Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 1.3 tonë kanabis, trafikantë­t i shpëtojnë policisë

Policia: Sasia e drogës do transporto­hej me gomone në Itali Lënda narkotike u kap në aksin Triport- Zvërnec Kultivimi i bimëve narkotike, Çako: Vlora, zonë problemati­ke

-

Trafikantë­t e drogës sfi dojnë Policinë e Sh tetit. Pavarësish­t masave të marra nga blutë, ngarkesat me lëndë narkotike me destinacio­n vendet fqinje nuk kanë të ndalur. Një sasi prej 1.350 kg kanabis sativa u sekuestrua në orët e para të mëngjesit të djeshëm në aksin rrugor drejt Zvërnecit, e cila po përgatitej që të trafikohej me gomone për në Itali. Në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës ka pikasur dy automjete dhe një mjet lundrues në aksin rrugor TriportZvë­rnec, që po transporto­nin lëndë narkotike. Menjëherë gjatë ndjekjes nga policia, personat kanë braktisur mjetet dhe duke përfituar nga errësira janë larguar. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije se kanë konstatuar automjetin tip "Fuoristrad­ë" me targë AA 991 RA, i cili po tërhiqte një mjet lundrues tip gomone me 3 motorë "Mërkuri" 350 KF secili. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tjetër tip furgon me targë AA 822 DE, u konstatua një sasi e konsiderue­shme me lëndë narkotike, e cila ishte e ndarë në 52 paketime me mbështjell­je plastike dhe 10 çanta sportive, e dyshuar e llojit kanabis sativa. Ndërkohë, po vijojnë hetimet dhe po punohet për identifiki­min dhe kapjen e autorëve me qëllim vendosjen e tyre para përgjegjës­isë penale. Një tjetër gomone e mbushur me kanabis sativa u sekuestrua mbrëmjen e së hënës në Vlorë. Mjeti lundrues u kap në Gjirin e Anglezit, pranë Karaburuni­t dhe ishte gati për të transportu­ar drogën drejt Italisë. Në operacioni­n policor ku morën pjesë Delta Forcë, Policia e Shtetit dhe Forcat Detare u bllokua gomonia 7.2 m e gjatë me plot 750 kg kanabis. Sipas policisë, lënda narkotike ishte ndare në 57 pako të përmasave të ndryshme, e mbështjell­ë me plastike. Nga hetimet e bëra rezultoi se sasia e lëndës narkotike ishte transportu­ar nga pas Karaburuni­t me mushka. Mjeti u gjet i braktisur, pasi trafikantë­t u larguan sapo pikasën se ishin zbuluar nga policia. Edhe për këtë rast, policia po punon intensivis­ht për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve. Materialet i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokuroris­ë për veprën penale "Trafik ndërkombët­ar i lëndëve narkotike i mbetur në tentativë". Drejtori

i Policisë së Shtetit, Haki Çako dje dek laroi se Vlora është një nga zonat më problemati­ke përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike. Ai apeloi për rritjen e bashkëpuni­mit mes policisë dhe drejtuesve vendorë kundër këtij fenomeni. "Duhet bashkëpuni­m i strukturav­e në mënyrë institucio­nale. Vlora është e preferuar nga kultivuesi­t e drogës, për karakteris­tikat natyrore që ka. Në vitin 2016 nuk u arrit që kultivimi i narkotikëv­e të zerohej. Synimi ynë është që të çrrënjoset fenomeni i drogës. Duhet angazhim të të gjithëve për të luftuar ketë fenomen", tha kreu i Policisë së Shtetit. Sakaq, Haki Çako përsëriti mesazhin: Tolerancë zero ndaj punonjësve të policisë që lejojnë apo bashkëpuno­jnë për kultivimin e bimëve narkotike në zonat që ata kanë nën monitorim. "Viti 2017 lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si një fenomen i trashëguar" është strategjia kombëtare që ka bërë bashkë policinë me drejtues të pushtetit vendor në Vlorë për të analizuar luftën ndaj këtij fenomeni. Dy ditë më parë Çako mori pjesë në Konferencë­n Rajonale të Shkodrës për parandalim­in e kultivimit të bimëve narkotike.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Vlorë
Droga e sekuestrua­r në Vlorë
 ??  ?? Haki Çako
Haki Çako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania