Gazeta Shqiptare

Gjykata i bllokon pasaportën izraelitit, e "detyron" të mos largohet nga Shqipëria

Frig hetohet për ndërhyrje në të dhëna kompjuteri­ke

-

Gjykata

e Tiranës ven dosi të bllokojë pasaportën e izraelitit Yoram Frig, i cili u kap pak ditë më parë me një pajisje të dyshimtë në aeroportin e Rinasit teksa do të largohej nga vendi ynë. Kështu, izraeliti Yoram Frig nuk mund të largohet nga Shqipëria deri në mbylljen e hetimeve që prokuroria ka çelur ndaj tij. Ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë kërkesën e organit të akuzës dhe bllokoi pasaportës e izraelitit derisa prokuroria të vërtetojë nëse Frig ka kryer ose jo vepër penale. Vetë izraeliti nuk ishte i pranishëm përpara gjykatëses Teuta Hoxha, por u mbrojt nga avokati Vladimir Meçi. Ky i fundit, në përfundim të seancës nuk preferoi të jepte detaje për mediat në lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj izraelitit, ndonëse u shpreh se Frig nuk ka kryer veprimtari të paligjshme në Shqipëri. Yoram Frig akuzohet për "Ndërhyrje në të dhënat kompjuteri­ke", dhe për të provuar se ai ka kryer veprimtari të paligjshme në territorin shqiptar duhet të kryhet ekspertiza e pajisjes së bllokuar. Deri më tani Prokuroria e Tiranës nuk ka mundur të gjejë specialist­ë për të kryer ekspertizë­n e pajisjes, e cila sipas izraelitit nuk bën përgjime, por identifiko­n vetëm përgjuesit. Izraeliti Frig, i cili ushtron profesioni­n e detektivit privat, u ndalua në Rinas një javë më parë, pasi u dyshua për përgjime të paligjshme me pajisjen që kishte me vete. Frig i sqaroi prokuroris­ë se nuk ka kryer përgjime, por ka punuar për të identifiku­ar pajisjet përgjuese dhe se puna e tij është e ligjshme. Ai ka pranuar gjithashtu se ka ardhur në Shqipëri i kontaktuar nga deputeti Tom Doshi.

 ??  ?? Yoram Frig
Yoram Frig

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania