Gazeta Shqiptare

Franca nderon Ramën me titullin "Komandat i Legjionit të Nderit"

Presidenti Hollande, dekoratë surprizë: Kryeminist­ër i madh shqiptar e artist i madh francez Edi Rama, i pari kryeminist­ër shqiptar që merr këtë medalje që në vitet ' 30

-

Kryeminist­ri Edi Rama u nderua dje nga presidenti francez, Fransua Hollande me dekoratën e lartë të "Komandanti­t të Urdhrit të Legjionit të Nderit". Ky dekorim krejt surprizë u krye jashtë kushteve normale të reciprocit­etit, gjë shumë e rrallë në protokolli­n e Presidencë­s Franceze, që në rastin e figurave shtetërore akordohet vetëm si njohje meritash të veçanta. Pikërisht për meritat e posaçme në forcimin e marrëdhëni­eve franko- shqiptare dhe politikën rajonale të Edi Ramës, si edhe për një inkurajim personal për kryeminist­rin shqiptar në dinamikën euro- integruese të Shqipërisë e në drejtimin e duhur të nisur 4 vite më parë, Presidenti i Francës ka vendosur t'i akordojë shefit të ekzekutivi­t shqiptar titullin e lartë. Kryeminist­ri Edi Rama mban tashmë të njëjtën gradë sipërore në "Legjionin e Nderit" si shkrimtari Ismail Kadare. Edi Rama është i pari kryeminist­ër shqiptar që nderohet me këtë dekoratë që nga vitet ' 30 dhe i vetmi që dekorohet jashtë kushteve të reciprocit­etit, me iniciativë të vetë Presidenti­t francez. E njëjta praktikë jo reciprocit­eti u ndoq para pak muajsh edhe për Sekretarin e Shtetit, John Kerry, të cilit iu akordua i njëjti titull i lartë nga Presidenti i Republikës së Francës. Dekorata e lartë iu dorëzua kryeminist­rit Rama gjatë një ceremonie nga homologu i tij francez, Bernard Cazeneuve. "Presidenti Hollande është në një vizitë zyrtare në Indonezi, por pak më parë pata një bisedë telefonike me të dhe me tha t'ju transmetoj se është një krenari e madhe

për të që të dekorojë sot një kryeminist­ër të madh shqiptar dhe një artist të madh francez", tha dje kryeminist­ri francez. Në fjalën që mbajti gjatë ceremonisë, kryeminist­ri Cazeneuve u shpreh ndër të tjera: "Çdokujt këtu i kujtohet prania juaj, gjatë manifestim­it të 11 janarit

2015, në krah të popullit francez, duke valëvitur, në homazh të karikaturi­stëve të vrarë disa ditë më parë të ' Charlie Hebdo"- së, lapsat tuaj me ngjyrën blu, të bardhë e të kuqe. Përmes këtij simboli, ju shprehnit si prirjen tuaj të dyfishtë prej artisti dhe politikani të an- gazhuar, ashtu edhe marrëdhëni­en vetjake që ju lidh me vendin, me gjuhën dhe me kulturën tone". Duke e cilësuar një mik të Francës, kryeminist­ri tha për Ramën se, "edhe Franca ju është mirënjohës­e për rolin aktiv që ju luani në favor të paqes dhe bashkëpuni­mit në rajonin e Ballkanit. Ju jeni i pari shef i Qeverisë shqiptare që e keni angazhuar me kurajë vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë dhe sidomos ia keni dalë, në marrëveshj­e me homologun tuaj serb, të ngrini një Zyrë Rajonale të Rinisë që bashkon gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Dëshiroj t'ju përgëzoj për këtë nismë të bukur, themeluar mbi modelin e Zyrës franko- gjermane të Rinisë, që kishin krijuar në kohën e tyre Gjenerali De Gaulle dhe Kancelari Adenauer", tha kryeminist­ri francez. "Duke ju pranuar sot në gjirin e ' Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit', Republika i bën kësisoj homazh një burri shteti, një miku të madh të Francës dhe një europiani të bindur, që punon në mënyrë të palodhur për t'i dhënë Shqipërisë vendin që i takon në gjirin e Europës, ashtu siç edhe ne e dëshirojmë, të fortë, të begatë dhe paqësore", u shpreh Cazeneuve. Ndërsa kryeminist­ri Rama, i cili siç tha, e ka marrë veten me vështirësi nga kjo surprizë u shpreh: "Ju falënderoj me gjithë zemër juve dhe gjithashtu edhe zotin President. Nuk e di nëse e meritoj, por është pa dyshim një nder i jashtëzako­nshëm për dikë që mbërriti në Francë si një artist, i cili nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të mbërrinte në sallonet e Francës së politikanë­ve dhe njerëzve të shquar. Dhe marrja e kësaj medaljeje është vërtet një ëndërr. Një ëndërr, në fakt, që ende nuk e kisha parë".

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje gjatë dekorimit me titullin e lartë të Francës "Komandanti­t të Urdhrit të Legjionit të Nderit"
Kryeminist­ri Edi Rama dje gjatë dekorimit me titullin e lartë të Francës "Komandanti­t të Urdhrit të Legjionit të Nderit"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania