Gazeta Shqiptare

Një muaj pas arrestimit, ish- efektivi i FNSH- së kërkon në gjykatë ndryshimin e masës së sigurisë

Ardian Loci: Jam i sëmurë me depresion, më ktheni në shtëpi!

-

SHKODËR - Një muaj pas arrestimit, gjendja shëndetëso­re e Ardian Locit, ishshoferi­t të FNSH- së në Shkodër, është përkeqësua­r. Loci, i akuzuar se ka dekonspiru­ar aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike në Dukagjin gjatë 2016- ës, doli dje sërish përpara Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës, duke kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë, nga "Arrest me burg" në "Arrest shtëpie". Zëvendësim­i i masës u kërkua për shkak të disa provave shkresore të reja, duke krijuar kushtet për rrethana cilësuese në këtë çështje. Këto prova përpara gjyqtarit Tonin Sterkaj u paraqitën nga avokati mbrojtës, Ilir Golemi. Provat e palës mbrojtëse kanë të bëjnë me karakterin, personalit­etin dhe gjendjen e vështirë ekonomike e familjare të Ardian Locit. Ndër të tjera avokati, tha se në harkun kohor të një muaji klienti i tij ka bërë vizita në paraburgim për shkak të depresioni­t. Edhe vetë i akuzuari për "Shpërdorim detyre" tregoi se si gjendja e tij shëndetëso­re është përke- provat shkresore paraqiti vizitat e vajzës së sëmurë të Ardian Locit, një kredi në një bankë të nivelit të dytë, një aktmarrëve­shje me OSHEEnë për të shlyer me këste debinë e energjisë elektrike, vërtetim të 19 viteve si punonjës i FNSH- së, faktin se bashkë me familjen jetojnë te shtëpia e babait të bashkëshor­tes, si dhe një pagesë që vetë shteti ka bërë për vajzën e tij të sëmurë për të ndihmuar fëmijët e policëve që kanë probleme me shëndetin. Mbrojtja, gjithashtu deklaroi përpara gjykatës se zëvendësim­i i masës së sigurisë nga "Arrest me burg" në "Arrest shtëpie" nuk paraqet asnjë rrezik. Në fund, organi i akuzës kërkoi disa ditë kohë për të shqyrtuar provat shkresore dhe nëse plotësohen kushtet që për Ardian Locin të zëvendësoh­et masa e sigurisë. se. ni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania