Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet serbe në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugët, kundërshto­jnë fushatën

BE: Zgjidhni problemin, lejoni tubimet

-

Banorët

e Kosovës kanë zhvilluar protesta në qytete të ndryshme kundër fushatës elektorale që do të mbahet për zgjedhjet presidenci­ale serbe. Edhe pse kryeminist­ri Aleksandër Vuçiç anuloi vizitën që do të mbante në Kosovë, dhjetëra persona kanë bllokuar aksin rrugor Prishtinë- Gjilan gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur Llabjan, për të kundërshtu­ar ardhjen e delegacion­it serb. Edhe banorët e Rahovecit kanë bllokuar rrugën në Hoçë të Madhe me qëllim që të mos lejonin kalimin e autobusëve me banorë serbë. Po kështu banorët shqiptarë të Vushtrrisë dhe Mitrovicës kanë bllokuar rrugën për të ndalur serbët të takohen me përfaqësue­s të ndryshëm të politikës serbe. Ndërkohë mediat serbe kanë dhënë alarmin se rreth 60 autobusë me serbë që ishin nisur nga Serbia për të mbështetur kandidatin për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë ndalur në jug të Mitrovicës. Nënkryetar­i i Partisë Përparimta­re Serbe ( SNS), Marko Gjuriç, deklaroi se barrikadat, të cilat janë vendosur në Kosovë në një aksion të sinkronizu­ar dhe të organizuar, janë sulm ndaj lirisë së lëvizjes së serbëve. Në lidhje me këto protesta ka reaguar edhe BE- ja, e cila i ka bërë thirrje Kosovës që serbëve t'u mundësohet pjesëmarrj­a në takime elektorale. Pas protestave të qytetarëve kosovarë, Bashkimi Evropian ka kërkuar që serbëve të Kosovës që duan të marrin pjesë në këto takime t'u mundësohet diçka e tillë. Në një komunikatë për mediat, zëdhënësja e BE- së për politikat e jashtme, Maja Koçijançiç, ka deklaruar se Brukseli është vënë në dijeni të disa raporteve për bllokimin e rrugëve, duke kërkuar që këtij problemi t'i jepet zgjidhje. "Po i ndjekim me vëmendje ngjarjet në veriun e Kosovës, në lidhje me vizitat e politikanë­ve serbë, në një kohë kur Serbia do të mbajë zgjedhje presidenci­ale ditën e diel. Kemi marrë raportime për bllokime rrugësh dhe për pengesa që kanë pasur serbët e Kosovës për të marrë pjesë në këto takime. BE- ja u kërkon autoritete­ve në Kosovë që t'u mundësojnë këtyre qytetarëve të drejtën për të marrë pjesë në këto tubime", - ka thënë ajo. Më tej, zëdhënësja e Bashkimit Evropian për politikat e Jashtme, kërkoi që OSBE- ja të mandatohet për mbledhjen e shpejtë të votave në bazë të praktikës që është ndjekur edhe në raste të ngjashme në të shkuarën. Koçijançiç u shpreh se gjithçka duhet të ndodhë në rrafshin e marrëveshj­eve që janë arritur si dhe në kontekstin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel. Takimet elektorale të partive serbe në veri të Kosovës kanë shkaktuar polemika dhe deri diku tension mes Prishtinës dhe Beogradit. Diçka e tillë kulmoi me anulimin e vizitës së kandidatit presidenci­al, Aleksandër Vuçiç, i cili kishte parashikua­r një takim ditën e mërkurë. Zgjedhjet presidenci­ale në Serbi do të mbahen më 2 prill 2016, ndërsa fushatë për këto zgjedhje është duke u bërë edhe në Kosovë.

 ??  ?? Protestat në Kosovë
Protestat në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania