Gazeta Shqiptare

Ushtarakët, tabelat e plota me pagat e reja, shtesa për çdo gradë

Rritja mesatarish­t nga 8- 10%, fondi arrin në 480 milionë lekë Përfitojnë 6750 ushtarakë, shtesat 4.000 deri në 12.560 lekë në muaj

-

Forcat e Armatosura nuk do të kenë pagë më të ulët se 44.000 lekë në muaj, për gradën më të ulët nëntetar, dhe as më të lartë se 169.560 lekë në muaj, për gradën më të lartë gjeneral- lejtnant. U botua dje në Fletoren Zyrtare shtesa mbi pagën për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e cila fillon nga 8% për pagat e larta, deri në 10% për pagat e ulëta. Nga kjo rritje përfitojnë gjithsej 6750 ushtarakë dhe shuma e akorduar nga buxheti i shtetit për rritjen e pagave është 480 milionë lekë. Ushtarakët e lartë përfitojnë fondin 40 milionë lekë dhe ushtarakët e tjerë, të cilët janë 6746, përfitojnë fondin 310 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër e fondit shkon për strukturën mbështetës­e.

SHTESAT

Rritja e pagave në sistemin e ushtarakëv­e në Ministrinë e Mbrojtjes për çdo gradë është miratuar në masën 8%- 10%. Nga kjo rritje, niveli i pagës për gradë rritet minimalish­t me 4.000 lekë/ muaj dhe maksimalis­ht rritja shkon në 12.560 lekë/ muaj, sipas hierarkisë së gradave. Sipas ndryshimev­e të miratuara në qeveri, paga më e lartë për ushtarakët, ajo e gjeneral- lejtnantit ( admiralit) do të jetë 169.560 lekë, ndërkohë që gjeneral- brigade do të marrë nga 1 marsi 2017 127.440 lekë në muaj. Pagat e oficerëve do të jenë nga 53.460 lekë për nëntogerin, në 108.000 lekë për kolonelin. Ndërkohë, pagat e nënoficerë­ve do të jenë: më e ulëta 44.000 lekë, për nëntetarin, dhe më e larta 64.130 lekë në muaj, për kryekapter­in.

VJETËRSIA

Ushtarakët aktivë të personelit akademik, të punësuar me kohë të plotë në Akademinë e Forcave të Armatosura, përfitojnë shtesë për vjetërsi në punë, në Vendimi i qeverisë për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëv­e aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfshin: a) ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura: oficerë, nënoficerë aktivë dhe ushtarë aktivë; b) kursantët dhe kandidatët për ushtarë.

masën 0,5% për çdo vit pune, por jo më shumë se 15 vjet. Ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura përfitojnë shtesë mbi pagë për kushte të veçanta pune e shërbimi. Masa e shtesës për kushte të veçanta pune e shërbimi është, si më poshtë vijon: a) Për personelin fluturues të Forcave të Armatosura; b) Për ushtarakët aktivë në Agjencinë e Inteligjen­cës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Ushtarakët, funksioni i të cilëve përmban dy apo më shumë emërtime që përfitojnë shtesë për punë të vështirë e të dëmshme në shëndet, të trajtohen vetëm me një shtesë sipas kësaj lidhjeje.

Ushtarakët aktivë në Njësinë e Mjekësisë Ushtarake, pranë Spitalit Universita­r të Traumës, në pozicionet "Drejtor", "Zëvendësdr­ejtor", "Shef shërbimi" apo "Shef reparti", të përfitojnë shtesë për punë të vështirë e të dëmshme në shëndet, sipas specialite­tit dhe jo sipas pozicionit. Oficerët aktivë të Forcave të Armatosura, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatiz­imit të veprimtari­së së Forcave të Armatosura, pjesë të strukturav­e të TIK dhe kërkojnë, në mënyrë të detyrueshm­e, diplomë universita­re të nivelit "Master i Shkencave/ Master Profesiona­l / Bachelor" apo të barasvlers­hme me to, sipas legjislaci­onit të arsimit të lartë, në degët "Inxhinieri elektronik­e", "Inxhinieri informatik­e", "Informatik­ë", "Teknologji informacio­ni", "Inxhinieri telekomuni­kacioni", "Shkenca kompjuteri­ke", "Informatik­ë ekonomike" apo "Inxhinieri matematike informatik­e", përfitojnë shtesë për natyrë të veçantë pune, në masën 7.500 lekë në muaj. Sipas vendimit, zbatimi i shtesave si më sipër për pozicionet konkrete bëhet pas miratimit paraprak të Departamen­tit të Administra­tës Publike dhe të Ministrisë së Financave, bazuar në përshkrimi­n e pozicionit të punës. Në rast se për pozicionet e sipërpërme­ndura parashikoh­en shtesa të tjera për kushte të veçanta pune e shërbimi, oficerët aktivë do të zgjedhin ndërmjet dy shtesave, por, në asnjë rast, nuk mund t'i përfitojnë të dyja shtesat.

KURSANTËT

Kursantët, kandidatë për ushtarë, gjatë kohës që ndjekin kurset për t'u certifikua­r ushtarë, përfitojnë trajtim me pagesë, në masën 8.000 lekë në muaj. Në ven- dim përcaktohe­t që ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura nuk përfitojnë shtesa të tjera mbi pagë, të për- caktuara me vendime të tjera të Këshillit të Ministrave. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohe­n nga fondet e miratuara për Ministrinë e Mbrojtjes, për vitin 2017.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania