Gazeta Shqiptare

Umberto Eco me mini- esse

-

limit social të jetës italiane, që ai e trajton në mënyrë të koncentrua­r, kurse nga fabula ke mundësi të orientohes­h në një arkitektur­ë sociale të tërë këtij zhvillimi.

Stili është tejet tërheqës, forma është e vendosur mes esesë dhe skicës, ku ai vetë si personazh kryesor më së shumti të ofron një botë që e ka parë vetë. Në një këndvështr­im tjetër mund ta marrësh edhe si tregim. Në dukje përkthyesj­a s’ka pasur aq punë, por po ta shikosh me kujdes duhet vlerësuar përpjekja e Dhurata Shehrit që idhullin e saj e jep qartë përmes parabolës dhe thellësisë së vëzhgimit të tij, por edhe paradoksit që del zakonisht nga sintezat e veta. “I tronditur dola nga shtëpia për të shkuar në një restorant të famshëm për gatesat e tij alla nouvelle cuisine. Mbërrin kamerieri që më sjell tre fije sallatë dhe më thotë :” Kjo është një makedonia e latugës lombarde, e mbuluar me rukola nga Piedmoneti, e prerë hollë, kriposur me kripë deti, zbutur me uthullën tonë balsamime dhe lagështuar me pikat e para të ullirit të virgjër nga Umbria”.

Esseja për kohën përmes parashtrim­eve logjike dhe përshkrues­e të kohës së harxhuar tregon punën intelektua­le të një njeriu si ai, por edhe arsyetimin sesi duhet të vazhdojë jeta dhe e mbyll me një kontrapunk­t që shërben si sintezë për duhanin, që edhe koha për të i merr kohë. Duhet ta lë du- hanin, na shpotit.

Në morinë e esse- ve gjen shumë nga problemati­kave që po has dhe vendi ynë. “Si të mos thuash ‘ saktë’” tregon problemin e sterotipev­e. Ironia e tij në këtë pjesëz është e mrekullues­hme, por edhe tejet shpotitëse. “Kështu, pra, o shkrimtarë, duhet të ruheni nga përdorimi që brezat e ardhshëm do t’u bëjnë shkrimeve tuaja. Natyrisht, dot ishte ideale, të linit pas vetëm gjërat që në të gjallë do të kishit dashur t’i botonit, duke fshirë ditë pas dite çdo dëshmi tjetër përfshirë edhe kopjet e treta. Por dihet shënimet shërbejnë për punë dhe vdekja mund të vijë papandehur.

Ato trajtohen si udhëzime , por në fakt është një mori detajesh, që të bëjnë të mendosh sesi është jeta , të ashtuquajt­urat rëndomsi, problemat e vogla, por edhe si t’i shpëtojmë obsesionev­e dhe shumë e gjëra të tjera”.

Nga ajo që thuhet, në kontributi­n e tij të vazhdueshë­m, ai shpiku një zhanër që duhet thënë se i tre- goi njerëzve të çoroditur bashkëkohë­s sesi duhej të ruheshim nga rëndomsia, por edhe duke këshilluar përmes mësimit natyror, vetëm, pa u përfshirë në diskurse të frikshme filozofike.

Duhet sqaruar se libri të ndih shumë edhe të mësosh për stilin e autorit por edhe mënyrën e qasjes së një argumenti. Mund të thuhet se libri është një bashkësi sinopsesh, sepse nga ato kushdo mund të zhvillojë tema interesant­e. DITURIA, në morinë e botimeve me shumë klas, duhet vlerësuar për zgjedhjen e librit që është realisht shumë ndihës dhe Dhurata për punën.

 ??  ??
 ??  ?? Titulli: “Si të udhëtosh me një salmon” Autor: Umbert Eco Botues: “Dituria” Gjinia: Esse Përkthyes: Dhurata SHehri Çmimi: 700 Lekë Faqe: 167
Titulli: “Si të udhëtosh me një salmon” Autor: Umbert Eco Botues: “Dituria” Gjinia: Esse Përkthyes: Dhurata SHehri Çmimi: 700 Lekë Faqe: 167

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania