Gazeta Shqiptare

Gruevski: Pranojmë kryetarin nëse shpallni zgjedhje të reja

Partitë shqiptare: VMRO- DPMNE, me tendencë gjenocidi ndaj shqiptarëv­e Zaev: Po shkuam në zgjedhje, Ivanov na bllokon sërish

-

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Zigmar Gabriel, i ka bërë thirrje Presidenti­t të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që të dorëzojë menjëherë mandatin për krijimin e qeverisë në mënyrë që t'i jepet fund krizës politike në vend. "Ka shumicë parlamenta­re në Kuvend, e cila është formuar pas zgjedhjeve dhe në bazë të zgjedhjeve", - tha Zigmar. tjetër", - deklaroi Ziadin Sela. Mbledhja e Kuvendit të Maqedonisë i dha shpresë zgjidhjes së krizës gati njëvjeçare në vend. Megjithatë, sot, në seancën e tretë të tij, diskutimet kanë vazhduar pa arritur në një rezultat. Partitë shqiptare janë në pritje që të mbarojë lista e deputetëve të VMRO- DPMNEsë së Nikola Gruevskit për diskutim. Por edhe përçarjes mes tyre, pasi Lëvizja Besa dhe Partia Demokratik­e Shqiptare nuk përkrahin kandidatur­ën e Talat Xhaferit të BDI- së. Procedurat mundësojnë një diskutim të pafund. Profesori i Kushtetues­es nga Shkupi, Bajram Pollozhani ka thënë për mediat lokale se, nëse nuk ka marrëveshj­e politike, procedurat mund të zgjasin. "Përmes një përllogari­tjeje aritmetike të thjesh- të, në qoftë se dyfishohen diskutimet dhe replikat, e këtu flasim vetëm për zgjedhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, atëherë diskutimet mund të zgjasin mbi një muaj. Po të tejkalohet kjo dhe të shkohet në propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, përsëri do të jetë e njëjta situatë dhe do të duhen edhe dy muaj të tjerë diskutimes­h", - thotë Bajram Pollozhani. In- teresi i VMRO- së është të zgjasë qëndrimin në qeveri. Ende nuk dihet se si do të veprojnë partitë e mazhorancë­s nëse kjo do të ndodhë. "Kur të lodhen të gjitha partitë politike edhe me sponsorizi­min e faktorit ndërkombët­ar, do të mund të ulen në një marrëveshj­e të tretë politike për daljen nga ky ngërç politik, ku do të mund të caktojnë dinamikën e zgjidhjes së çështjeve me vullnet politik, për ta zbatuar më pas në parlament. Siç duket, ky është edhe interesi i partisë së deritanish­me në pushtet, VMRO- DPMNE", - tha më tej Bajram Pollozhani. Seanca e Kuvendit të Maqedonisë, edhe ditën e tretë ka pasur mbi 50 deputetë në listë për të diskutuar. Kriza në Kuvendin e Maqedonisë duket se është një pasqyrë e të gjitha ngjarjeve politike që kanë ndodhur në këtë vend, e nuk duket shumë lehtë e zgjidhshme pas gjithë atyre debateve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania