Gazeta Shqiptare

8 prilli, Dita Ndërkombët­are e Romëve

- Nga Rivelino Çuno *

Dita Ndërkombët­are e Romëve është një ditë feste e kulturës rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjë­simin për problemet me të cilat përballet ky komunitet. Dita u shpall zyrtarisht në vitin 1990 në Seorock të Polonisë, vendi ku u zhvillua Kongresi i katërt Botëror i Unionit Ndërkombët­ar të Romëve në kujtim të takimit të parë ndërkombët­ar të përfaqësue­sve romë mbajtur në Chelsfild, afër Londrës, mes datave 7 dhe 12 prill 1971. Kongresi në fjalë miratoi himnin e romëve, për çka u zgjodh kënga “Gelem Gelem” ( në gjuhën rome: ecja ecja), ndërsa u mor vendimi edhe për themelimin e flamurit me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër që përfaqëson qiellin dhe tokën. Në mes të flamurit është një rrotë, çakra e kuqe, e cila paraqet migrimin e romëve.

Gjendja e komuniteti­t rom në Shqipëri mbetet e vështirë, paçka se vitet e fundit janë angazhuar mjaft fonde dhe ndërhyrje, përgjithës­isht të mbështetur­a nga donatorë të huaj. Studimet dhe raportimet në media dëshmojnë për një situatë të vështirë të komuniteti­t rom në fusha të tilla jetike si punësimi, strehimi, arsimi dhe shëndeti. Këto analiza tregojnë gjithashtu se kapaciteti koordinues dhe zbatues i institucio­neve qendrore dhe vendore është i pamjaftues­hëm për t’u përballur me shtrirjen dhe thellësinë e problemati­kave me të cilat ballafaqoh­et komuniteti rom. Përvoja e zbatimit të politikave të përfshirje­s së komuniteti­t rom në vende të ndryshme sugjeron se përpjekjet për zbutjen apo sheshimin e vështirësi­ve me të cilat përballet ky komunitet duhet të jenë njëkohësis­ht specifike por edhe ndërsektor­iale, pasi shkaqet dhe problemati­ka duket se ndërthuren pazgjidhsh­mërisht me njëra- tjetrën. Dekada rome ndihmoi në zhvendosje­n e çështjes rome, nga periferia e largët, në qendër të ligjërimit të institucio­neve publike në vende të ndryshme.

Sidoqoftë, suksesi i zbatimit të prioritete­ve të dekadës së përf- shirjes së romëve varet më së paku nga retorika dhe ligjërimi, e më së shumti nga emancipimi, vullneti dhe kapaciteti i shoqërive dhe institucio­neve për t’iu përmbajtur këtij angazhimi. Në këtë kuadër, duhet pasur në konsiderat­ë se politikat dhe programet qeveritare në ndihmë të komuniteti­t rom zbatohen nga qenie njerëzore të cilat i përkasin përgjithës­isht mazhorancë­s së popullsisë, dhe për rrjedhojë opinioni, paragjykim­et si dhe më pas qëndrimet e tyre kundrejt komuniteti­t rom përbëjnë një faktor të rëndësishë­m në suksesin apo dështimin e këtij angazhimi. Studimet janë të domosdoshm­e në mënyrë që vendimmarr­ja dhe më pas veprimi të orientohen drejt. Gjithashtu, studimet nevojiten për të vlerësuar impaktin dhe nevojën për përmirësim të politikave të caktuara. Nisur nga studime të shumta, duket se në opinionin publik ekziston perceptimi se komuniteti rom nuk bën përpjekje të mjaftueshm­e për t’u integruar dhe për të përfituar nga burimet dhe mundësitë që ofron shoqëria shqiptare.

Po kështu, në komuniteti­n rom ekziston opinioni që mazhoranca e shoqërisë nuk është e interesuar për ta integruar këtë komunitet, pasi ajo ushqen paragjykim­e të cilat pengojnë gatishmëri­në e saj për të bërë një hap përpara në pranimin e komuniteti­t rom jo thjesht përmes politikave dhe programeve të qeverisë, por edhe përmes komunikimi­t njerëzor, ndërveprim­it social dhe bashkëpuni­mit të hapur në çdo fushë. Ky studim u zhvillua për të kuptuar më shumë rreth zbatimit të planit të veprimit të dekadës rome dhe situatës në të cilën gjendet komuniteti rom në Shqipëri vetëm 3 vjet larg përfundimi­t formal të këtij angazhimi ndërqeveri­tar. Ky studim, duke ndërthurur metodat cilësore dhe ato sasiore, depërton thellë si dhe shtrihet në gjerësi për të kuptuar më mirë gjendjen e komuniteti­t rom në perspektiv­ën ekonomike, arsimore, shëndetëso­re dhe të strehimit, shkallën e kënaqësisë së tyre përkundrej­t shërbimeve publike si dhe nivelin e aksesit në marrjen e këtyre shërbimeve.

* Kryetar i PEISH- it

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania