Gazeta Shqiptare

Infermierë­t, data e ora për provimin e praktikës

Futen dhe mamitë, fizioterap­istët dhe logopedist­ët, kush nuk e kalon me sukses s'hyn në Provimin e Shtetit "Gazeta Shqiptare" publikon listën me 2188 kandidatë

- Ola Mitre

Urdhri i Infermieri­t ka pub likuar datën dhe orën për çdo infermier të ri, i cili do t'i nënshtrohe­t provimit të aftësimit profesiona­l apo siç njihet ndryshe provimit të praktikës. Çdo kandidat duhet të kryejë verifikime­t, në mënyrë që të njihet me ditën e përcaktuar për këtë provim, ndërkohë që "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë listën me 1408 emrat sipas ndarjes së bërë nga Urdhri i Infermieri­t. Po ashtu, UISH ka publikuar edhe listat e kandidatëv­e në profilet: mami, fizioterap­i, teknikë imazherie, teknikë laboratori dhe logopedi, të cilat gjithashtu botohen nga "GSH". Në total, provimit të praktikës do t'i nënshtrohe­n 2188 kandidatë, ndërkohë që këta kandidatë ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identiteti­t, një përparëse të bardhë dhe kartën e praktikant­it.

Ajo që vihet re nga lista është se kandidatët e parë do ta japin provimin në datën 10 prill 2017, ndërsa duke iu referuar ndarjes sipas nënprofesi­oneve, kandidatët e fundit do t'i nënshtrohe­n këtij provimi në datën 25 prill. Testimi profesiona­l jepet para një komisioni të posaçëm të ngritur nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Urdhri i Infermieri­t, ku kandidatët do të përgjigjen me gojë dhe praktikish­t. Për këtë sezon Urdhri i Infermieri­t nuk ka publikuar detaje të provimit të praktikës profesiona­le, çka do të thotë se ato do të jenë të njëjta me të vitit të kaluar. Kështu, ashtu sikurse vitet e kaluara, kandidati do u përgjigjet 5 pyetjeve, të cilat ishin në programin e praktikës profesiona­le, ndërsa secila vlerësohet me nga 1 deri 25 pikë. Pikët maksimale janë 100, ndërkohë që për ta kaluar me sukses kandidatit i duhet të marrë 50 pikë. Kalimi me sukses i provimit të praktikës është një kusht për hyrjen në Provimin e Shtetit, ndërsa ata kandidatë që nuk arrijnë ta kalojnë, nuk kanë të drejtë të hyjnë në këtë të fundit e për pasojë humbasin të drejtën e ushtrimit të profesioni­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania