Gazeta Shqiptare

Komisioni i vetingut, Braçe: Po iku LSI? Ruçi: E votojmë

PS propozon anëtarët në komisionin parlamenta­r ad- hoc, diskutime për LSI, përjashtoh­et PDIU Ligjvënësi­t e PS, kritika për projektin e Dervishajt: As Berisha s'i ka bërë këto gjëra

-

Deputetët e PS- së janë orientuar dje të vo tojnë në seancën e jashtëzako­nshme parlamenta­re emrat për përbërjen e komisionit ad- hoc që do të verifikojë kandidatët e institucio­neve të rivlerësim­it të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e shqiptarë. Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Gramoz Ruçi u ka thënë deputetëve se PS- ja përfaqësoh­et në këtë komision me Vasilika Hysin dhe Ulsi Manjën, ndërsa i është lënë LSI- së një vend bosh. Në këtë komision nuk do të ketë përfaqësim PDIU- ja, e cila pak javë më parë propozoi emrin e Shpëtim Idrizit. Edhe kryeminist­ri Edi Rama, i cili erdhi pothuaj në fund të mbledhjes së grupit, porositi që emrat për komisionin të votohen sot pasdite dhe opozitës t'i lihen vendet bosh derisa t'i plotësojë. Ndërkohë, kjo pjesë nuk kaloi pa debate, pasi ishte deputeti Erjon Braçe që tha se në këtë komision PS- ja po i lë një vend LSI- së si aleati i tyre aktual, por nëse ajo del nga koalicioni, siç ka lajmëruar, kush e garanton balancën në të? "Puna është se po shkojmë pa ditur se ku po shkojmë. Sot e kemi aleat, nesër nuk e dimë do ta kemi apo jo. Si na garantohet balanca e komisionit të vetingut pastaj, nëse LSI- ja nuk vijon të jetë pjesë e koalicioni­t?" - mësohet të jetë shprehur Braçe. Ndërsa Ruçi i ka shpjeguar se vlerësimi i situatës duhet bërë në këto rrethana që janë aktualisht dhe koalicioni me LSI- në vijon. "Në rrethana të tjera, flasim prapë", - mësohet të jetë shprehur Ruçi.

LIGJET

Ndërkohë, në mbledhjen e djeshme të grupit parlamen- tar, deputetët Piro Lutaj e Xhemal Qefalia kanë ngritur debatin që u bë më herët edhe te Komisioni i Ligjeve për projektlig­jin e ardhur nga ministria që drejtohet nga Sokol Dervishaj i LSI- së, ku për një rrugë 4 km në Ibë janë kërkuar 35 milionë dollarë. “Nga gjenden gjithë këto lekë, kur neve nuk na jepen për investime në zonat tona", - mësohet të jetë shprehur Lutaj, sipas të cilit, "janë dhjetëra rrugë të cilat i kemi premtuar e nuk i kemi bërë, na doli boja para njerëzve". Erjon Braçe kërkoi shpje- Klodian Shehi do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 7 majit në Kavajë. Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste këtë të hënë. Aktualisht Shehi është nënkryetar i kësaj bashkie. Ndërkohë, as PD- ja dhe as LSI- ja nuk do të kenë kandidatë për këtë bashki.

gime nga ministri i Financave se si lejohet ratifikimi i një marrëveshj­eje të tillë për t'u harxhuar para për një projekt që duhej të ishte bërë nga qeveria e mëparshme "Berisha". Por ka qenë ministri Ahmetaj i cili ka thënë se ministria që drejton nuk ka kompetencë të hetojë në projekt, por vetëm të vlerësojë nëse i ka këto burime financiare. Më pas, kreu i grupit parlamenta­r, Gramoz Ruçi ka kërkuar që diskutimi të mbyllet. Edhe deputeti Xhemal Qefalia, njësoj si Lutaj, u shpreh: "Janë 35 milionë euro për 4 kilometra autostradë. Kjo nuk ka logjikë. Kjo ia bën muu. As në kohën e Berishës nuk janë bërë të tilla gjëra. Na vjen turp të dalim përpara njerëzve". Ruçi kërkoi nga ministrat që të sjellin në kohë projektlig­jet dhe të mos kërkojnë që ata të kalojnë me procedurë të përshpejtu­ar.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Mbledhje e grupit të PS- së
Mbledhje e grupit të PS- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania