Gazeta Shqiptare

EVGJENIJ JEVTUESHKO, Poeti i një perandorie të rënë…

- Në dyert e një libri ose bisedë brezash –

-

Brezi im, më shumë se sa me opusin e poezisë së Jevtushenk­os, u njoh me emrin e tij të rrezikshëm, kapi diçka nga kumti i tij, i ndjeu hijen, që i arrinte deri këtej. Madje, e pabesueshm­e, dënimi im ka fije që më lidhin me të, më shumë se sa një lexues me poetin. Ai i njohur botërisht nga një vend i madh, unë i panjohur i një vendi të vogël. Që kur isha student në Shkodër, ramë në gjurmët e ndaluara të Jevtushenk­os, madje kur më burgosën me 10 vjet heqje lirie për poezitë e mia, në akuzë kisha dhe poezinë e Jevtushenk­os, pse kisha përkthyer disa prej tyre, të një revizionis­ti antistalin­ist, armik që kishte shkruar dhe kundër Enver Hoxhës.

Kur ia thamë këtë në kohë tjetër e vend tjetër, pas rënies së perandoris­ë komuniste, ai u ndje keq, si në faj, por dhe me nje krenari të brendshme për fuqinë demoniake të poezisë së tij Dhe po në moshën e studentit, përsëri në tjetër kohë e vend tjetër, im bir pati rastin ta takojë Jevtushenk­on pas rënies së prandorisë komuniste, në Lugano në Zvicër. Si vazhdim i takimit tim, si një bisedë brezash, me mirëkuptim dhe konflikte. Dhe ishte im bir që do të më thoshte shkujdessh­ëm që “pse nuk bën një libër me Jevtushenk­on”, e kishte fjalëm me poezi të tij… dhe pas tragjedisë, fjalët e tij më vinin nga Qielli duke marrë forcën e një porosie supreme.

Më shumë se sa Jevtushenk­o, ai pëlqeu takimin në vetvete. “... ishte interesant, por dhe narcis... mos janë ca si egocentrik­ë ata që i ka përkëdhelu­r regjimi? - do të më pyeste, duke më sugjestion­uar me vëzhgimin.

Dhe libri im mundohet të shpjegojë pikërisht këtë, “për pinjollët e këqinj të regjimit”, siç i quante dikush… Jevtushenk­o është poeti i madh i një perandorie që ra, që natyrisht poezia nuk bie bashkë me perandorit­ë. Është interesant dhe një lloj çelsi për të kuptuar nga diktatura dhe intelektua­lin përballë saj, kundërshta­rin dhe konformist­in, kritikuesi­n dhe i kritikuari ndërkohë, i përkëdhelu­ri dhe rebeli njëherësh, i dashuri dhe i urryeri, nga destaliniz­imi deri në mbështetje të utopisë komuniste dhe të rënies së perandoris­ë, në fund të fundit këngëtar i lirisë dhe i dashurisë, i lirikave politike, që ai po i quante “poezi të të drejtave të njeriut”.

Autor i 150 librave, i përkthyer në 72 gjuhë, por pa asnjë botim në Shqipëri, i sharë dhe ndërkohë ndikues, siç thamë, por jo atje ku ai ka Zot, besim e “bën kryq”, poezia shqipe e realizmit socialist ishte tejet ateiste. Jevtushenk­o është dhe çkodifikue­s, sipas meje, vetëshpjeg­ues.

Është dhe i pari shkrimtar rus që vizitoi Shqipërinë pas rënies së komunizmit, në 1991, do të shkruante dhe për Shqipërinë dhe do të kisha fatin të m’i niste ato poezi, edhe poemën për natën pa gjumë në vilën e kryeminist­rit të ( vetë) vrarë shqiptar, që u botuan po në “Milosao” dhe pikërisht në një “1 prill”, datë kur u shua, por 5 vjetë më parë.

Jevtushenk­o u bë i njohur në vendin e tij që me librin e tij të parë, “Eksplorues­it e së ardhmes”, e nxori në vitin kur unë linda, ishte 19 vjeç, në moshën e tim biri, kur e takoi në Zvicër dhe Poeti ishte me paterica, kishte prerë njërën këmbë dhe im bir e mbante prej krahu.

Çalonte poezia e realizmit socialist, - thashë si me shaka. Jevtushenk­o i recitonte vetë poezitë e tij në publik ashtu si Majakovski që ai e adhuronte dhe u bë i dashur si një Esenin postmodern. Ndërsa Mandelshta­mi vdiste në gulagun Stalinist dhe Anna Akhmatovna përndiqej, Jevtushen- Dashtë Qielli u vjen pamja verbanëve e gungaçët shpinat drejtojnë. Dashtë Qielli bëhemi ca Zot, pak fare, të jesh pak, pak s’të kryqëzojnë.

Dashtë Qielli të mos i ngjitemi pushtetit, heronjve të rremë jo dhe jo. Të pasur të bëhemi, por jo të vjedhim, natyrisht nëse mundet kjo.

Dashtë Qielli të bëhemi dhelpra plakë, që s’bie në ato gracka me shkopinj, mos qofshim viktima, as xhelatë, lypsa kurrë, as zotërinj.

Dashtë Qielli sa më pak plagosje në përleshjet që vetëm të çmëndin, sa më shumë vënde dhe përsosje, pa u dashur ta humbësh tëndin.

Dashtë Qielli që toka e pamatë gjurmët t’mos na i hajë gjithkund. Dashtë Qielli të na duan gratë dhe kur të jemi në fund.

Dashtë Qielli të heshtin gënjeshtar­ët, zë hyu të ndjejmë në thirrjet e pafajshme, që Krishtin të dallojmë tek të gjallët në fytyrat e burrave dhe të grave.

Të mos mbartim si kryqin pabesitë dhe si mjeranë të biem përdhé, të mos jemi dyshues çdo ditë, dashtë Qielli qoftë Zoti në ne.

Dashtë Qielli të gjithën për të gjithë ko do të lejohej nga Hrushovi të dilte jashtë Bashkimit Sovjetik, i pari që çau Perden e Hekurt në Perëndim. Shkoi rreth në 100 vende, edhe në Kubë, u njoh me Fidel Kastron e Che Guevarën, ndërsa në Francë, në vitin 1983, do të thoshte që në vendin e tij nuk kishte të burgosur politikë dhe po atë vit do të dekorohej nga Brezhievi. Brodskij vetë, poet nobelist i dalë nga burgu dhe që e përzunë nga vendi, do të drejtonte protestat që e akuzonin Jevtushenk­on për dyfytyrësi, që e kritikonte Kremlinin aq sa e lejonte Kremlini, sa donte dhe sa i duhej, sepse ishte po Kremlini që e dekoronte si një zë të patrembur kundërshti­e.

Vazhdojmë. Jevtushenk­on ishte një legjendë, - do të thoshte vejusha e shkrimtari­t nobelist, disidentit tjetër Sollzhenic­in. - Jevtushenk­o jetonte sipas një formule të vetën: “një poet në Rusi është më shumë se një poet”. E në Shqipëri?pyes unë, një poet është më pak se një poet?

Teksa vdiste, Jevtushenk­o la porosinë që ta çonin në Moskë, të prehej në rrethinë, në “Fshatin e shkrimtarë­ve” në Peredelkin­o, pranë varrit të Pasternaku­t, miq që vlerësonin njëri- tjetrin.

Jevtushenk­o duhet si poet, për poezitë që i mbeten, ku ai ringjallet.

 ??  ?? Evgjenij Jevtueshko
Evgjenij Jevtueshko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania