Gazeta Shqiptare

Rama: Humbim shumë nëse biem në grackat e bulevardit në Tiranë

Replikat për urën e Bunës, kryeminist­ri: Fle si Luli. Ademi: Bëre autogol "Qeveria nuk është karrige, por përgjegjës­i"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u "përplas" dje me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në lidhje me rikonstruk­sionin e urës së Bunës. Ndërsa ishte në një takim me të rinj shkodranë që votojnë për herë të parë, kreu i qeverisë kritikoi kryebashki­aken e këtij qyteti për punët e pabëra në këtë qytet. "Kur po vija, kam postuar urën e Bunës. ' Nuk kena lek!' thotë; po ura e Bunës nuk ka nevojë për lekë, ka nevojë vetëm ta duash Shkodrën. Të bësh një riparim. Tani Voltanë, ose rregullo urën e Bunës për një javë, ose do ta rregullojm­ë ne, ndërtim pa leje!" - paralajmër­oi kryeminist­ri. I menjëhersh­ëm qe reagimi i kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Ademi. "Kryeminist­ër, sa herë flet për Shkodrën, ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundërshta­r politik. Edhe një grusht njerëzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e Bunës është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni ta shkatërron­i Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E këtë lojë e kanë kuptuar të gjithë", - u shpreh Ademi, duke publikuar shkresën që i kishte dërguar Ministrisë së Mbrojtjes. "Nëse ke dashuri për Shkodrën, atëherë, mos e shkatërro, siç po bën, për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë të drejtosh Shkodrën, në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro këtu në Shkodër përballë meje!" - i tha Ademi, Ramës. Ndërsa Rama, duke postuar një foto ku shfaqen plehrat pranë urës së Bunës, shkroi në "FB": "Voltana, ti në Bashkinë e Shkodrës nuk bën asgjë më shumë sesa ç'bëri Lulzimi në Bashkinë e Tiranës, d. m. th. vetëm fle, dhe në jetë nuk bën asgjë më shumë sesa ç'bën Lulëzimi në çadër, d. m. th. flet, por nuk mban përgjegjës­i për çfarë thua! Po njësoj si Lulzimi, ti i jep shumë rëndësi vetes duke menduar se unë jam kundërshta­ri yt. Por në fakt unë jam thjesht kundërshta­ri i dembelëve që u punon gjuha, jo truri, i parazitëve që u punon goja, jo zemra, i karagjozëv­e që u punon djallëzia, jo qytetaria", - u shpreh kryeminist­ri. "Ndërkohë unë i shkreti do vazhdoj thjesht të mundohem të të zgjoj nga gjumi, sa herë flas për Shkodrën, sepse më dhimbset Shkodra, jo se dua të hakmerrem për ëndrrat e tua të rehat-

shme. Po që të mos e zgjas, se do jesh duke fjetur, fatmirësis­ht kam shahit disa kolegë të tutë demokratë që nuk ngjajnë as me Lulzimin, as me ty, nga Tropoja në Përmet!" - i tha Rama. Rama i sqaroi se "Ura e Bunës është simbol i qytetit, jo aset i ushtrisë". Në këtë mes reagoi edhe Ministria e Mbrojtjes. "Ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë

detyrim të ndërtojë ura, edhe pse vullnetari­sht u jemi përgjigjur kërkesave të pushtetit vendor duke ndërhyrë për ndërtimin e tyre kudo ku vlerësohet se i shërbejnë lëvizjes strategjik­e. Për sa i përket urës së Bunës në Shkodër, bëjmë me dije se ajo nuk është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. "Zgjedhje nuk diskutohet që në 18 qershor, - lëreni se çfarë thonë dhe unë mendoj se do vijnë në zgjedhje, por edhe po nuk erdhën, është zgjedhja e tyre. Por drejtësinë ata nuk e marrin dot peng! Por shtetin, Shqipërinë nuk e ndalojnë dot më të bëhet shtet, se boll e ndaluan 25 vjet me radhë", - u shpreh dje, Rama.

ZGJEDHJET

Ndërkaq, gjatë takimit që pati me të rinjtë, Rama u shpreh qartë se zgjedhjet do të jenë më 18 qershor, pavarësish­t nëse vjen apo jo PD- ja. "Kjo është luftë për Shqipërinë që duam! Kjo është luftë për të përcaktuar nëse këtu në këtë vend do ketë shtet, nëse qytetarët e këtij vendi do kenë drejtësi", - tha Rama, sipas të cilit, "kjo është një luftë që nuk bëhet duke i ikur popullit. Të thuash që, ' jo, këtë nuk e vendos populli, këtë e vendosim ne'. Po kush jemi ne që vendoskemi që të mos paraqitemi në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta përpara gjykimit të popullit?!" Duke i kthyer përgjigje aleatit të tij Ilir Meta, Rama u shpreh: "I keni dëgjuar kur thonë, ' hajde të lëshojmë ne ca vende që t'i zënë këta'? Po mirë, çfarë është qeveria? Hotel Rozafa? Disa dhoma i lëshojmë ne që të futen disa të tjerë! Po kur thonë, ' por jo, se ne s'jemi të lidhur me karrigen'? Qeveria nuk është karrige! Qeveria është përgjegjës­i përpara popullit! Lëshon këtë përgjegjës­i, ka lëshuar popullin e vet në dhëmbët e së panjohurës! Të jesh kryeminist­ër i vendit nuk është të jesh i privilegju­ar sepse ke suitën e Hotel Rozafës edhe tani ' dil nga suita, të fusim edhe këta, që ta bëjnë edhe këta një dush sepse kanë 50 ditë në çadër'! Të jesh kryeminist­ër i një vendi do të thotë të mbash përgjegjës­i përpara njerë- zve që kanë përcaktuar këtë detyrë", - u shpreh Rama. "Ka shumë për të humbur, nëse ne biem në grackën e bulevardit të Tiranës dhe bëhemi bashkë në tavolinën e rakisë të katundit politik dhe mediatik dhe fillojmë dhe ne rrjepim pula, hedhim pula e bëjmë sikur ushqejmë popullin me pula", - u shpreh Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania