Gazeta Shqiptare

"Mendjet e bukura", pesë gratë që shkruan me pseudonime në vitet 1930- 1940

Përkujtohe­n gazetaret, Doda: Enver Hoxha, ende Hero i Popullit Deputetja: Dosjet nuk hapen se përdoren, kur të bëhem kryeminist­re ndryshoj ligjin

-

ara, dhe të mbuluara me heshtje për më shumë se gjysmë dekade, historia e këtyre pesë gazetareve nuk është vetëm historia e komunizmit në raport me kulturën dhe intelektua­lizmin, por edhe një histori e cila duhet të na tregojë qasjen e hershme që kemi pasur si shoqëri për të qenë bashkëkoho­rë".

"Jetët dhe ato çfarë ato kanë lënë pas, janë modelet më të mira të kurajës, që duhen parë si frymëzuese edhe sot. Mungesa e tyre në shtypin dhe historinë e së sotmes, duhet të na bëjë përgjegjës të gjithëve për ta lexuar më mirë historinë, dhe për t'u dhënë këtyre femrave, por dhe personazhe­ve të tjerë të humbur në të, vendin që meritojnë", - tha Bardhyli, duke pyetur të pranishmit mbi qasjen e tyre ndaj këtyre figurave dhe të shkuarës.

DEKLARATA E DODËS

Duke bërë një krahasim me të kaluarën dhe duke vlerësuar penat e para gra, deputetja e PDIU, Mesila Doda tha se ende femrat inteligjen­te përbëjnë sfidë për burrat në pushtet. "Sfida është ajo që burrat në pushtet nuk durojnë dot. Nuk e duronin në atë kohë, nuk e durojnë dot edhe sot. Sot kanë më pak mundësi për të bërë keq. Çfarë modeli do sjellim nga e kaluara, kur akoma kemi ' Hero të Popullit' Enver Hoxhën! Kur unë bëra një nismë që të hiqeshin këta tituj, m'u kthyen kundër dhe bënë të pamundurën që ta shpallnin atë nismë si antikushte­tuese. Ne merremi ende me shoqen Nexhmije Hoxha dhe me historinë e saj të dashurisë", - tha Mesila Doda. Ajo vërejti se ka hyrë në politikë me një kredo, që të ndryshojë diçka. "Figura të rëndësishm­e të komunizmit janë ende të dekoruara. E dini pse nuk hapen dosjet? Sepse dosjet përdoren. Ka dokumente që janë keqpërdoru­r por kanë lënë gjurmë. PD- ja e kishte detyrim të bënte diçka, se unë nga ata e prisja, jo nga ata që erdhën nga Partia Komuniste", - tha Doda.

Deputetja kujtoi se "kur është diskutuar hapja e dosjeve, është menduar se do ketë përplasje, pasi ka pasur spiunime edhe brenda familjes, burri gruan e motra vëllain. Megjithatë, e vërteta të çliron. Ne e kemi amnistuar krimin. Ka edhe prokurorë e hetues që mund të jenë ende nëpër zyra sot, e thonë se ashtu ishte ligji. Unë po ju kujtoj gjyqin e Nurembergu­t, një gjyq që nuk u mjaftua me ligjet e kohës".

Në vijim të deklaratës së saj për titullin që mban Enver Hoxha, Doda tha se "nuk mund të themi se Hoxha ishte i mirë deri më 1944- ën dhe pastaj u bë i keq. Nuk mund të amnistohet. Nuk mund të themi se ishte hero e më pas u bë vrasës. Ngritja e Autoriteti­t të Dosjeve është gëzim i madh për mua, megjithëse ligji që solli atëherë Erion Veliaj me nxitim nuk ishte ai që doja. Por, në këto kushte më mirë ky sesa pa të. Kam mbajtur 40 fjalime në 4 vjet për çështjen e dosjeve dhe në fund ai ligj u miratua edhe sepse kërkohej për shkak të Vettingut. Ditën që unë do të bëhem kryeminist­re, do ketë ndryshim të ligjit( qesh)", - tha ajo, ndërsa e mbylli fjalën e saj kështu: "Ne jemi shoqëri hipokrite, sepse nuk marrim një pozicionim të qartë për personin më kriminal që është simbol i së keqes për gjysmë shekulli".

Në këtë pikë, Vera Bekteshi, tha se ka pasur njerëz që e kanë tejkaluar ligjin dhe kompetenca­t. "Një shoqja ime e rritur që në fëmijëri, në fund të raportimit të saj kishte shkruar; Vera Bekteshi, Guxim Bekteshi dhe Skënder Bekteshi janë armiq të betuar të partisë dhe popullit. Kush ia linte asaj tagrin të thoshte këtë?", - tha shkrimtarj­a.

"Ne menduan që ta fillojmë me një viktimë të atij sistemi dhe rasti më i gjetur ishte ai i Musine Kokalarit", tha anëtari i Autoriteti­t për Informim mbi dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, Marenglen Kasmi. Ai shtoi se ligji që rregullon veprimtari­në e këtij institucio­ni ka nevojë për amendime. "Unë u referohem këtu zgjedhjeve politike dhe sa u përket kandidatëv­e që do zgjidhen nga partitë. Në ligj është lënë që partitë mund të dërgojnë kandidatët e tyre për të parë pastërtinë e figurës. Ashtu siç ka edhe devijanca të tjera të cilat me kalimin e kohës unë mendoj se duhet të shikohen", - tha Kasmi. Ai shtoi se ligji mbi të cilin funksionon Autoriteti i Dosjeve ka nevojë për amendime, por kjo është normale. "Nëse vijnë një numër prej 2 mijë personash për verifikim, sigurisht që kjo kërkon punë, por ama ne deri tani jemi përballur me këtë sfidë dhe kemi bërë verifikime, jo pak", - sqaroi Kasmi.

5 GAZETARET

Afërdita Asllani ( 1916- 2000), e njohur në shtyp si Afras, Shega e Drita, filloi të shkruante në vitin 1936. Pas ' 45- ës dhe dënimit të vëllezërve, punoi në ndërtim e më pas mësuese anglishtej­e në shkollë të mesme. Ollga Plumbi ( 18981984), Shpresa, Zita e O. P., ishte shumë aktive gjatë viteve ' 36-' 45. Në këtë kohë u shkarkua si drejtuese e Bashkimit të Grave Antifashis­te. Pas jo pak vështirësi­sh, filloi punë në Bibliotekë­n Kombëtare. Mila Vangjeli- Prela ( 19061995) filloi të botonte në vitin 1936. Antifashis­te aktive, pas 1994- ës u mënjanua nga jeta politike dhe punoi si mësuese e gjuhës ruse në shkollë të mesme. Selfixhe Ciu ( 1918- 2003), Colombia, mike fëmijërie e Musine Kokalarit, filloi të shkruante në 1935- ën. E përfshirë në Lëvizjen Antifashis­te e më pas në luftë, u përjashtua nga Partia në 1945- ën, me të shoqin, Xhemal Broja, për qëndrimin ndaj vijës së PKSH- së, për t'u internuar në Kurvelesh e Lushnjë. Musine Kokalari ( 1917- 1983), Muza, filloi të botonte në vitin 1937. E arsimuar jashtë vendit, zgjodhi të kthehej në atdhe, ku u përndoq familjaris­ht që në 1944- ën, për 40 vjet me radhë. Musineja përfaqëson një fenomen specifik shoqëror, filozofik, kulturor e politik: një shembull civilizues, të ngritur mbi çdo pengesë, të përballuar me dinjitet.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Vera Bekteshi, Alda Bardhyli, Marenglen Kasmi dhe Mesila Doda
Në foto: Vera Bekteshi, Alda Bardhyli, Marenglen Kasmi dhe Mesila Doda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania