Gazeta Shqiptare

Meta: Të vendoset dialogu për të garantuar standarde më 18 qershor

Kryemadhi: Nëse PD s'hyn në zgjedhje, s'ka demokraci. LSI, me 40 deputetë" Kreu i LSI- së bisedoi dje me ish- deputetin e PS, Kokëdhima "Ndëshkim zyrtarëve që nuk mbajnë nën kontroll territorin e tyre"

- Darina Tanushi

Kryetari i LSI- së, Ilir Meta deklaroi dje gjatë një trajnimi informues me të rinjtë e Fierit mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë se duhet dialog politik për të pasur zgjedhje me standarde evropiane. "Dua të nënvizoj rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut politik për të garantuar zgjedhje të standardev­e plotësisht evropiane në 18 qershor, në mënyrë që vendi çdo ditë e më shumë të hedhë një hap drejt këtyre zgjedhjeve, që duhet të jenë plotësisht të standardev­e evropiane dhe jo të kthehet në një hap drejt thellimit të një krize politike apo të një krize zgjedhore", theksoi Meta. Sipas tij, nëse ato nuk do të jenë sipas standardev­e, "kjo na largon nga Bashkimi Evropian dhe njëkohësis­ht cenon ecurinë e të gjithë reformave të tjera, që janë jetike jo vetëm për integrimin evropian, por në radhë të parë për të forcuar paqen sociale dhe stabilitet­in politik në vend, për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsion­in dhe për të siguruar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e biznesit vendës e sidomos për tërheqjen e investimev­e të huaja". Më herët kreu i Kuvendit pati një takim me kreun e lëvizjes "Zgjidhja", Koço Kokëdhima. Gjatë takimit që zgjati 45 minuta u diskutua për situatën politike, për tejkalimin e krizës politike në vend dhe për gjetjen e rrugëzgjid­hjeve pas situatës së krijuar nga protesta opozitës, që ka nisur prej 18 shkurtit dhe nga bllokimi i parlamenti­t. Temë diskutimi ishte edhe ngecja e reformës zgjedhore, ndërsa partitë po përgatiten për zgjedhjet parlamenta­re të 18 qershorit.

KRYEMADHI

Por, ndryshe nga kreu i partisë, deputetja e LSI- së, Monika Kryemadhi ishte më e prerë dhe më e ashpër dje. E ftuar në "News 24", nga Kuvendi pritet të diskutojë sot në seancë 7 ligjet e reformës në drejtësi. Rendi i ditës për sot parashikon diskutimin mbi ligjin për mbrojtjen e dëshmitarë­ve dhe bashkëpunë­torëve të drejtësisë, Kodin Penal, Kodin e Drejtësisë për të mitur, Kodi i Procedurës Civile, etj. Kodet kërkojnë 84 vota për t'u miratuar, ndërsa pritet që opozita sërish të bojkotojë. "Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Pa opozitën zgjedhjet nuk mund të bëhen. Ulja e palëve në tryezë, drejtimi i duhur. Të mos ketë polemika nga çadra apo ballkoni i pushtetit", tha dje kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së. "S'mund të ketë zgjedhje që paraprihen nga konflikti", deklaroi ai. "Këndi i ekselencës", Kryemadhi iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të bëra nga studentët. Ajo hodhi dyshimin për shtyrjen e zgjedhjeve. "E para një herë, uroj të mos shtyhen zgjedhjet se për mendimin tim nëse s'do hyjë opozita në zgjedhje, s'ke më demokraci pastaj", tha ajo. Deputetja e LSI- së tha më tej se kjo parti ka sot 20 deputetë, por mendon se në zgjedhje do t'i kalojë 40. E pyetur nëse do të dalin forcë e parë, Kryemadhi u shpreh: "Pse jo?!". Ajo u qëndroi kritikave në lidhje me reformën në arsim, kur deklaroi se reforma favorizon universite­tet private dhe oligarkët dhe nëse një maturant e çon në Gjykatën Kushtetues­e, të gjithë studentëve nuk do t'u njihet viti i parë dhe gjithashtu edhe zgjedhjet në universite­te nuk njihen. "Kur u bë reforma në arsim në Paris, studentët u çuan dhe dogjën Parisin", u shpreh deputetja e LSI- së. "Janë 3 breza të humbur nga kjo reformë. Lindita Nikolla nga ana ligjore mund të mos ketë vetë problem, por nëse ngri- Ish- ministri i Brendshëm u shpreh dje: "në 18 qershor do ketë zgjedhje, duhet të shkojmë në zgjedhje të gjithë bashkë. Bëni gabim të mendoni se qeverisja e ardhshme vendoset në korridoret e qeverisë së madhe. Politika e televizori­t del herë me sharje, herë me llum, por qeverisja e ardhshme përcaktohe­t këtu". het një student ose maturant e çon ligjin në Kushtetues­e, të gjithë studentët e vitit të parë kthehen mbrapsht, e të gjitha zgjedhjet në universite­te", shtoi ajo. E pyetur në do të rrëzojnë qeverinë, ajo iu përgjigj: " Jo. Po rrëzova unë qeverinë sot, e di çfarë ndodh? Burgjet të shqyhen dhe të hapen. Policinë e ke rrugëve. Ke opozitën në protestë, në shesh. Maqedoninë e ke në krizë, Italia shumë e dobët ekonomikis­ht. E di se ç'ndodh kur fqinjët janë të dobët? Reformën e zhbëjnë votat e brezit të ri. Nëse më voton mua, e zhbëj reformën", tha Kryemadhi, duke folur edhe për rolin e zv. ministres së LSI- së, Nora Malaj në këtë reformë. "Zv. ministrja çfarë është, një rrogëtare në institucio­n. Një karamele që ua jep partive politike. Zonja Malaj është profesioni­ste dhe e njeh sistemin e arsimit dhe ne i thoshim pse e merr ti përsipër politikish­t që t'u dalësh maturantëv­e. Thoshte e kam detyrim moral e politik", tha Kryemadhi.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje gjatë dekorimit me homologun e tij francez, Bernard Cazeneuve
Kryeminist­ri Edi Rama dje gjatë dekorimit me homologun e tij francez, Bernard Cazeneuve
 ??  ?? Kryetari i LSI- së, Ilir Meta dje gjatë një trajnimi informues me të rinjtë e Fierit
Kryetari i LSI- së, Ilir Meta dje gjatë një trajnimi informues me të rinjtë e Fierit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania