Gazeta Shqiptare

PD: 16 kandidatët që bëjnë vetingun dhe lidhjet me PS- në

Kandidatët për Këshillat e Prokuroris­ë dhe Gjyqësorit, Salianji ' zbulon' mitin "Mazhoranca për më shumë pushtet"

- Valentina Madani

PD- ja përmes sekretar it për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji zbardhi dje listën me emrat e kandidatëv­e për Këshillat e Prokuroris­ë dhe Gjyqësorit, që kanë lidhje me PS- në. Salianji pohon në ' FB' se e gjithë kjo bëhet nga maxhoranca për më shumë pushtet në duart e saj. Zyrtari i PD- së publikoi profilet e shkurtra të 16 kandidatëv­e për Këshillat e Prokuroris­ë dhe Gjyqësorit, të cilët sipas tij kanë lidhje me PS- në dhe se gjithçka bëhet nga mazhoranca për më shumë pushtet. "Miti kryesor i ndërtuar është që opozita po pengon vetingun! Ngritja e miteve dhe legjendave urbane më shumë se kudo gjendet në luftën për pushtet dhe bërjen politikë. Duke ngritur mite ecet më i sigurt, ato "ngjisin" shumë më tepër se sa debatet e zgjatura për të zbuluar të vërtetën. Kështu ndërtohen disa fabula nëpër media dhe shoqëruar me batuta, ato zënë vend më mirë se çdo debat politik. Dhe kjo po ndodh me atë që po i vishet reformës në drejtësi. Kjo, sepse reforma në drejtësi nuk pritet të përmirësoj­ë vetëm drejtësinë e proceseve gjyqësore të qytetarëve, nga ajo pritet të vijë pastrimi i madh, ai i pushtetit politik të lidhur me afera ekonomike të mëdha dhe më thellë akoma të lidhura me krimin e organizuar. Sot diskutimi për drogën, kanabisin nuk është diskutim vetëm moral dhe kriminal, por mbi të gjitha është diskutim ekonomik. Ky diskutim duhet të nisë nga koka, kush përfiton nga paratë e drogës dhe kanabizimi­t", shkruan z. Saljani. Sipas tij, zbulimi i rrjeteve të përfitimit nga abuzimi me pushtetin mund të jetë i pafund në çdo sektor të qeverisjes, por kanabisi është ilustrimi më perfekt që fajin nuk e ka ligji, por vullneti politik dhe lidhja e krimit me politikën. Rëndësia e kësaj reforme prek gjithë jetën politike, ekonomike dhe vendos ekuilibrat socialë në këtë vend për së paku 20 vitet e ardhshme. "Kjo reformë dhe bazat e saj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania