Gazeta Shqiptare

Sekuestrim­i i 2 tonë kanabis në Mat, arrestohet 33- vjeçari

Policia: Ja kontrata noteriale për 5 dynymë tokë ku mbillej droga Operacioni "Kontenieri", në kërkim pronari i tokës

- Enver Doçi

Plot 2 tonë e 55 kg është sasia në fshatin Rreth Baz të rrethit të Matit. Një ditë pas operacioni­t të koduar "Kontenieri", janë zbardhur detaje të reja në lidhje me lëndën narkotike që u gjet në një tunel dhe në një kontenier në vendin e quajtur "Shullani i Vilës". Fillimisht u deklarua se sasia e drogës së sekuestrua­r ishte 800 kg. Ndërkohë, dje burime zyrtare nga policia lokale pohuan se lënda narkotike ishte mbi 2 tonë. Po të njëjtat burime bënë me dije se operacioni u finalizua me vënien në pranga të poseduesit të kanabisit, 33vjeçarit Andreja Gjinaj, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i tokës, E. D., 37 vjeç. Dyshohet se droga do të trafikohej jashtë vendit dhe se pjesë e grupit janë disa persona. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ( SHÇBA) është duke verifikuar edhe rolin e punonjësve të policisë lokale, për të parë nëse mbajnë përgjegjës­i në këtë rast.

OPERACIONI

Strukturat e Komisariat­it të Policisë Mat, bazuar në Planin e Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, "Mbi masat që duhen marrë për evidentimi­n dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave për kultivimin e bimëve narkotike, në sera, tunele dhe ambiente të tjera", kanë organizuar grupe kontrolli për këtë qëllim. Në kuadër të këtyre kontrollev­e, më datë 02.04.2017, në vendin e quajtur "Shullani i Vilës", në fshatin Rreth Baz, Mat, policia ka gjetur dhe sekuestrua­r në një tunel dhe në një kontenier në tokën e marrë me qira nga Andreja Gjinaj lëndë narkotike të papër- punuar ( degë, kërcell e gjethe, të futur nëpër thasë). Nga kontrolli i ushtruar në tunel u gjetën dhe u sekuestrua­n 73 thasë, ndërsa në kontenier u gjetën 139 thasë të mbushur me lëndë narkotike të papërpunua­r. Gjithashtu, po gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në brendësi të kontenieri­t edhe një kallashnik­ov. Në përfundim të veprimeve të para he-

timore të kryera nga specialist­ët për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Mat, është bërë arrestimi në flagrancë i 33- vjeçarit Gjinaj, banues në fshatin Rreth Baz. Ai akuzohet për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëv­e". Mësohet se Andreja Gjinaj kishte marrë me qira 5000 m2 tokë arë ( 5 dynymë) ku ishte mbjellë kanabisi. Ndërsa, është shpallur në kërkim pronari i ligjshëm i tokës, 37- vjeçari E. D., i cili i ka lëshuar me qira tokën e tij shtetasit të arrestuar. Grupi hetimor ka gjetur

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Mat
Droga e sekuestrua­r në Mat
 ??  ?? Faksimilja e kontratës mes pronarit të tokës dhe të arrestuari­t
Faksimilja e kontratës mes pronarit të tokës dhe të arrestuari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania