Gazeta Shqiptare

Basha: Qeverisja jashtë ligjit është tirani, du‘ het përmbysur

Kreu i PD, në ditën e 50- të të protestës: Ky kryeminist­ër injorant ‘ Vetingu, asgjë s'ka ndryshuar, procedura- fasadë’

-

Kryetari i PD- së, Lul zim Basha deklaroi dje, se Edi Rama nuk do ta ketë kurrë në dorë drejtësinë dhe PD- ja nuk do të jetë kurrë alibia. Ndërkohë ai la të kuptohet se Grupi Parlamenta­r i PD- së nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzako­nshme të Kuvendit ditën e martë, kur pritet të ngrihen institucio­net e vetingut. I pyetur nga gazetarët, Basha tha: "Por çfarë ka ndryshuar që të ndryshojë qëndrimi ynë? Asgjë nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk do të ndryshojë, edhe me procedurat- fasadë të një vetingu- fasadë, pa shporrur republikën e krimit përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme". Basha tha se, kryeminist­ri Rama është i vetëdijshë­m se me votë popullore nuk mund të dalë i fituar përpara shqiptarëv­e, e se për këtë, shpresa e tij e vetme është ruajtja e lidhjes së ngushtë me krimin dhe përmes tij të mbajë pushtetin. "Ky është kryeminist­ër injorant, delirant e arrogant, nuk është thelluar se kopertina ka qenë formimi i tij, kopertina dhe fasada është mundësia e tij e vetme për të qëndruar në pushtet", - tha Basha. "Plani i republikës së vjetër është të ruajë me çdo kusht status quo- në", - tha Basha. Kryetari Basha tha se, kush e ka përjetuar qëndresën popullore, që sot hyri në ditën e 50- të të saj, ka krenarinë të jetë pjesë e një qëndrese qytetare e cila nuk iu dorëzua së keqes dhe i dha zë shpresës dhe forcës së një populli që sot ngrihet bashkë kundër saj. "Kryeminist­ri thotë që do bëjë shtet. Shtetin Edi Rama e ka bërë. Ky është shteti i Edi Ramës dhe, siç e dini fare mirë, asgjë nuk ka për të ndryshuar për këtë shtet nëse ne e lejojmë tiraninë e krimit të vazhdojë të diktojë jetët e shqiptarëv­e. Ky është shteti i Edi Ramës. Kriminelë në parlament, kriminelë në krye të bashkive, Eskobarë në krye të Policisë, Doganave, Tatimeve", - theksoi Basha. "Por, - shtoi ai, - e bënë këtë vetëm e vetëm sepse kishin mbështetje­n, bekimin dhe mbrojtjen poli- tike të kryetarit të tyre të krimit në pushtet, që është Edi Rama". Lulzim Basha tha se vendosmëri­a e qytetarëve është edhe garancia se nuk largohen nga kjo betejë pa fitoren e plotë të kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. "Përkundër ofshamave të prindërve, përkundër dëshpërimi­t të rinisë, nuk ju dorëzuam këtij fati të keq, por duke marrë forcë nga virtytet më të pastra të shqiptarit ndër shekuj i dhamë zë, shpresë dhe forcë një populli i cili nuk dorëzohet, një populli i cili nuk nëpërkëmbe­t nga e keqja, por çohet, ngrihet së bashku për ta mposhtur të keqen. Detyrat tona janë të qarta: ta ndalim tiraninë. Qeverisja jashtë Kushtetutë­s dhe jashtë ligjit është tirani dhe tiranitë ndalen ose përmbysen. Ky shtet i vjetër jo vetëm që nuk do të qëndrojë në këmbë, por nuk do t'i mbijetojë as orës së parë të republikës së re që po vjen me zgjedhjet të lira dhe të ndershme. Ky është kuptimi, ky është mesazhi, kjo është deviza e betejës sonë tash 50 ditë dhe i tillë do të mbetet qëndrimi, e tillë do të mbetet qëndresa dhe vendosmëri­a e kësaj lëvizjeje popullore deri në fitoren totale të kësaj beteje", - u shpreh Basha më tej.

Lulzim Basha tha se vendosmëri­a e qytetarëve është edhe garancia se nuk largohen nga kjo betejë pa fitoren e plotë të kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha, te “çadra e lirisë”
Kreu i PD- së Lulzim Basha, te “çadra e lirisë”
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania