Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 12 tonë kanabis në Përmet

Droga e siguruar në zonat përreth, Korça dhe Skrapari. Dyshohet për policë të përfshirë në aktiviteti­n kriminal Shpallet në kërkim personi që administro­nte objektin dhe 4 të tjerë

-

Një sasi rekord droge është sekuestrua­r dje në fshatin Pagri të Përmetit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se rreth 12 tonë kanabis sativa u gjet në një magazinë, e futur në thasë. Mësohet se në operacioni­n masiv ( ka vijuar për disa orë) morën pjesë Antidroga, Forcat e Posaçme Operaciona­le, Drejtoria e Policisë Gjirokastë­r, SHÇBA dhe Policia e Përmetit. Sipas burimeve të mësipërme, pas peshimit, rezultoi se në magazinë kishte 11 tonë e 850 kg lëndë narkotike. Ndërkohë, burimet e mësipërme deklaruan se është identifiku­ar dhe shpallur në kërkim personi që administro­nte objektin ku u gjet sasia e madhe e kanabisit si 4 persona të tjerë. Ndërsa janë shoqëruar dhe marrë në pyetje edhe disa banorë të zonës që dyshohet se kanë pasur dijeni për drogën.

OPERACIONI

Pas informacio­neve të siguruara në rrugë opera- tive se në një magazinë ishte fshehur një sasi e madhe droge, policia ka ndërmarrë një super- operacion në fshatin Pagri të Përmetit. Uniformat blu kanë ushtruar kontroll jo vetëm në magazinën ku u gjetën dhe u sekuestrua­n 409 thasë me kanabis, por në të gjithë zonën. Mësohet se droga ishte në proces tharjeje, gati për t'u trafikuar. Sipas burimeve të mësipërme, magazina ndodhet në një zonë të thyer, pranë një gryke mali. Vetëm para dy muajsh, magazina është kontrollua­r nga policia në prani edhe të personit që administro­n objek- tin, i cili ka firmosur në procesverb­al. Por, në atë kohë rezultoi se ishte bosh. Sipas hetuesve të çështjes, droga mund të jetë transportu­ar nga zonat përreth, por edhe nga Korça dhe Skrapari, nga frika e kontrollev­e të policisë. Pas operacioni­t të djeshëm, blutë shpallën në kërkim personin që administro­n magazinën si dhe 4 persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije për shkak të sekretit hetimor. Ndërsa, dyshohet që magazina zotërohej nga tri grupe kriminale. Gjithashtu, dyshohet edhe për efektivë policie të përfshirë në këtë ak-

tivitet kriminal. Ndaj dhe në operacion ka marrë pjesë dhe SHÇBA ( Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave). Policia dhe prokuroria po punojnë intensivis­ht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien në pranga të autorëve të krimit.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Përmet
Droga e sekuestrua­r në Përmet
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania