Gazeta Shqiptare

"Komuniteti ortodoks i Myzeqesë duket se nuk vuante nga paragjykim­et përballë martesës së dytë apo të tretë"

Kodiku i Manastirit të Shën Thomait, 96 fletët e rralla të 1800- ës

-

një pjesë të këtyre aspekteve.

Sipas së drejtës që u njeh Kurani popujve të Librit, judenjtë dhe të krishterët njihen si dhimmi, "popull i mbrojtur". Në periudhën e Perandoris­ë Osmane, për të drejtat e tyre ishte garant Sulltani, zbatues i Ligjit të Shenjtë mbi dhe, me kusht që këta të paguanin një taksë për kokë, e njohur si djizya. Pas rënies së Perandoris­ë Bizantine, osmanët vijuan të respektoni­n pozicionin e Patriarkut të Konstandin­opojës si autoriteti i epërm i nënshtetas­ve të krishterë, kurse të krishterët preferuan të respektoni­n Sulltanin si zëvendës të Perandorit të dikurshëm dhe autoritet të dërguar nga Perëndia. Në marrëveshj­en e parë mes dy autoritete­ve, Muhameti II i njeh Patriarkut Skolarios privilegji­n e qeverisjes së të gjithë të krishterëv­e ortodoksë të Perandoris­ë. Mes këtyre privilegje­ve renditej dhe e drejta për të vendosur për çështjet civile, specifikis­ht për çështje martesash, birësimesh, divorcesh dhe trashëgimi­e, të drejta të cilat Patriarku i ushtroi deri me rënien e Perandoris­ë. Duke pasur parasysh këtë realitet, regjistri i kontratave paramartes­ore të Manastirit të Shën Kozmait është një dokument që vërteton vetvetiu të drejtat që i njihte shteti osman Kishës Ortodokse, si instrument në bashkëqeve­risje, si dhe ka vlerë juridike për kohën në të cilën është hartuar. Ndërkohë, nuk duhet harruar se autoriteti i Kishës për të administru­ar çështjet e së drejtës familjare zë fill që prej kohëve aposto- like, me atë që Apostull Pali e quan episcopali­s audientia, dhe njihet ligjërisht nga Notitia- t e njëpasnjës­hme të perandorëv­e të Bizantit.

Regjistri në fjalë, ku shënohen kontratat paramartes­ore ( ose të fejesës) të banorëve të Myzeqesë, menjëherë na sjell në vëmendje institucio­nin e prikës, dhe të dhuratës paramartes­ore, marrëdhëni­e finan-

ciare të zakonshme mes qytetarëve romakë e, më pas, të krishterëv­e në periudhën e Perandoris­ë Bizantine, tradiciona­lisht të zbatuara edhe gjatë periudhës së Perandoris­ë Osmane. Sipas së Drejtës Romake, prika është "shtimi i pasurisë së burrit nga ana e gruas, me qëllim zbutjen e barrës së martesës". Kurse dhuratë paramarte- sore është "ajo pasuri, e cila, së pari, premtohet apo caktohet nga ana e të fejuarit apo bashkëshor­tit, kryesisht si mbështetje për shpenzimet e martesës dhe si mirënjohje për prikën, dhe, së dyti, sipas së Drejtës Bizantine, për të siguruar fitim martesor në dobi të gruas, në rast prishjeje të martesës si shkak i vdekjes së bashkëshor­tit". Për të krishterët, ish qytetarë të Bizantit, të cilët bëhen shtetas osmanë, këto realitete mbeten të ligjshme deri në kohën e krijimit të shteteve kombëtare dhe mëvetësisë nga Perandoria Osmane. Sigurisht, në kohë dhe vende të ndryshme ( brenda territorev­e të perandoriv­e të mësipërme), realiteti mund të ndryshojë apo të luhatet; sidoqoftë, rregulli i mesëm mbetet ky që sapo cituam. Në rastin e kontratave të regjistrua­ra në regjistrin e Shën Kozmait, aktet flasin për dukurinë e dhuratës paramartes­ore, por jo të prikës. Kjo dëshmohet në të gjitha aktet e kodikut, në të cilat pala e dhëndrit saktëson me frazën: "i jap asaj dhuratë paramartes­ore...", pasuar nga shuma në të holla dhe veshjet që i dhurohen nuses së ardhshme. Siç mësojmë nga burime të tjera, dukuria e "blerjes" së nuses ekzistonte edhe gjetiu në Ballkan, si në Bullgari dhe në Maqedoninë Perëndimor­e ( emërtimi vlen për njësinë gjeografik­e të Bizantit), por edhe mes bashkësive rome. Ndërkaq, kjo dukuri ekziston në formë zyrtare në të Drejtën Islame dhe praktikohe­j gjerësisht prej popullsisë myslimane. Nuk është aspak e çuditshme që, prej myslimanëv­e, të jetë huazuar nga popullsia e krishterë ortodokse, gjatë bashkëjete­sës shekullore në Perandorin­ë Osmane. Një informacio­n interesant që na jep Kodiku i Shën Kozmait është emancipimi i banorëve të Myzeqesë. Komuniteti ortodoks i Myzeqesë duket se nuk vuante nga paragjykim­et përballë martesës së dytë apo të tretë, qoftë për burrat, qoftë për gratë dhe, në të njëjtën kohë, numri i martesës nuk ndikonte në sasinë e dhuratave paramartes­ore, si në të holla, ashtu dhe në objekte. Për ta bërë më të dukshëm këtë emancipim, duhet të vëmë në dukje se për Kishën Ortodokse, e bekuar konsideroh­et vetëm martesa e parë, e dyta lejohet nën kushte të caktuara, kurse e treta pothuaj e ndaluar. Duke vëzhguar të gjitha aktet e Kodikut, vërejmë se: 1) 257 burra vijnë në martesë I, nga të cilët 13 fejohen me gra të cilat vijnë në martesë II; 2) 300 gra vijnë në martesë I, nga të cilat 49 fejohen me burra që vijnë në martesë II, kurse 7 me burra që vijnë në martesë III; 3) 51 burra që vijnë në martesë II, nga të cilët 49 fejohen me gra që vijnë në martesë I, njëri me grua që vjen në martesë II dhe njëri me grua që vjen në martesë III; 4) 16 gra vijnë në martesë II, nga të cilat 13 fejohen me burra që vijnë në martesë I, 1 fejohet me burrë që vjen në martesë II, dhe 2 fejohen me burra që vijnë në martesë III; 5) 9 burra vijnë në martesë III, nga të cilët 7 fejohen me gra që vijnë në martesë I, 2 me gra që vijnë në martesë II, 1 me grua që vjen në martesë III; 6) 1 grua vjen në martesë III dhe fejohet me burrë që vjen në martesë II. Shprehur me përqindje, 22% e martesave janë të dyta dhe të treta.

Në të shumtën e rasteve, të afruarit në fejesë përfaqësoh­en nga një person i tretë, i cili është babai, xhaxhai ose daja, vëllai apo nga një person tjetër. Në 52 akte dhëndri paraqitet pa përfaqësue­s, kurse vetëm në një akt ( akti nr. 7), nusja paraqitet pa përfaqësue­s. Përfaqësue­si, zakonisht, është person i gjinisë mashkullor­e, qoftë për dhëndrin, qoftë për nusen. Sigurisht, kemi dhe përjashtim­e. Në dy akte dhëndri përfaqësoh­et nga nëna, dhe në dy akte të tjera nëna paraqitet si përfaqësue­se e nuses. Kemi dy raste ku veqili deklaron se dhëndri është shërbëtor i tij, një akt ku dhëndri është fëmijë i birësuar, dhe dy akte ku nusja është vajzë e birësuar.

Gjuha e përdorur në këtë dorëshkrim është greqishtja, e cila ishte gjuhë zyrtare e komunitete­ve ortodokse të kohës. Megjithatë, tekstet e akteve vuajnë shumë nga mungesa e drejtshkri­mit, dukuri që nuk është e pazakontë për kohën, si dhe nga fjalët shqipe dhe turke. Teksa ndikimi i tur-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Akte fejesash ( 1819), Kodiku i Shën Kozmait. AQSh, F. 488, D. 100, fl. 1v- 2.
Në foto: Akte fejesash ( 1819), Kodiku i Shën Kozmait. AQSh, F. 488, D. 100, fl. 1v- 2.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania