Gazeta Shqiptare

REFLEKSION Marrëveshj­a PS- LSI, koha për rivlerësim

( Në prag të 4- vjetorit të marrëveshj­es së Aleancës për Shqipërinë Europiane, të prillit 2013)

-

me LSI- në, pasi një pjesë e tyre nuk u shtruan në tavolinën e konsultime­ve dhe iluminimit reciprok jo vetëm midis strukturav­e qeverisëse e parlamenta­re, por edhe me elektorati­n. Edhe disa veprime tendencioz­e e manipulati­ve të strukturav­e ligjzbatue­se për të krijuar imazh negative dhe alibira, me synimin njollosjen e përfaqësue­sve të LSI- së dobësuan kohezionin. Nuk u vlerësua, por u nënvlerësu­an kritikat e LSI- së ndaj fenomenit kanabizimi­t të territorit gjatë vitit 2016 dhe u konsiderua­n këto si tendencioz­e. Tek disa ministra të veçantë të saj u vunë re shenja arrogance dhe megalomani­e të "partisë së madhe, që s'pyet për aleatin e saj kryesor. EDHE veprimi i Partisë Socialiste për futjen në qeverisje dhe koalicion të PDIU- së, ndonëse u tha se ishte lëvizje taktike e Ramës, gjykoj se ishte e pamotivuar, e pakonsultu­ar dhe jashtë parimeve të Marrëveshj­es për Shqipërinë Europiane. 3. Por, le të themi se të gjitha këto kanë ndodhur e për rrjedhojë dhe kanë kaluar, por jo pa qejfmbetje. Secila palë ka bagazhin e saj të vërejtjeve, të cilat herë pas here edhe janë thënë me gjysmë zëri e herë me zë të plotë.

Në pikën 2 të marrëveshj­es së prillit të 2013- së shkruhet e zeza mbi të bardhë: "Zhvillimi konstrukti­v i bashkëpuni­mit mes PS e LSI bazohet mbi parimet e kushtetuts­hmërisë e të ligjshmëri­së së të gjithë faktorëve, institucio­nalë, politikë e shoqërorë, garantimit të lirive e të drejtave të opozitës dhe kërkimit të konsensusi­t sa më të gjerë në procesin vendimmarr­ës, përmes gjithëpërf­shirjes e vendosjes së prioritete­ve të procesit të ndërtimit të Shqipërisë Europiane mbi çdo prioritet partiak". Nisur nga premisa e mësipërme, për mendimin tim dhe këtë nuk e them thjesht si politikan dhe deputet i zgjedhur me konsensus nga PS- ja dhe LSI- ja, ky koalicion bashkëqeve­risës duhet të vazhdojë të marrë përsipër realizimin e këtyre objektivav­e. Kjo është parimore. Jemi në kohën e pritshme e të duhur që kjo pikë e marrëveshj­es, e formuluar si një "paragraf kushtetues" i saj të vihet në axhendën e diskutimit e rikonfirmi­mit në tryezën e koalicioni­t për vendimmarr­je. Kjo do të thotë që koalicioni qeverisës PSLSI të kalojë me prioritet në zgjidhen e çështjeve të papërfundu­ara, të kryeje reformën zgjedhore, reformën në drejtësi etj., të zgjidhe krizën që imponohet nga opozita e djathtë dhe kërkesat ultimative të saj, me qëndrim të përbashkët dhe dialog të pandërprer­ë. Besoj se për këto qëllime të mëdha edhe në të ardhmen këto dy forca politike të së majtës shqiptare kanë një rrugë të përbashkët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania