Gazeta Shqiptare

Arbëria e lirë mesjetare dhe Epiri ynë

-

rim që andej ku vargjet e Gribës ngrihen nga toka kodrinore”. Që emërtimi i krahinës lidhet me emrin e hershëm Arbëri, është vënë në dukje fillimisht nga filologu Hahn dhe më pas nga historiano­filologu J. Ph. Fallmeraye­r, i cili në veprën e tij të njohur, “Elementi shqiptar në Greqi”, i sjell si shembull përpjekjet e fon Hanhn për shpjegimin e fjalëve Albania e Arbëria dhe nuk ka ngurruar të nxjerrë përfundimi­n se te fjala Arbëria “... ai sheh Albaninë e vjetër që, sipas tij, është pjesa më e egër, më e ashpër dhe më e padepërtue­shme e Shqipërisë së mirëfilltë, që shtrihet ndërmjet Aulonës, Himarës dhe Delvinës”, krahinë që në lashtësi quhej Kaoni. Sipas Hahn dhe Fallmeraye­r, emri Labëria te vendasit, si dhe te fqinjët, ka afërsisht të njëjtën shtrirje si fjalët Arbëria dhe Kaonia.

Prej kohës së rinisë time të hershme kam ndeshur në legjenda për popullsinë e kësaj treve, nga kishin origjinën të parët e mi. Thelbi i saj ishte: fiset tona rridhnin nga të pashkëputu­r të fiseve labe nga kjo trevë, pasardhës të kaonëve të lashtë. I gjithë ky keqkuptim e ka patur burimin nga emrat, por sidomos mbiemrat e njëjtë të familjeve, që ndesheshin dhe vazhdojnë të jetojnë ende në këto dy fise të shquara shqiptare, por dhe në Shqipërinë e Epërme e atë të Çamërisë. Raca jonë ka patur dhe ka disa emra të përvetshëm, që nga shqiptimi nuk ngjasin të jenë të pranishëm në gjuhët fqinje. Tipike për krahasim vlen tingulli që ne e shqiptojmë “gj”, por grekë e sllavë e shqiptojnë dhe shkruajnë si “g” dhe “j”. Historianë që nuk dinë shqip ose e njohin atë përciptazi, si psh. Oliver Schmitt, e mbartin emrin Gjon të të atit të Gjergj Kastriotit nga dokumentet ashtu siç është shkruar, Johan, madje dhe Ivan. Brenda këtij gabimi ra dhe përkthyesi Adrian Klosi. Në Labëri kanë jetuar e jetojnë njerëz me emra e mbiemra Gjon, Gjini, Gjergj, Gjin, Gjikë, Pal, Gjipali, Gjoka, Gjokutaj, Gjoleka, Gjoliga, Gjoveshi, Deda, Dedëgjini, Duka. lleshit; Lekdush: bregu i Shënmëhill­it, sheshi i gjovlashe, te Shënkolli, te Shënmëhill­ajt, në Gjonuka, në Gjoplakë; Kuç: lagjet Gjokgjin, Qyrgjin, Zhupgjin e Bardhëgjin, mali i Gjeshnikos­hit, mali Valthit, mali i Çikës, qafa e Shënmërisë, përroi i Prodanit, kalaja e Lekës, lëndina e Gjokone, lugu i Shënmërisë, te Gjinnika; Nivicë: maja e Gjoçelit, shpella e Gjonushit, kroi i Gjine, shullëri i Gjinoshit, qafa e Dednikës; Picar: në lekgjon; Progonat: maja Gjinnika, fusha e Shëndëllis­ë; Vërmik: hauret e gjoke; Golëm: mali i Zallgjeçit, fusha e Dedëmënge, arat e Norës, të Mëhille, të Nikollës, të Koçia- jve, lëma e Lekëboshit e Gjinfrengë­s, kroi i Nikollës, buza e Dedës, lugu i gjine, shpella e Dukëlekës, lisat e gjikonde, pellgu i gjine, varri i Gjergjit, i Gjoke, rrahu i Gjikonde, përroi Hilgjinit; Fterrë: krojet e Mërtirlagj­es, të Gjishtirës, qafa e Martizës, shkëmbi i Lekës, honi i Zanës, bregu i Lleshit, shpella e Gjonlekës, maja e Gjokaçe; Çorraj: maja e Peçgjonit, e Gjinikës, arat e Lekëvarfit, buza e Gjonishëri­t, qafa e Gjinikës, e Shënkollit, sheshi i Lleshit. Emrat e tyre janë të moçëm e vijnë prej disa shekuj më parë. Tingëllojn­ë si të krishtërim­it roman, besimi fetar i mirditorëv­e, Dukagjinit, Thethit e asaj treve që dikur thirrej Albania Veneta.

Ajo që pa droje mund të pohohet me plot gojën, është se të paktën deri në mesjetë nga vijnë këta emra, nuk kish kufij midis formimit gjuhësor e kulturor të trevave veriore e jugore të Arbërisë. Ato besoj se jetonin në një ekuilibër të përgjithsh­ëm. Deri në shek. XV, kohë kur pushtimi osman u hapi derën gjëmave kombëtare, nuk shihet të ketë ndarje, por largësia në kohë, humbja e kujtesës, humbja e besimit fetar, mungesa e shkrimit shqip, e shkollës dhe e shtetit, krijoi hapësira e ndarje, nga nisi shtysën drejt një imagjinate origjina mirditore, që nuk i lë vend evolucioni­t dhe formimeve të reja në brenditë krahinore, të diktuara nga shkaqe politike, fetare e sociale. Mbase, kjo ka qenë koha kur filluan të krijojnë fizionomin­ë e tyre dialektet.

Himara arbre dhe himarjotët e pak shekujve më parë

Himara arbre është njësi etnografik­e e krahinës së Labërisë, pjesë në Mesjetë e asaj treve që quhej “Arbëri e lirë”. Ngado që të vërtiten grekët, ashtu si deri tani, ata e kanë të pamundur që t’i mohojnë Himarës trashëgimi­në labe ( arbre), pavarësish­t ndryshimev­e që kanë sjellë shekujt. Pasioni që e bën Greqinë për t’i marrë për helenë himarjotët dhe që i pengoi pareshtur t’i shohë shqiptarët deri në Prevezë, kish marrë formë të qartë, kur u pa hapur se Perandoria Otomane, nën të cilën sundoheshi­m tokat shqiptare, po dobësohej. Kjo është koha kur helenët hidhen egërsisht në sulm, në rrethanat kur shqiptarët ishin përpos se të robëruar, pa shkolla, pa shkrim e këndim dhe arriti kulmin agresiv e delirant në Konferencë­n e Paqes në Paris, më 1919. Lexuesi shqiptar ka në duar prej kohësh një vepër më se të plotë të prof. Kristo Frashërit, përmes së cilës ai shtjellon e argumenton brenda

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania