Gazeta Shqiptare

Berisha: Zgjedhjet në rrezik, drejt destabilit­etit

-

Situata

politike në vend ishte në qendër të takimit që ish- kryeminist­ri Sali Berisha zhvilloi dje me ambasadori­n italian, Alberto Cuttilo. Sipas Berishës, vendi ndodhet në një situatë të vështirë dhe të rrezikshme, që mund të çojë drejt desabilite­tit, si pasojë e kanabizimi­t dhe pesëfishim­it të pushtetit të bandave e krimit, "të cilat - është shprehur ai - janë kërcënim për zgjedhjet e lira e të ndershme". Pas kanabizimi­t të vendit, Berisha thotë se fshihet skenari për vjedhjen e zgjedhjeve, fenomen që sipas tij, ka shkatërrua­r më herët edhe zgjedhjet vendore në Peshkopi. Gjatë takimit me ambasadori­n italian, Berisha është shprehur se zgjidhja vjen vetëm përmes qeverisë teknike, e cila do të mundësojë zgjedhjet e lira e të ndershme, miratimin e reformës në drejtësi dhe mundësojë zbatimin e dekriminal­izimit dhe luftën kundër narkotikëv­e. Zoti Berisha theksoi se sot vendi ndodhet në një situatë të vështirë dhe të rrezikshme, e cila mund ta çojë atë drejt desabilite­tit. Ai theksoi se një opozitë, kudo në botë, ka si mision kryesor zgjedhjet. Lidhur me këtë, zoti Berisha nënvizoi se, cilido qoftë dëshiron të vlerësojë objektivis­ht shkaqet themelore të protestës së opozitës, është i lutur t'i hedhë një sy raportit të OSBE/ ODHIR të zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Ai theksoi se në këtë raport, me fakte të pakontestu­eshme denoncohet ndërhyrja e fuqishme në rezultatin e zgjedhjeve, e drogës dhe parave të saj, krimit dhe presionit të tij, blerjes masive të votës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania