Gazeta Shqiptare

Komisionet e vetingut, Kuvendi seancë të jashtëzako­nshme më 11 prill

Drejtuesja e ONM poston zarfin konfidenci­al me emrat e kandidatëv­e

-

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të martën, më 11 prill, në orën 18: 00, në një seancë të jashtëzako­nshme plenare, për të diskutuar dhe miratuar ngritjen e komisionev­e të vetingut. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u dërgoi dje një letër kryetarëve të grupeve parlamenta­re, ku u kërkon që deri në orën 16: 00 të së martës ata të sjellin emrat e përfaqësue­sve për komisionin ad hoc. Sipas njoftimit zyrtar nga Kuvendi, rendi i ditës parashikon dy projektven­dime: "Për procedurat parlamenta­re për funksionim­in e komisionev­e ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit "Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e", dhe të projektven­dimit "Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimi­n e kandidatëv­e për institucio­net e rivlerësim­it". Dje, vetë shefja e ONM- së, Genoveva Ruiz Calavera postoi në rrjetet sociale fotografin­ë e zarfit me mbishkrimi­n "konfidenci­al", ku janë emrat e seleksionu­ar të kandidatëv­e që plotësojnë dhe nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e këtyre komisionev­e të vetingut. "Është e rëndësishm­e të kemi një sistemin gjyqësor të besueshëm për qytetarët dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë", shkruan Calavera. ONM- ja i dorëzoi te Totozani reko- mandimet e reja për procesin e formimit të institucio­neve për rivlerësim­in e figurës të njerëzve të drejtësisë ( vetingut). Pak ditë më parë, Avokati i Popullit publikoi listën emërore të 84 kandidatëv­e që kualifikoh­en për institucio­net e vetingut dhe 104 të tjerëve që nuk kanë arritur të përmbushin kriteret e kërkuara nga ligji. Nga këta 84 vetë, ONM- ja ka dhënë rekomandim negativ për 17 persona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania