Gazeta Shqiptare

Dekriminal­izimi, Basha: Zgjidhja, qeveria teknike

Kreu i PD- së informon PPE në Maltë: Qeveria po përgatitet të manipulojë zgjedhjet Mbështetja e vendit anëtar të BE: Jemi me opozitën

- Valentina Madani

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha nformoi dje PPE- në se qeveria e majtë në Shqipëri po përgatitet të manipulojë zgjedhjet parlamenta­re të 18 qershorit. Por, para liderëve të së djathtës evropiane të mbledhur në Maltë për samitin e PEE- së, z. Basha bëri të qartë se opozita nuk tërhiqet nga beteja për zgjedhje të lira. Sipas tij, vetëm qeveria teknike garanton proces të ndershëm elektoral. "Ne qëndrojmë para dy zgjidhjeve, të injorojmë dhe të mbulojmë këtë realitet të tmerrshëm, ose të çohemi e të luftojmë për vlerat thelbësore të demokracis­ë dhe shtetit ligjor. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë. Në 18 shkurt shqiptarët e bënë zgjedhjen e tyre, duke u bashkuar në protestën më të madhe që është zhvilluar në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist. Sot është dita e 40 që protesta vazhdon, 24 orë në ditë. Beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme kërkon shkëputjen e lidhjeve mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Prandaj vetëm një qeveri teknike mund të përmbushë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar ligjin e dekriminal­izimit dhe duke luftuar kultivimin e trafikimin e drogës", deklaroi kreu i PD- së. Z. Basha akuzoi kryeminist­rin Edi Rama si të lidhur me bandat kriminale, ndërsa sipas tij, në këto katër vite Shqipëria është kthyer vendi i parë në Europë për prodhimin e kanabisit. "Projekti europian është nën presion në të gjithë Europën dhe në Shqipëri presioni vjen nga kërcënimi i krimit të organizuar dhe sipas Departamen­tit të Shtetit, Shqipëria është sot numri një i prodhimit në Europë të marijuanës, prodhimi i drogës është rritur 5 herë. Mijëra punëtorë ruhen nga njerëz të armatosur, është një industri e mbrojtur dhe e lidhur me qeverinë, kjo situatë dramatike është pasojë e drejtpërdr­ejtë e PS- së, e cila ka promovuar në parlament kriminelë", theksoi kreu i opozitës. Beteja e PD- së për zgjedhje të lira dhe për forcim të demokracis­ë, sipas Bashës është në të njëjtën kohë beteja për vetë projektin e Europës. Ju siguroj se me ndihmën tuaj dhe me qëndrimin e fortë për vlerat e përbashkët­a që janë vetë identiteti i Europës, ne do të jemi të aftë të udhëheqim Shqipërinë jashtë kësaj, duke shkatërrua­r krimin e organizuar dhe duke u rikthyer sërish në themelin e demokracis­ë, shtetit ligjor, luftën kundër korrupsion­it, tregun e lirë, konkurrenc­ën, që përbëjnë identiteti­n e Europës, që përbëjnë të ardhmen europiane të Shqipërisë", u shpreh z. Basha. Gjatë qëndrimit në Maltë, kreu demokrat u takua dhe me kryeminist­rin e Hungarisë, Viktor Orban, të cilin e informoi për situatën politike në vendin tonë, ndërsa përmendi rrugëzgjid­hjen përmes qeverisë teknike që do të zbatojë dekriminal­izimin, luftojë drogën dhe paratë e pista dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai informoi z. Orban mbi rrugëzgjid­hjen përmes qeverisë teknike, që do të zbatojë dekriminal­izimin, luftojë drogën dhe paratë e pista dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nga ana e tij, Orban deklaroi se partia simotër FIDESZ i jep mbështetje të plotë aksionit të opozitës, që synon garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha
Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania