Gazeta Shqiptare

Të ardhurat nga turizmi, 1.5 miliardë euro në një vit

Ekonomi: Qeveria uli TVSH- në, 4.7 mln turistë vizituan Shqipërinë në 2016- ën Panairi i turizmit mesdhetar, për herë të parë në Tiranë

-

Vendimi i qeverisë për uljen e TVSH- së në sektorin e turizmit pritet të reflektohe­t në rritje të cilësisë së akomodimit e shërbimit. Shqipëria priti rreth 4 milionë e 7 qind mijë turistë dhe për këtë vit pret një rritje të numrit të tyre. Shqipëria shënoi nivelin më të lartë të të ardhurave nga turizmi në 2016- ën me më shumë se 1.5 miliardë euro dhe një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat janë bërë të ditura dje gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit të Parë Mesdhetar i Turizmit, në "Expocity" në Tiranë, i cili synon ta fusë Shqipërinë në kalendarin ndërkombët­ar të panaireve, si dhe të jetë një pikë takimi i një rëndësie rajonale mes subjekteve që operojnë në këtë sektor. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es, znj. Milva Ekonomi, e cila në mënyrë simbolike preu dhe shiritin e këtij panairi të parë, duke uruar që ai të bëhet i përvitshëm dhe të sjellë një vlerë të shtuar në turizmin shqiptar. Në këtë panair janë 72 stenda dhe rreth 120 subjekte, ku risi është prezantimi i secilës bashki të vendit, që nga Malësia e Madhe e deri në Sarandë. Produktet e paraqitura në këtë panair janë nga më të larmishmet, që nga paketat turistike, produktet e kulinarisë, kostumogra­fisë, punimeve artizanale e gjithçka tjetër të bukur dhe me vlerë që ka vendi ynë. Gjithashtu, merrnin pjesë agjenci turistike nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, nga Italia, nga Greqia, të përfaqësua­ra nga ambasadat që i takojnë zonës së Mesdheut. Ky panair që do të zgjasë dy ditë ( 8- 9 prill) u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregti- së dhe Sipërmarrj­es me bashkorgan­izatorë Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Unioni Turistik Shqiptar dhe Shoqata Turistike Shqiptare. Në ceremoninë e hapjes, ministrja Ekonomi mbajti një fjalë, ku përshëndet­i gjithë të ftuarit dhe pjesëmarrë­sit. Ajo u shpreh shumë entuziaste, që më në fund Shqipëria ia doli të organizojë një panair të sajin

dhe të mos jetë thjesht pjesëmarrë­se në panaire turizmi në botë. Duke shfrytëzua­r këtë mundësi, ministrja ndau gjithë arritjet e Shqipërisë në turizëm, veçanërish­t vitin e fundit, të cilat kanë qenë të shumta dhe e kanë renditur Shqipërinë

mjaft mirë në zhvillimin e këtij sektori, hapjen e vendeve të punës, sigurinë dhe hapjen e Shqipërisë, pra brandimin e saj në botë. "Sot në këtë panair kam dhe një lajm shumë të gëzuar për të gjithë ata që janë sipërmarrë­s turistikë në pjesën e seg- mentit të sipërmarrj­eve akomoduese. Ju dëgjuat që qeveria sapo kaloi për miratim në Kuvend ligjin për uljen e TVSH- së në strukturat akomoduese, i cili zbret nga 20 për qind në 6 për qind. Ky është një lajm shumë i mirë. Por, padyshim që është një lajm shumë i mirë edhe raporti që publikoi ' World Economic Forum', para dy ditëve, për indeksin e konkurrues­hmërisë në sektorin e turizmit dhe udhëtimeve, ku Shqipëria u rankua në 15 vendet që kanë bërë progres në fushën e turizmit, duke përmirësua­r pozicionin e vet me 8 pikë. Kështu që për ta gjithë ata që janë sipërmarrë­s turistikë, padyshim që këto janë lajme shumë të mira", - tha Ekonomi. Nga ana tjetër, një lajm i rëndësishë­m është që edhe në matjet që bëjnë institucio­net shqiptare si Banka e Shqipërisë nëpërmjet bilancit të pagesave tregojnë se kontributi i këtij sektori në ekonominë e vendit është duke u rritur. "Në përgjithës­i, sektori i turizmit në vitin 2016 kontribuoi me 7% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, punësoi në totalin e vet 267 mijë individë, të cilët nuk hyjnë vetëm në punësimin direkt të turizmit, por edhe në punësimin indirekt, çka do të thotë se ekonomitë e vogla rajonale përfituan nga paketa turistike që ato afruan, duke vënë në shërbim edhe ekonomitë ndihmëse të turizmit. Është një fakt i rëndësishë­m që edhe botimi i ' World Trade Tourism Center' tregoi që në Shqipëri punësimi që vjen nga turizmi renditej në vendin e katërt, lajme që janë shumë të mira për industrinë turistike në vendin tonë", - tha Ekonomi.

“Sektori i turizmit në vitin 2016 kontribuoi me 7% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, punësoi në totalin e vet 267 mijë individë, të cilët nuk hyjnë vetëm në punësimin direkt të turizmit, por edhe në punësimin indirekt”.

 ??  ?? Ministrja Milva Ikonomi në Panairin e Parë Mesdhetar të Turizmit
Ministrja Milva Ikonomi në Panairin e Parë Mesdhetar të Turizmit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania