaj­tësit të tij, poetit Visar Zhiti, me të cilin, për 6 vjet rresht kanë ndarë hapësirën e ngushtë të një dhome në burgun famëkeq të Qafë Barit. Ai kërkon të dëgjohet edhe e vërteta e tij, se si e ka njohur ai Visar Zhitin. Për më tepër, ai është i çmeritur nga shpifja ndaj Zhitit, pasi sipas tij, vitet për të cilat akuzohet se ka qenë spiun i administra­tës në Spaç nuk përkojnë ( 19821983), nga se gjatë këtyre viteve Visar Zhiti e ka kaluar dënimin bashkë më të në kamp- burgun e Qafë Barit. Ne bëmë bisedën e mëposhtme me z. Lekë Frroku.

- Zotni Lekë, si e keni njohur bashkëvuaj­tësin tuaj, poetin Visar Zhiti?

Visarin e njoh që nga shkurt viti 1982. Më ka gjetur aty, dy muaj pasi kisha ardhur në Qafë Bari. Kam fjetur me Visarin në një dhomë për 6 vjet pa ndërprerje. Visari ka punuar gjithnjë si vagonist, kurse unë kam punuar minator. Për gjithë këto vite, nuk ka ardhur as- njëherë tellalli për ta thirrur të dilte tek porta. Zakonisht kur thirreshin, që dikush të dilte te porta, thirreshin o për spiunime, o për shkak të ndonjë faji, pas të cilit i thirruri nuk kthehej sepse përfundont­e në birucë. Nëse kthehej, atëherë kuptohej se ai ishte informator. Ne i njihnim dhe në konfidencë ia tregonim njëri- tjetrit spiunët, me qëllim që të kishim kujdes prej tyre. Për shembull, dihej gjerësisht midis nesh se Vladimir Prifti ( jo aktori), Ylli Molla, Xhemal Neza etj., thirreshin rregullish­t nga komanda dhe dihej se për çfarë. Por, kurrsesi Visari! Asnjëherë! Gjatë këtyre viteve Visar Zhitin asnjëherë nuk e kanë thirrur te porta dhe për këtë jam shumë i bindur. Në ndonjë rast të vetmuar kur e kanë thirrur, nuk është kthyer, por ka përfunduar 1 muaj në birucë. Këto i them, pasi një i ish- i burgosur nga Kukësi me iniciale, përpiqet me hedhë baltë mbi Visarin. Marr shkas nga një artikull i tij, se gjoja, në vitet 19821983, Visari ka qenë Spiun në Spaç. Gënjeshtra qëndron këtu, se shpifësi me iniciale bie në kundërthën­ie flagrante, pasi siç e thashë, nga shkurti i vitit 1982 e në vazhdim, Visari nuk ka qenë në Spaç, por në Qafë Bari. Kështu që në këto vite kur pretendojn­ë se ka qenë spiun në Spaç, ndërsa ai ka qenë në Qafë Bari, tregojnë se sajesa e shpifjes bie poshtë vetvetiu.

- Për ç'arsye përdoren këto shpifje ndaj Visarit sipas jush?

Kjo mbase ka të bëjë me natyrën e polemikave që Visari e presidenti kanë shkëmbyer mes tyre, lidhur me mosdekreti­min e Zhitit si ambasador në Vatikan. Me sa duket njeriu me iniciale, duhet ta ketë pasur traditë të hershme shpifjen dhe spiunllëku­n, që nga kohët e burgut, sa ai tashmë, nuk arrin as të bëjë as llogarinë e viteve.

- Po sikur shpifësi me iniciale ta ketë fjalën për vitet para 1982, kur Visar Zhiti ka qenë në Spaç?

Nisur nga njohja ime e ngushtë me Visarin në rrethanat e burgut dhe sjellja e tij e pastër në vijimësi, nuk më japin shkas të mendoj ndryshe. Mjafton hedhja poshtë e periudhës kur akuzuesi me iniciale shpif për Visarin, që të dyshosh, se gjithçka tjetër kundër tij është e sajuar ose e porositur nga Nishani pa nishan.

- A e dëmton vallë imazhin e ish- të dënuarve politikë kjo akuzë e presidenti­t ndaj Visarit?

Akuza e Nishanit ndaj Visarit dëmton e diskretito­n vetëm spiunët dhe aspak ish- të dënuarit e ndershëm, si Visari.

- Çfarë interesi mund të ketë z. Nishani kur përbalt figurën e vuajtur të Visar Zhitit?

Në vitin 1991 unë e kam parë disa herë në televizor, jo vetëm Nishanin, por edhe Ridvan Boden, me fotografi të Enver Hoxhës. Është, ndoshta e kaluara e tyre si ish- enveristë, që nuk i lë të qetë dhe kanë një xhelozi ndaj figurave qëndrestar­e të burgjeve komuniste. Ata duan të përlyejnë gjithçka.

- Me që ra fjala, si jeni ndjerë ju më 11 prill, kur vdiq diktatori Enver Hoxha?

11 prilli i vitit 1985 ka qenë dita më e lumtur e jetës sime. Popullit shqiptar iu hoq qafe diktatori më gjakatar e më i urryer që ka parë njerëzimi. Nga gëzimi i madh e i papërmbajt­shëm që kisha, nuk u kujdesa që ta fshihja, sa rashë në sy të policisë duke festuar. Policia më arrestoi dhe nga 11 prilli deri më 11 maj më mbajti të izoluar në birucë.

- Pse nuk e dekretoi presidenti Visarin si ambasador dhe pse nuk ngurroi të dekretonte Fatmir Xhafajn, që thonë se ka qenë ishhetues në Krujë e gjetkë?

Vatikani nuk e ka refuzuar Visarin asnjëherë, por e ka refuzuar Nishani. Nishani nuk duhet ta refuzonte qoftë edhe si emër: "Visar"! Pse e dekretoi Xhafajn? Këtu ndalemi pak. Si e njoh unë Fatmir Xhafajn... Nuk përbën lajm fakti se fotografia e rinisë së Fatmir Xhafajt përkrah Enver Hoxhës tregon një lidhje të ngushtë shpirtëror­e të Xhafajt me komunizmin dhe diktatorin. Është një foto romantike, që u shpjegon shqiptarëv­e zellin dhe origjinën nga vijnë këta politikanë. Dhe të dekretosh persekutor­ët e të mos dekretosh viktimat e tyre, tregon se në cilën anë je.

- Çfarë mbani mend nga sjellja e këtyre ish- komunistëv­e me pushtet mbas daljes suaj nga burgu?

Në vitin 1990 vajza ime, Florinda, mbaroi shkollën 8- vjeçare me të gjitha notat dhjeta. Na sugjeruan të kërkonim, sipas të drejtës, një bursë për vajzën, meqë nuk kishte asnjë notë tjetër përveç 10. Meqenëse këtë të drejtë nuk na e jepnin organet vendore të partisë, iu drejtova vetë ministrit të Arsimit të asaj kohe, Skënder Gjinushit. Pas këmbëngulj­es sime të gjatë, më priti në zyrë. I tregova dëftesën dhe sa e pa, tha: "Sipas notave i takon bursa pa diskutim". Pastaj më pyeti se ku ke punuar. Unë i thashë se kam punuar minator në Spaç. Pse në Spaç, më pyeti ai. Unë i thashë se kam qenë i burgosur politik. Atëherë ulëriti: "Dil jashtë! Jashtë! Përsëri në Spaç do t'ju dërgojmë!". Bursa vajzës sime nuk iu dha. Ajo vazhdoi gjimnazin në Milot për tre muaj, deri sa u krijua Shoqata e të Burgosurve Politikë, e cila në bazë të dëftesës e dërgoi vajzën time me bursë në shkollën e gjuhëve të huaj "Asim Vokshi" në Tiranë.

- Kush kanë qenë hetuesit e tu në rrethin e Krujës? Ju kujtohen?

Marenglen Rrapi, Kristo Vangjeli, Rrapo Dhimo, Mark Pllumi dhe Thoma Jano. Më kanë bërë tortura nga më çnjerëzore, të cilat vetëm mosha e re mund t'i përballojë. Pas këtyre hetuesve, diku pas vitit 1983, nga largimi i Marenglen Rrapit në një detyrë tjetër, ka ardhur hetues në Krujë Fatmir Xhafaj. Nuk kam pasur vetë përvojë personale me të, por siç tregojnë të dënuarit pas meje, Xhafaj ka qenë një ndër torturuesi­t më mizor.

- Flitet për pastërtinë e figurave dhe për vetingun, me qëllim që në pushtet të kemi drejtues të paimplikua­r me veglat e dhunës së regjimit komunist. Pse nuk u kërkua kjo pastërti figure për Fatmir Xhafajn?

Kjo tregon se "pastërtia e figurave" dhe vetingu janë pallavra boshe, që bëhen për shou, ose për t'u hyrë në qejf emisarëve të Europës. Por në fakt janë po ata pjella e vegla të diktaturës, që kanë lyer duart me gjakun e pafajshëm të qytetarëve shqiptarë, në emër të fanatizmit enverist. Ndërsa shtresës sonë, që përbën rreth 30% të popullsisë, asnjëherë nuk i kërkoi kush të falur. Kjo është krejt e pamoralshm­e dhe përbën një provokim të rëndë për plagët tona.

 ??  ?? Në foto: Burgu i Spaçit
Në foto: Burgu i Spaçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania