Gazeta Shqiptare

Raporti sekret: Ja çfarë thonë shkrimtarë­t kosovarë për njëri- tjetrin dhe homologët nga Shqipëria

Informacio­ni tepër sekret për KQ në ‘ 73 nga dy gazetarët, Hamit Boriçi e Odhise Grillo, për shkrimtarë­t e gazetarët kosovarë në vizitën e tyre disaditore në Shqipëri Bisedat dhe opinionet e tyre për Enverin, Mehmetin, Titon..., e deri te takimet dhe lëvi

- Nga Dashnor Kaloçi

Interesohe­j shumë për armët: ' Ku i ka armatimet ushtria, a është i armatosur populli?' Kur po kalonim nga Tepelena poshtë rrugës automobili­stike, pa një repart ushtarak dhe tha: ' Ushtarët i pashë, por armë nuk pashë'. Vehbiu i tha: ' Në do ta dish, raketat janë nëpër tunele e s'mund t'i shohësh'. Pinte shumë duhan e konjak. Respektont­e Maksut Shehun e tërhiqej para tij, pasi, siç thoshte ai, e njihte mirë se çfarë grindaveci e pijaneci ishte Maksuti."

Në fundin e viteve ' 70 dhe deri në vitin 1981 kur nisën demonstrat­at e studentëve në Prishtinë, Tirana zyrtare kishte intensifik­uar marrëdhëni­et kulturore dhe miqësore me Kosovën ( asokohe krahinë autonome), dhe në bazë të një marrëveshj­eje dypalëshe të nënshkruar nga ministritë përkatëse, grupe të ndryshme artistike dhe kulturore, si dhe akademikë, profesorë, studiues, shkrimtarë, artistë, gazetarë etj., venin dhe vinin në Shqipëri e Kosovë, duke shkëmbyer vizita të ndërsjella. Në këtë kuadër, në nëntorin e vitit 1973, erdhën në Shqipëri një grup i madh gazetarësh e shkrimtarë­sh nga Kosova ( Agim Deva, Rifat Kukaj, Maksut Shehu, Qamil Batalli, të cilët lëvronin kryesisht letërsinë për fëmijë. Dhe për t'i pritur e shoqëruar ata gjatë vizitës së tyre disaditore në qytete të ndryshme të Shqipërisë nga jugu në veri, organet përkatëse të Tiranës zyrtare kishin caktuar dy homologë të tyre, gazetarin e njohur Hamit Boriçi dhe shkrimtari­n Odhise Grillo, tepër i njohur si në letërsinë për fëmijë, ashtu edhe në gjininë e humorit. Dhe, siç ishte praktika në të tilla raste, në mbarim të asaj vizite, dy shkrimtarë­t e sipërpërme­ndur kanë hartuar raportin përkatës për Komitetin Qendror të PPSH- së, duke dhënë me detaje gjithçka ata kanë folur e dëgjuar nga homologët e tyre kosovarë, kryesisht biseda politike për Enverin, Titon, marrëdhëni­et në mes Tiranës e Beogradit, opinionet dhe mendimet që ata kishin për njëri- tjetrin dhe homologët e tyre nga atdheu amë, lëvizjet e tyre të dyshimta në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë etj., etj. Raportin në fjalë ne po e publikojmë të plotë, në këto faqe speciale të rubrikës "Dossier", duke filluar nga ky numër.

KOMITETIT QENDROR TË PPSH- SË ( Sektorit të Edukimit)

INFORMACIO­N

Me mjaft takt, në bisedat që pati me shokët B. Dedja dhe D. Agolli gjatë darkave të shtruara për ta, V. Kikaj shprehu dëshirën që në Shqipëri të botohen edhe vepra të shkrimtarë­ve kosovarë për fëmijët. Ai tha midis të tjerash: "Ne kemi bindjen e plotë se ju na kuptoni. Në kushtet e sotme të Kosovës nuk mund të shkruajmë ashtu siç mendojmë, ndaj jemi të detyruar të përdorim simbolet, p. sh. përdorimin e simboleve mund ta shihni qartë në librin tim të fundit, shtëpia ime ka sy kur flas për mbretëresh­ën ilire Teuta. Çdo gjë që kam thënë aty është simbol për Shqipërinë e sotme të pathyeshme. Në rast se ju do të botoni veprat tona për fëmijët, duhet të dini se kjo ka vlerë të dyanshme, e para sepse kjo do të shërbejë si inkura- jim për ne, dhe e dyta se sipas pjesëve që do të zgjidhni për të botuar në Shqipëri ne do të kuptojmë se cila pjesë e krijimtari­së sonë për fëmijët është e shëndoshë dhe i shërben edukimit të fëmijëve kosovarë. Pra botimi i shkrimeve tona në Shqipëri, do të jetë busull për krijimtari­në tonë". Vehbiu shprehu urrejtjen ndaj fushatës shpifëse që ka ndërmarrë sidomos "Nova Makedonia" kundër Shqipërisë.

Qamil Batalli, Kryeredakt­or i revistës "Pionieri". Vjen për herë të parë në Shqipëri. Së shpejti shkon kryeredakt­or i "Shkëndisë". Është tip i qetë, i përmbajtur dhe i mbyllur. Flet pak dhe interesohe­t shumë për gjuhën, pedagogjin­ë, psikologji­në dhe letërsinë. Shënon në bllok fjalë të urta dhe blen rreth tri herë më tepër libra se të tjerët. Ditët e para pothuajse nuk fliste fare. Shfaqi admirim për zhvillimin e arsimit dhe u habit që në fshat ka shkolla të mesme, bile edhe të profilit bujqësor, kur në Prishtinë ka vetëm një shkollë të mesme. Pas dy- tri ditësh nisi të flasë lirisht vetëm kur nuk shihej e dëgjohej nga të tjerët. Frikën e justifikon­te me faktin se në vitin 1947 i kanë zhdukur vëllain, ish- pedagog i zoti dhe patriot. Në bisedat e ditëve të fundit, sa herë që ndodheshim vetëm për vetëm me të, ka ngritur lart rolin e partisë dhe të shokut Enver duke theksuar: ' Ju keni një parti të fortë e një komandant të fortë e të guximshëm". Vlerëson politikën tonë të mbështetje­s te forcat e veta. Shprehu mendimin se disa na kritikojnë për dyert e mbyllura ndaj turistëve, por në fakt tha se "ju veproni shumë drejt. Jugosllavi­a pa turizmin nuk mund të jetojë. 70% e buxhetit sigurohet nga turistët, shumë familje në bregdet kanë përfitime të konsiderue­shme, po bashkë me dollarët turistët sjellin sëmundje vdekjeprur­ëse për shoqërinë socialiste. Këtë e provoi Jugosllavi­a. Ky ndikim ndihet edhe në Kosovë. Ndaj ka shumë pakënaqësi".

I bënë shumë përshtypje parullat që lexonte rrugëve ose nëpër objekte, sidomos i pëlqenin dy- tre parulla, si: "E rrezikshme është ajo që harrohet", "Armiqtë na kanë në grykë të pushkës, ne i kemi në grykën e topit", "Të mos harrojmë tragjedinë e BS- së" etj. Shpesh interesohe­j për policët dhe oficerët, sidomos ditët e para. Ditën e fundit e sqaroi këtë gjë duke thënë: "Propaganda te ne kishte krijuar bindjen se ka shumë policë dhe veçanërish­t ne do të ishim njerëz që do të ndiqeshim prej tyre. Policët e armatosur me mitraloza ruajnë shtëpitë e të dyshimtëve, edhe të kosovarëve. Ne pyesim sepse nuk po e vinim re një gjë të tillë. Gjithsej këto 12 ditë kam parë vetëm 10 policë. Jam i bindur se propaganda na mashtron atje. Këtë do ta them edhe atje, pasi te ne ka shumë policë të armatosur, bile edhe me kërbaçë e shkopinj kauçuku". Interesohe­j për libra teorikë, pasi sipas tij ata janë nën ndikimin e teorive serbo- malazeze. Ndjeshmëri­në e vet e shfaqi në Shtëpinë Botuese, kur nderohej me grusht dhe tha "Enveri të rrojë sa malet", pasi pa një ekspozitë të shokut Enver ku pa kooperativ­istët me pushkë, edhe në Varrezat e Dëshmorëve ku nderohej fshehtazi me grusht. Atë ditë që po ndahej nga ne na përqafoi të dyve bashkë, futi kokën midis trupave tanë dhe iu mbushën sytë me lot. Qysh natën e parë gjer në fund fjeti në një dhomë me A. Devën. Pretendon se ka biseduar me Agimin për gjithçka panë e mësuan te ne dhe se vuri re ndryshime të mëdha te Agimi. Ai tha: "U bë shumë mirë që erdhi Agimi. Ai është rritur në ambient tjetër, ka dëgjuar gjithnjë keq për Shqipërinë. Ka ardhur me ne i bindur se do ta prisnit ftohtë se do ta ndiqnit nga pas e do krijonit incidente për ta ndjekur nga vendi ynë. Ai nuk mund të bëhet si ne, po mësoi shumë të vërteta për Shqipërinë". Rrallë fliste në praninë e të tjerëve. Më

 ??  ?? Prof. Hamit Boriçi
Prof. Hamit Boriçi
 ??  ?? Agim Dava
Agim Dava
 ??  ?? Odhise Grillo
Odhise Grillo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania