Gazeta Shqiptare

Grabitja në Rinas, 3 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje

Të dyshuarit u zbuluan nga kamerat

-

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me grabitjen e 3.2 milionë dollarëve të një banke të nivelit të dytë në Qafë- Kashar, ngjarje kjo e ndodhur më 9 shkurt të këtij viti. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për "News24" se të përfshirë në ngjarje janë edhe 3 persona të tjerë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se këta persona janë identifiku­ar nga pamjet e kamerave të vendosura në vilën e të shumëkërku­arit Admir Murataj, pamje këto të cilat janë sekuestrua­r në kuadër të hetimeve. Të dyshuarit shfaqen në vilën e Admir Muratajt ditën kur ndodhi grabitja, ndërsa ka dyshime se ata kanë pasur role dytësore dhe jo përfshirje direkte në grabitje. Admir Murataj dyshohet se mban disa identitete dhe është koka e grupit. Ai rezulton të jetë arratisur nga burgu i Trikallës në 2013- ën bashkë me grupin e Ilir Kupës. Murataj vuante dënimin për grabitjen e një banke në Larisa të Greqisë. Ai është shoqëruar në polici kur u arrestua grupi, por u la i lirë për mungesë provash. Murataj vijon të jetë ende në kërkim nga policia dhe në grabitjen e blindit është cilësuar si "truri" i ngjarjes. Për këtë ngjarje, deri më tani janë arrestuar 8 persona si të dyshuar. Të arrestuari­t janë Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa, Admir Çerpja, Dash Kupa, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani. Nga këta, Admir Çerpja është personi që ka marrë statusin e të penduarit, ndërsa dy kushërinjt­ë Dash dhe Ernest Kupa vijojnë të mohojnë akuzat e ngritura ndaj tyre dhe kanë pohuar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania