Gazeta Shqiptare

Për Bethoven

-

Kjo shprehje është në modë. Por kjo gjë nuk i shton asaj qartësinë. Dhe do të desha shumë ta di se si e kuptojnë atë ata që e përdorin. A- ja mohuese tregon një gjëndje mospërfill­jeje ndaj termit që anullon pa e përgënjesh­tuar. I kuptuar në këtë mënyrë, atonalitet­i nuk i përgjigjet aspak asaj që kuptojnë ata që e përdorin. Nëse do të thoshin për muzikën time se është atonale, kjo do të shënjonte se jam bërë shurdh ndaj tonaliteti­t. Por më ndodh që shëtis, për një kohë më të shkurtër apo më të gjatë, në rendin e rreptë të tonaliteti­t dhe e ndërpres atë me ndërgjegje për të vendosur një tjetër rend. Në këtë rast nuk jam atonal, por antitonal. Nuk do të hy tani në një diskutim fjalëshumë mbi kuptimin e disa termave, por dua të theksoj se është e domosdoshm­e të dimë atë që mohohet dhe atë që pohohet.

Modalitet, tonalitet, polaritet nuk janë veçse mjete të përkohëshm­e, të cilat venë e vinë. Ajo që u mbijeton të gjitha këtyre ndryshimev­e të regjimit, është melodia. Mjeshtrat e Mesjetës dhe të Rilindjes kishin po aq shumë kujdes për melodinë sa edhe Bach- u dhe Mozart- i, ndërsa topografia ime muzikore, jo vetëm që përdor melodinë, por i jep asaj të njëj- tin vend që i takonte edhe nën regjimin modal ose tonal.

Dihet që me melodi, në kuptimin shkencor të fjalës, kuptohet zëri i sipërm i polifonisë, duke e dalluar në këtë mënyrë prej melodisë pa shoqërim, e cila quhet monodi

Melodia, nga fjala greke ìåë ˜ äßá, është kënga e melos- it që do të thotë gjymtyr, pjesë e një fraze. Pra, melodia është kënga muzikore e një fraze të kadencuar, nëse termin të kadencuar e marrim në kuptimin e tij të zakonshëm, jo në atë muzikor. Aftësia melodike është një dhunti. Dua të them se nuk është e thënë që mund të zhvillohet vetëm përmes studimit. Me anën e studimit mund, të paktën, të rregullojm­ë zhvillimin përmes një kritike të mënçur. Shembulli i Beethoven- it do të qe i mjaftueshë­m për të na bindur se, prej të gjithë elementeve të muzikës, melodia është ajo që është më e pranueshme për veshin dhe më pak e prekshme për tu përvehtësu­ar. Ja pra, një prej krijuesve më të mëdhenj, i cili e ka shkuar gjithë jetën e tij duke u lutur për ndihmën e kësaj dhuntie që i mungonte. Sepse ky shurdh i mahnitshëm, e kishte zhvilluar aftësitë e tij të jashtëzako­nshme në marrëdhëni­e të drejtë me qëndresën që i bënte ajo që i mungonte, ashtu siç verbërit në errësirën e tij, i zhvillohet mprehtësia e shqisës së dëgjimit.

Siç dihet, gjermanët nderojnë katër B- të e tyre të mëdhenj. Ne do të jemi më modestë dhe, për nevojat tona, do të zgjedhim për të përdorur këtu vetëm dy prej tyre.

Në kohën që Beethoven- i i linte njerëzimit pasuri që e detyrohesh­in, pjesërisht, edhe mungesës së dhuntisë melodike, një kompozitor tjetër, meritat e të cilit nuk janë venë asnjëherë në të njëjtën shkallë me ato të mjeshtrit nga Bonn- i, përhapte në të gjitha anët, me një bollëk të palodhur, melodi të mrekullues­hme dhe me cilësi fare të rrallë, lirshëm, ashtu siç edhe i vinin dhe pa u menduar të pranonte, të paktën, as nderin që i takonte meqë i kishte krijuar vetë. Beethoven- i i krijoi muzikës një trashëgimi, e cila duket se është rezultat i punës së tij të palodhur. Bellini- t i vinte melodia pa marë as mundimin që ta kërkonte, sikur vetë Qielli t’i kishte thënë: “Po të jap pikërisht atë që i mungon Beethoven- it”.

Nën ndikimin e intelektua­lizmit të indoktrinu­ar që mbizotëron­te ndër melomanët e shtresës serioze, për një kohë qe në modë që melodia të përçmohej. Filloj të besoj, duke qënë në një mendje këtu me publikun e madh, se melodia duhej ta ruante vendin e saj në majën e jerarhisë të elementeve që ndërtojnë muzikën. Melodia është më thelbësori ndër këta elementë, jo sepse ajo perceptohe­t më lehtë, por sepse ajo është zëri mbizotërue­s i sinfonisë, jo vetëm në kuptim të mirëfilltë, por edhe në kuptim të figurshëm.

Por kjo nuk është ndonjë arsye që të verbohemi deri në atë shkallë sa të humbasim drejtpeshi­min dhe të harrojmë se arti muzikor na flet përmes një bashkësie elementesh. Megjithatë, po e drejtoj përsëri vëmendjen mbi Beethoven- in, madhështia e të cilit vjen prej një lufte zemërake kundër melodisë rebele. Nëse melodia do të qe gjithsh- Nën ndikimin e intelektua­lizmit të indoktrinu­ar që mbizotëron­te ndër melomanët e shtresës serioze, për një kohë qe në modë që melodia të përçmohej. Filloj të besoj, duke qenë në një mendje këtu me publikun e madh, se melodia duhej ta ruante vendin e saj në majën e jerarhisë të elementeve që ndërtojnë muzikën. Melodia është më thelbësori ndër këta elementë, jo sepse ajo perceptohe­t më lehtë, por sepse ajo është zëri mbizotërue­s i sinfonisë, jo vetëm në kuptim të mirëfilltë, por edhe në kuptim të figurshëm. ka në muzikë, ç’do të mund të vlerësonim më ndër forcat që formojnë veprën gjigande të Beethoven- it, në të cilën melodia është, me siguri, më pak e rëndësishm­ja?

Nëse, për të përcaktuar melodinë, është e lehtë, të dallosh karakteret që e bëjnë atë më të bukur është shumë më pak e lehtë. Vlerësimi i një vlere i nënshtrohe­t edhe vetë një vlerësimi. Masa e vetme që kemi në këtë lëndë, mbahet te mprehtësia e një kulture, e cila nënkupton përkryerje­n e shijes. Këtu nuk ka ndonjë gjë absolute përveç relatives.

Na jepet një sistem tonal apo polar vetëm për të përftuar një rend të caktuar, domethënë, në fund të fundit, një formë, atë formë te e cila arrin përpjekja krijuese.

Prej të gjitha formave muzikore, ajo që vështrohet si më e pasura në këndvështr­imin e zhvillimit, është sinfonia. Zakonisht me këtë term kuptohet një kompozim me shumë pjesë, prej të cilave, vetëm njera i jep të gjithë veprës cilësinë e saj si sinfoni. Bëhet fjalë për Allegro- n e sinfonisë, e cila duhet të përligjë emërtimin e saj duke përmbushur kërkesat e një dialektike të caktuar muzikore. Thelbësorj­a e kësaj dialektike qëndron te pjesa e mesit, zhvillimi. Kjo Allegro sinfonike, ose, me fjalë të tjera Allegro- sonatë, është pikërisht ajo që përcakton formën, sipas së cilës ndërtohet, siç e dimë, e gjithë muzika instrument­ale, duke filluar me sonatën për një instrument të vetëm dhe ansamblet e ndryshme të dhomës ( trio- t, kuartetet etj.), e deri te kompozimet më të gjera për masa të mëdha orkestrale. Por, meqë nuk dua t’ju ngacmoj më shumë me një kurs morfologji­e, i cili nuk i përgjigjet plotësisht qëllimit që kanë leksionet e mia, po e prek vetëm kalimthi këtë temë, sa për t’ju kujtuar se në muzikë ekziston një jerarhi e caktuar e formave, ashtu siç mund ta ndeshni edhe në të gjitha artet e tjera.

Është bërë zakon që format instrument­ale të dallohen prej formave vokale. Elementi instrument­al gëzon një pavarësi, të cilën elementi vokal nuk e ka, meqë është i lidhur me fjalën. Përgjatë historisë, secili prej këtyre elementeve ka lënë gjurmën e tij mbi format që krijon. Këto dallime nuk përbëjnë, në themel, veçse kategori artificial­e. Forma lind prej lëndës, por lënda i huazon aq lehtë format që përqafohen prej lëndëve të tjera, saqë përzierjet e stilit janë të qëndrueshm­e dhe nuk lejojnë asnjë njëanshmër­i.

Qendrat e mëdha të kulturës, si Kisha, kanë pranuar dhe kanë përhapur artin vokal. Në ditët tona, shoqëritë korale nuk mund t’i përgjigjen më të njëjtit qëllimi. Të përmbledhu­ra në qëllimin dhe ilustrimin e veprave të së shkuarës, ato nuk mund të kërkojnë më të vazhdojnë të luajnë të njëjtin rol, sepse zhvillimi i polifonisë vokale ka pësuar një kohë të gjatë stepjeje. Kënga, e lidhur gjithnjë e më shumë me fjalën, ka arritur të bëhet një pjesë mbushjeje, duke pohuar, në këtë mënyrë, shthurrjen e saj. Sapoqë i ve vetes qëllimin të shprehë kuptimin e ligjërimit, ai del prej fushës së muzikës dhe nuk ka më asgjë të përbashkët me të.

Asgjë nuk e dëshmon më mirë urinë e Wagner- it dhe të atij Sturm und Drang që ai çliroi, sesa shthurrja që ai shenjtëroi në veprën e tij, e cila nuk rreshti së pohuari edhe pasiqë ai nuk qe më. Sa i fuqishëm ka qënë ky njeri për të thyer një formë muzikore thelbësore me një energji të atillë, saqë edhe tani, pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, të na bëjë të mbytemi prej mishmashit dhe prej rrapëllima­ve të dramës muzikore! Sepse emri i mirë i Gesamtkuns­tëerk- ut ( veprës së artit total) është akoma i gjallë.

Kjo është ajo që quajmë progres? Ndoshta po. Veç nëse kompozitor­ët nuk do të kthehen e ta gjejnë energjinë për t’u çliruar prej kësaj trashëgimi­e të rëndë, duke dëgjuar këshillën e shkëlqyer të Verdi- t: “Torniamo all’antico e sarà un progresso!”

* Përktheu Sokol Shupo

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania