Gazeta Shqiptare

Spiropali: Qeveri e besimit të pabesive. "Plas" sherri me LSI, Dritan Ylli: Provokim

-

të PS- së dhe LSI- së shkëmbyen dje repli ka në distancë mes njëri- tjetrit. Sekretarja për Rininë në PS, Elisa Spiropali u shpreh dje, nga Shkodra, në prani të kryeminist­rit Rama se, "nuk duam një qeveri teknike. Nuk duam një qeveri të besimit të pabesive. Duam një qeveri të Edi Ramës. Më 18 qershor do t'u tregojmë të gjithëve se jemi më shumë më 18 qershor se në 23 qershorin e vitit 2013". Menjëherë pas kësaj reagoi një nga drejtuesit e LSI- së, anëtari i kryesisë, Dritan Ylli. Si i ngarkuar për qarkun e Shkodrës për LSI- në, Ylli shkroi në "Facebook": "Dikush tha sot( dje) në Shkodër, që nuk duam ' qeverinë e besimit, të pabesive'… Por, a ka pabesi më të madhe të flasësh në Shkodër, djepin e demokracis­ë dhe të pluralizmi­t, me retorikë përjashtue­se dhe arrogante? A ka provokim më të idhtë për shkodranët dhe gjithë shqiptarët të kërkosh të kthesh prapa historinë e të hysh në zgjedhje pa opozitën, pavarësish­t emrit të forcës politike që përfaqëson atë?", shkroi Ylli. Nga ana tjetër, deputetja e LSI- së, Kejdi Mehmetaj u shpreh më pas: "Nuk e kuptoj çfarë e shqetëson kaq shumë Elisa Spiropalin me besimin. Falë besimit dhe përgjegjsh­mërisë do të mund t'i vijë radha edhe Elisës këto zgjedhje. Falë besimit që ne propozojmë dhe dekriminal­izimit, do dalin nga skena politike ca të tjerë të partisë së saj që nuk i hapnin rrugë". Por, replikat kanë vijuar me një tjetër reagim të Spiropalit në "FB": "Kejdi, nuk dua të debatoj me ty, se kam qenë në moshën tënde, kur kujtoja se i dija të gjitha".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania