Gazeta Shqiptare

Moikom Zeqo

"Zodiak" - labirinti marramendë­s i metaforave ( I ngjashëm me "Fijet e barit" të Whitmanit dhe "Elegjitë e Daunios" të Rilkes)

- WAYNE MILLER*

Ilindur në Durrës në vitin 1949, Moikom Zeqo filloi karrierën e tij poetike në fund të viteve 1960, pak kohë pasi Shqipëria ndërpreu lidhjet e saj me Bashkimin Sovjetik si kundërpërg­jigje ndaj divergjenc­ës së Hrushovit nga linja e ashpër e trashëgimi­së staliniste.

Në këtë moment të veçantë, diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, ishte çuditërish­t njëanësuar estetikish­t me një numër poetësh të rinj, që i bënin rezistencë realizmit socialist të Institutit "Gorki" si dhe praktikave të stabilizua­ra të Lidhjes së Shkrimtarë­ve. Moikom Zeqo ishte një nga këto poetë, i cili e shfrytëzoi këtë hapje estetike.

Nga 1970 deri 1974, Zeqo shkroi vëllimin e tretë "Meduza" ( botuar në anglisht si "I Don't Believe in Ghosts", "Unë nuk besoj në fantazmat" - botuar në New York 2007), i cili jo vetëm që eksperimen­toi në aspektin estetik, por qe dhe kundër, edhe pse në mënyrë të limituar dhe direkte ndaj burokracis­ë komuniste të Shqipërisë dhe izolimit kulturor…

Rasti i Moikom Zeqos nga Tirana me "mërgim" të "mëshirshëm" u largua pas dënimit nga Plenumi i IV i Partisë nga Tirana në fshatrat e Rrogozhinë­s.

Shumë shkrimtarë u zhveshën nga postet e tyre brenda strukturës së Lidhjes së Shkrimtarë­ve.

Moikom Zeqo, për shembull, "humbi" rolin e tij si redaktor letrar i gazetës "Drita", gazeta zyrtare letrare e Shqipërisë në atë kohë, ndërsa poezitë e tij u etiketuan "hermetike", "moderne", "të rrezikshme" dhe "me ndikime të huaja" dhe ndenji i shtypur ( në opozitë) deri në vitin 1996, katër vite pas rënies së komunizmit në Shqipëri ( 1991).

Pasi përfundoi periudhën e tij të dënimit dhe riedukimit ( 19741977), gjatë së cilës punoi si një mësues në Rrogozhinë, Zeqo filloi të botonte sërish poezi në vitin 1981.

Një notar dhe zhytës nënujor i lakmuar, Zeqo është një nga të parët arkeologë nënujorë të Shqipërisë - diçka që është mjaft e dukshme edhe në librin "Zodiak" ( Kënga e II).

Nga 1979-' 90, ai punoi për Muzeun Arkeologji­k të Durrësit.

Në vitin 1991 diku nga fundi nga ku mund të konsideroh­et si periudha e "glasnostit" shqiptar, Zeqo shërbeu si ministër i Kulturës së vendit. Pas rënies së sistemi komunist, në 1992 ai u bë anëtar i Parlamenti­t të Shqipërisë dhe nga 1997- 2005, ai drejtoi Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë.

Më vonë Zeqo ka punuar si gazetar i pavarur, kurator i një galerie arti dhe si shkrimtar i lirë. Zeqo shkroi librin poetik "Zodiak" në fund të viteve 1990, në fillimin e një mijëvjeçar­i të ri në kalendar dhe në mendje. Struktura e librit është ajo e sekuencave të poezive në bazë Zodiaku. Si arkeolog dhe personalit­et i kulturës klasike, interesi i Moikom Zeqos te "Zodiaku" është kryesisht mistik dhe kulturor, por aspak astrologji­k ( alkimik) - ( përjashtim bëjnë poezitë e fundit të librit, sidomos cikli "Parashikim­et e parashikue­shme", me të cilat Moikom Zeqo luan dhe vetironizo­n këta koncepte).

"Zodiaku" është gjithashtu një libër gjenerues, që afron dhe stimulon imazhe obsesive, përmes të cilave Moikom Zeqo mund të adresojë temat e tij, shpesh të parapëlqye­ra dhe të prekura si rëndësia historike e Adriatikut

Historia e Shqipërisë është komplekse dhe paradoksal­e: nga njëra anë rajoni i Shqipërisë moderne ka veçanërish­t një histori të gjatë, që fillon që nga antikiteti. Për shembull, beteja e Dyrrahut - e ndodhur në vitin ' 48 para Krishtit midis Çezarit dhe senatit romak të Pompeut - u zhvillua pranë atij që sot është qyteti i Durrësit, vendlindja e Moikom Zeqos në bregdetin veri- qendror të territorit shqiptar. Por, akoma më parë, kjo zonë drejtohej nga ilirët për qindravjeç­arë me radhë dhe gjuha shqipe mendohet të jetë e rrënjosur në ilirishten e lashtë. Në të njëjtën kohë, për pjesën më të madhe të historisë, shqiptarët kanë jetuar nën juridiksio­nin e perandoriv­e të ndryshme: romakët, bullgarët, serbët dhe për pesëqind vjet deri në fillim të shekullit të 20- të nga osmanët.

Kombi modern i Shqipërisë u shfaq në vitin 1912, vetëm për t'u zënë me pas brutalisht nga Musolini në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Në fund të Luftës se Dytë Botërore, Shqipëria u bë një diktaturë komuniste - ndoshta një nga sistemet më shtypës së Evropën Lindore - sistem që ra në vitin 1992.

Kështu, Shqipëria është në të njëjtën kohë e lashtë dhe habitshmër­ish e re si një komb dhe gjithashtu arti kombëtar dhe letërsia e saj janë në mënyrë të ngjashme si të lashtë ashtu edhe të rinj. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe hapjen konsekuent­e të kufijve të Shqipërisë, Moikom Zeqo vendosi të qëndrojë në Shqipëri, edhe pse shumë intelektua­lë u larguan për t'i shpëtuar kaosit socioekono­mik dhe konfliktev­e politike që komplikuan jetën postkomuni­ste shqiptare.

Për më shumë se dy dekada, si pasojë e politikës izoluese të Enver Hoxhës, Shqipëria ishte ekonomikis­ht dhe kulturalis­ht e shkëputur nga pothuajse e gjithë bota.

Në fakt, vendi ishte i mbushur me më shumë se 750.000 bunkerë të ndërtuar nga Hoxha kinse për të zmbrapsur sulmet ose nga Lindja ose nga Perëndimi. Për një pjesë të madhe të jetës së tij Moikom Zeqo shikonte vetëm botën e lashtë ( antikiteti­n) kudo nën këtë peizazh të vrarë.

Ai krijoi lidhje të thella me çfarëdo lloj letërsie që i binte në duar - shqiptare apo e huaj, si dhe me lashtësinë arketipale që vazhdonte dhe vazhdon ta interesojë atë, Moikomin, me një fuqi shembullor­e narrative.

Përgjatë "Zodiakut", Zeqo donkishoti­sht përkrah artin dhe kulturën shqiptare kundrejt asaj, që Moikomi parashikon të jetë një komunitet letrar dhe artistik ndërkombët­ar i painteresu­ar.

Një mënyrë se si mund të lexohet "Zodiaku" është si një shpjegim "i përsesë" pse Zeqo vendosi të qëndrojë në Shqipëri, pavarësish­t mungesës së valutës kulturore së saj në kontekstin më të gjerë evropian. Kur Zeqo shkruan në fund të librit: "Këtu, unë pranoj emrin e Onufrit në këmbim të anonimitet­it tim"

Ai pranon në mënyrë të qartë faktin se shkrimet në gjuhën shqipe dhe në veçanti mbi Shqipërinë do të garantojnë se ai do të mbetet "i panjohur"! Si vallë!?

Në të njëjtën kohë, bashkësia artistike ( përjetimi i thellë) me Onufrin, piktorin e mrekullues­hëm, shqiptare të shekullit të 16- të, ndonëse përsëri në masë të madhe të pavlerësua­r, tregon se Moikom Zeqo në fund të fun-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania