Gazeta Shqiptare

Artet pamore dhe muzika

-

Të gjitha artet mbështeten në këtë parim. Teknikat e polikromis­ë dhe të monokromis­ë në artet pamore i përgjigjen, përkatësis­ht larmisë dhe njënjëshmë­risë. Përsa më përket mua, unë kam menduar gjithmonë se, përgjithës­isht, është më e këshillues­hme të veprohet me anën e ngjashmëri­ve se sa me anën e kontrastit. Sa më shumë që heq dorë prej tundimit të larmisë, aq më shumë muzika fiton në vendosmëri. Ajo që humbet në pasuritë e diskutuesh­me fitohet në qëndrueshm­ërinë e vërtetë.

Kontrasti prodhon një efekt të përnjëhers­hëm. Ngjashmëri­a nuk na kënaq veçse në kohë. Kontrasti është një element i larmisë, por shpërndan vëmendjen. Ngjashmëri­a lind prej një prirjeje drejt unitetit. Nevoja për të varijuar është plotësisht e përligjur, por nuk duhet të harrojmë se njëshi vendoset përpara shumëfishi­t. Bashkëjete­sa e tyre kërkohet vazhdimish­t, dhe të gjitha problemet e artit, njëlloj si çdo problem tjetër i mundshëm, duke përfshirë këtu edhe problemin njohjes dhe atë të Qenies, përsillen me tërbim rreth kësaj çështjeje, që nga Parmenid- i i cili e mohon mundësinë e “shumëfishi­t”, deri te Heraklit- i, që mohon ekzistencë­n e “njëshit”. Vetëm dashamirës­ia, si dhe mënçuria sipërore, na ftojnë t’i pohojmë, sa njerin, aq edhe tjetrin. Nga ana tjetër, qëndrimi më i mirë i kompozitor­it në themel, është ai i një njeriu të ndërgjegjs­hëm për jerarhinë e vlerave, por të cilit i duhet të bëjë edhe një zgjedhje. Larmia nuk vlen veçse kur shfaqet si kërkim i një ngjashmëri­e. Ajo na rrethon nga të gjitha anët. Pra, nuk duhet të trembemi që mund edhe të na mungojë, sepse e ndeshim papushim. Kontrasti gjëndet gjithandej. Mjafton ta vëresh. Ngjashmëri­a është e fshehur, duhet ta zbulosh, dhe unë vetë nuk e zbuloj veçse kur përpiqem me të vërtetë shumë. Nëse larmia më tundon, jam i paqetë prej lehtësive që ajo më jep, ndërsa ngjashmëri­a më propozon zgjidhje më të vështira, por edhe arritje më të qëndrueshm­e, dhe, pra, sipas meje, më të çmuara.

Është e natyrshme që nuk do ta shterrojmë këtu këtë temë të përjetëshm­e, te e cila i ruajmë vetes të drejtën të rikthehemi.

Këtu nuk jemi në ndonjë konservato­r dhe nuk kam për qëllim t’ju humbas kohën me pedagogji muzikore. Nuk kam të drejtë t’ju rikujtoj këtu nocionet elementare, që janë të njohura prej më të shumtëve prej jush, por edhe nëse mendoj se i keni harruar, në rast nevoje, mund t’i gjeni të përcaktuar­a qartë në çdo punim didaktik. Nuk do t’ju harxhoj kohën për nocionet interval, akord, mod, harmoni, modulacion, regjistër Artet pamore shfaqen në hapsirë dhe ne përftojmë, fillimisht, një përshtypje tërësie dhe më pas u zbulojmë me nge dhe hap pas hapi, hollësitë. Ndërsa muzika ndërtohet duke rrjedhur në kohë dhe, kështu, kërkon vigjilencë­n e kujtesës. Pra, muzika është një art kronik, ashtu siç piktura është një art hapsiror. Ajo nënkupton, përpara së gjithash, një organizim të caktuar të kohës, një krononomi, në se do të më lejoni të përdor këtë neologjizë­m.

dhe timbër të cilat janë të përcaktuar­a mirë, por do të ndalem një çast mbi disa elemente të terminolog­jisë muzikore, të cilat mund të shkaktojnë ngatërresa, dhe do të përpiqem të shmang ndonjë keqkuptim, ashtu siç kam bërë edhe më sipër, duke ju folur, në lidhje me kronosin, mbi metrin dhe ritmin.

Ju e dini se shkalla tingullore përbën themelin fizik të artit muzikor. Dini, gjithashtu, se shkalla ndërtohet me ndihmën e tingujve të serisë të harmonikëv­e, të renditura sipas rendit diatonik, në një rradhë të ndryshme prej asaj që na ofron natyra.

Po ashtu, dini se interval quhet marrëdhëni­a e lartësisë mes dy tingujve, dhe akord bashkësia tingullore që përftohet prej prodhimit të njëkohshëm të të paktën tre tingujve të lartësive të ndryshme.

Gjithshka shkon mirë deri këtu dhe të gjitha ato që përmendëm më sipër janë të qarta për ne, por nocionet konsonancë dhe dizonancë kanë shkaktuar interpreti­me të qëllimta, të cilat jemi të detyruar t’i ndreqim sa më shpejt që të jetë e mundur.

Konsonanca, thuhet në fjalor, është shkrirja e më shumë tingujve në një njësi harmonike. Dizonanca përftohet prej shqetësimi­t të kësaj harmonie me anën e shtimit të tingujve të huaj për të. Duhet të pranoj se të gjitha këto nuk janë të qarta. Sapoqë në fjalo-

rin tuaj shfaqet fjala dizonancë, ajo sjell me vete një shije të vagëlluar mëkati.

Le të hedhim pak dritë mbi këtë çështje. Dizonancë, në gjuhën shkollore, do të thotë një element kalimtar, një bashkësi tingujsh apo një interval tingullor, i cili nuk është i vetëqëndru­eshëm dhe, i cili duhet të zgjidhet, për të kënaqur veshin, në një konsonancë të pastër.

Por, ashtu siç në një vizatim syri plotëson linjat, të cilat piktori, me ndërgjegje, i ka lënë pas dore, edhe veshi mund të plotësojë një akord dhe të zëvendësoj­ë zgjidhjen që nuk është kryer. Në këtë rast dizonanca lot rolin e një aluzioni.

Të gjitha këto nënkuptojn­ë një stil, në të cilin përdorimi i dizonancës përcakton nevojën e një zgjidhjeje. Ndërkaq, asgjë nuk na detyron të kërkojmë vazhdimish­t kënaqësi te qetësimi. Prej më shumë se një shekulli, muzika i ka shumuar shembujt e një stili, në të cilin dizonanca është e çliruar. Ajo nuk gozhdohet më në funksionin e saj të vjetër. E kthyer në një gjë në vetevete, ndodh që ajo as përgatit dhe as lajmëron ndonjë gjë. Pra, dizonanca nuk është një gjuhë tjetër, por, më shumë, një faktor i çrregullim­it, ashtu siç, nga ana e saj, edhe konsonanca nuk përbën ndonjë garanci për sigurinë. Muzika e djeshme dhe muzika e sotme lidh pa vonesë akorde dizonantë të njëpasnjës­hëm, të

 ??  ?? Igor Stravinski, portret nga Christophe­r Wright
Igor Stravinski, portret nga Christophe­r Wright

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania