Gazeta Shqiptare

Fyerjet me SMS/ Kosta, sherr me Spahiun: Do ta provosh b… time

Deputeti i PS kërkoi autorizim për gazin, zyrtari i LSI: Ik or ti "Qytetarët kanë trajtim skandaloz nga zyrtarët e LSI"

- Njoftim Njoftim

Deputeti i PS- së, Vladimir Kosta dhe ai i LSI- së, Përparim Spahiu kanë fyer njëritjetr­in me SMS, pas një kërkese që deputeti socialist i ka bërë të vëllait të aleatit që njëherësh është drejtor i përgjithsh­ëm i DPSHTRR- së. Deputeti Kosta postoi dje edhe mesazhet që kishte shkëmbyer me kolegun e LSIsë, pasi i kishte kërkuar numrin e të vëllait, drejtor. "Në emisionin e së enjtes, ' Të Paekspozua­rit', unë dhashë opinionin tim lidhur me bashkëjete­sën PS- LSI. Pas disa reagimeve që pati për qëndrimin tim ndaj aleancës me LSI- në, e ndjej të nevojshme të sqaroj të gjithë socialistë­t për arsyet se pse jam kategorik kundër këtij koalicioni", e nis postimin e tij në "FB" Vladimir Kosta. "Në intervistë thashë se bashkëqeve­risja ka qenë armiqësore, sidomos mes radhëve të deputetëve të PS dhe LSI. Po ju sjell një rast për ta vërtetuar këtë që them dhe që lidhet pikërisht me deputetin Përparim Spahiu, i cili në emision tha se ' PS duhet t'i jetë mirënjohës­e LSI'?! I vëllai i deputetit të LSI është drejtor i përgjithsh­ëm i DPSHTRR- së. I telefonova një ditë drejtorit që të pajisesha me një autorizim që vërtetonte se makina ime ishte me impiant gazi. Është një procedurë teknike e thjeshtë dhe brenda rregullave. Të nesërmen do bëja një rrugë të gjatë dhe doja që të mos kisha probleme në pikat kufitare", - tregoi Kosta. Ai vijoi postimin e tij: "Telefonata ime me drejtorin: Përshëndet­je drejtor, jam Vladimir Kosta, më duhet një autorizim për një impiant gazi etj., etj.,… Përgjigjja e drejtorit ( siç duket nën efektin e alkoolit gjatë vaktit të drekës ishte): ' Ik or ti

me gjithë autorizim…'. Nuk reagova, dëgjova të qeshurat e tyre në tavolinë dhe thashë se do jetë ndonjë keqkuptim". "Por realisht u shqetësova për këtë mënyrë

komunikimi dhe fill pas kësaj fyerjeje mora në telefon të vëllanë, deputetin Përparim Spahiu. Duke menduar se jemi kolegë dhe për më tepër aleatë, i thashë

edhe me pak humor: ' O Rimi, more ky Ylli ka pirë!?' Por në vend të një sqarimi normal, deputeti i LSI- së, që duket se i di problemet e të vëllait për pijet alkoolike, m'u kundër-

vu ashpër, me gjuhën e një rrugaçi, duke më kërcënuar edhe në emër të dibranëve! Deri në atë moment dija që Dibra mbahet për njerëz me kulturë dhe intelektua­lë, dhe jo për të fortë. Nuk e dija edhe që vëllezërit Spahiu ' të marrkan gjak në vetull' - siç thotë populli", - rrëfeu deputeti Kosta. "Kur një deputet i PS merr këtë përgjigje, mendoni çfarë heqin socialistë­t e thjeshtë në zyrat e

LSI! Çfarë borxhi u kanë socialistë­t këtyre të LSI të sillen në këtë mënyrë?! Ka raste pa fund se si socialistë­ve u përplasen në fytyrë zyrat e shtetit nga drejtuesit e LSI. Kjo është bashkëjete­sa mes PS dhe LSI? Për këtë duhet t'u jemi mirënjohës këtyre të LSI?", - deklaroi deputeti i PS- së, duke theksuar se edhe qytetarë të tjerë kanë pasur trajtim skandaloz nga zyrtarët e LSI.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania