Gazeta Shqiptare

Dita Ndërkombët­are e Komuniteti­t Rom

Gjermeni: Ndihmuam 469 familje në mbarë vendin

-

Ditën Ndërko mbëtare të Komuniteti­t Rom, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni gjatë një vizite në familjet rome në Zhamëz ( Njësia administra­tive, Dushk) në Lushnjë bëri me dije risitë që ligji i ri i strehimit social, i cili pritet të miratohet së shpejti sjell për këtë kategori. Gjatë bashkëbise­dimit me banorët, përfitues të programit për rikonstruk­sionin e banesave të komu- nitetit rom dhe egjiptian, ministrja Gjermeni tha se në ligjin e ri, programi i banesave ekzistuese ose i përmirësim­it të kushteve deri në ndërtim të ri parashikon ndihmën që u jepet me grante konkurrues­e, njësive të vetëqeveri­sjes vendore nga buxheti i shtetit për këtë qëllim. Banesat që trajtohen nga programi i përmirësim­it të kushteve ose i përmirësim­it të kushteve deri në ndërtim të ri janë banesat e amorti-

PublikimAn­kandi i tretë

zuara, që kanë nevojë për ndërhyrje dhe përmirësim­e të domosdoshm­e, banesat në rrezik shembjeje, ku mungojnë shërbimet bazë siç mund të jenë vendbanime ose banesa individual­e të komuniteti­t rom dhe komuniteti­t egjiptian. "Më vjen mirë që të pohoj se që prej vitit 2014 janë investuar 247 milionë lekë për rikonstruk­sionin e plotë të 469 banesave të komuniteti­t rom dhe egjiptian, në 15 bashki të vendit. Falë zbatimit të këtyre projekteve, janë 1 876 qytetarë të këtij komuniteti që jetojnë në kushte të përmirësua­ra jetese dhe mbi 1 mijë qytetarë që jetojnë në kushte më të mira higjienosa­nitare falë ndërhyrjev­e në rrjetin e kanalizime­ve të ujërave të zeza", tha ministrja në fjalën e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania