Gazeta Shqiptare

Zv. sekretari amerikan: Shqipëria të mbajë zgjedhjet në 18 qershor

Zyrtari i lartë i SHBA: Opozita e qeveria të ulen në dialog

-

sekre tari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po zhvillon një vizitë në Prishtinë foli dje edhe për zgjedhjet në Shqipëri. Gjatë një interviste Radio Televizion­in e Kosovës, zyrtari i lartë amerikan deklaroi: "Shqipëria duhet që t'i mbajë zgjedhjet e saj në kohën e duhur, më 18 qershor". Zv. ndihmës sekretari amerikan i Shtetit ka nxitur opozitën dhe të gjitha partitë e tjera që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos i bllokojnë ato. "Dhe nëse ka probleme, ne mendojmë se opozita dhe qeveria duhet të ulen në dialog dhe t'i zgjidhin, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Kur të vijë koha dhe për këtë ka datë sipas ligjit se kur duhet të mbahen zgjedhjet, ne shpresojmë se edhe në Kosovë zgjedh- jet do të mbahen në mënyrë të lirë dhe të drejtë, jo si shteg i ikjes dhe jo si mënyrë për t'i ikur përgjegjës­isë", vijoi Yee. Pak ditë më parë, ambasada amerikane në Tiranë pati një reagim në lidhje me deklaratat e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili pas kthimit nga SHBA deklaroi se kishte marrë mbështetje­n e ekipit zyrtar të presidenti­t Trump. Sipas ambasadës, SHBA nuk mbështet bojkotin e Kuvendit, pasi një lëvizje e tillë politike nuk favorizon ecurinë e reformave, kryesisht të Reformës në Drejtësi dhe zbatimin e vetingut dhe procesin e integrimit të vendit në BE. "Qeveria e SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminal­izimin dhe luftën kundër narkotikëv­e, por këto çështje nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar Parlamenti­n, për të bllokuar zgjedhjet apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për t'i zgjidhur këto", u shpreh ambasada pak ditë më parë.

 ??  ?? Zëvendëndi­hmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee
Zëvendëndi­hmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania