Gazeta Shqiptare

Policët: Nuk kemi marrë pagesën për orët shtesë për 2016- ën

Më të "penalizuar", uniformat blu në rrethe. Ankesa edhe për rritjen e pagave "Janë paguar vetëm disa efektivë në Tiranë"

-

Ndonëse kanë kaluar tre muaj nga viti që lamë pas, pjesa më e madhe e efektivëve të policisë së Tiranës nuk kanë marrë ende paratë që u takojnë për orët shtesë apo ato suplementa­re. E ndërsa një pjesë e mirë e tyre në kryeqytet kanë mundur të marrin paratë muajt e parë të vitit të shkuar, efektivët e policive në rrethe kanë qenë të "penalizuar" për disa vite me radhë. Burime të besuara të "Gazeta Shqiptare" bënë dje me dije se uniformat blu të Tiranës nuk janë likuiduar ende me shumën e parave që u takon secilit për orët shtesë që kanë kryer jashtë orarit zyrtar. Sipas të njëjtave burime, mësohet se një pjesë e mirë e tyre nëpër komisariat­e kanë marrë para vetëm në muajt e parë të 2016- ës, ndërsa të penalizuar­it kanë qenë punonjësit e policisë jashtë Tiranës. Këta të fundit kanë të paktën 4 vite që nuk paguhen për orët suplementa­re. "Ende nuk kemi marrë pagesën për orët që kemi kryer jashtë orarit zyrtar në 2016- ën. Kurse një pjesë e efektivëve nëpër komisariat­e në Tiranë janë paguar në muajt e parë të vitit të shkuar", thanë burimet. Ndërkaq, në dhjetor të vitit të shkuar, burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë për "GSH" se deri në ditën e fundit të 2016- ës do të përfundoni­n pagesat për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kishin ende para pa marrë për sa u përket orëve shtesë, për orët suplementa­re, orët e natës, dietat, apo edhe për orët kur kanë qenë në stadi- um gjatë ndeshjeve të futbollit. "Deri në datën e fundit të dhjetorit do të jenë likuiduar të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit dhe shumat e parave që ata kishin pa marrë do të kalojnë në llogaritë e tyre bankare", thanë më datë 29 dhjetor të 2016- ës burimet për "Gazeta Shqiptare". Por, me sa duket, kjo gjë nuk është zbatuar, duke bërë që uniformat blu të kenë para të prapambetu­ra për të marrë. Ndërkaq, "GSH" ka biseduar me disa punonjës të policisë në kryeqytet e në rrethe, ku kryefjala e tyre ka qenë: "Jemi mësuar tashmë".

RRITJA E PAGËS

Më herët, gjatë aktiviteti­t "Policia e Gjeneratës së Re", ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se nga data 1 mars e këtij viti, do të ketë rritje page me rreth 17% për punonjësit e policisë, ose në vlerë absolute një rritje 10.070 lekë të reja. "Paga e inspektori­t në vitin 2017 bëhet 69 mijë lekë, pra krahasuar me vitin 2013, rritet 45 për qind. Rritja e pagës për të dytën herë brenda 3 vitesh, është investimi më i mirë i qeverisë për të mbështetur punonjësit e Policisë së Shtetit", - ka deklaruar më herët Saimir Tahiri. Ndërkaq, burimet e lartpërmen­dura pohuan dje për Gazetën, se pasi efektivët e policisë janë interesuar në zyrat e financës së policisë, kanë marrë përgjigjen se paga e punonjësve të policisë është rritur me 10.000 lekë të vjetra për secilin, plus 1% për vjetërsi pune. Sipas tyre, një efektiv i policisë i cili ka 1 deri në 2 vite punë brenda radhëve të policisë, do të marrë shtesë 14.300 lekë të vjetra.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania