Gazeta Shqiptare

Ylli Manjani

Plani antikanabi­s, Peleshi: Ndërhyrje nga shërbimet inteligjen­te e ushtria

-

Qeveria

miratoi dje në mbledhjen e përjavshme të saj, Planin Kombëtar Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit për 2017- 2020. Zv. kryeminist­ri Niko Peleshi paralajmër­oi ndëshkime ndaj zyrtarëve që do të neglizhojn­ë detyrimet. "Theksi kryesor i Planit Kombëtar kundër Kanabisit është përpjekja e përbashkët ndërinstit­ucionale për goditjen e gjithanshm­e, frontale që ka për qëllim identifiki­min, zbulimin dhe shkatërrim­in e grupeve dhe rrjeteve kriminale që janë aktive në fushën e kultivimit dhe të trafikimit të kanabisit", tha Peleshi. Sipas planit, duke filluar nga ky vit, Policia e Shtetit, organet ligjzbatue­se dhe të gjitha institucio­net e tjera që kanë lidhje do të angazhohen në një operacion të gjerë dhe të kombinuar, që do të sigurojë identifiki­min e hershëm dhe goditjen që në gjenezë të përpjekjev­e për kultivim apo trafikim. Në shërbim të këtij operacioni, në përbërje të Task Forcës Qendrore dhe Task Forcave Lokale, do të jenë kapacitete­t e Policisë së Shtetit, të shërbimeve inteligjen­te, të ushtrisë, të bujqësisë, të mjedisit, të shëndetësi­së, ato të pushtetit vendor, partnerët ndërkombët­arë etj. "Plani parashikon masa serioze ndaj të gjithë zyrtarëve të nivelit qendror dhe lokal, të cilët nuk arrijnë të mbajnë Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagoi i pari pas lajmit të dhënë nga Peleshi. "E përshëndes zv. kryeminist­rin që pranoi sugjerimin tim për futjen e ushtrisë në luftën anti- kanabis. Zoti Peleshi është i vetmi që dëgjon!", tha Manjani.

në administri­m e kontroll efektiv territorin për të cilin janë përgjegjës. Po ashtu, një proces vlerësimi dhe vetingu ndaj zyrtarëve me përgjegjës­i në këtë fushë do të shoqërojë procesin e zbatimit të planit. Identifiki­mi dhe sekuestrim­i i aseteve të krijuara nga veprimtari­të kriminale është një kriter i rëndësishë­m për të matur shkallën e suksesit në përballjen me fenomenin e kanabisit", shtoi zv. kryeminist­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania