Gazeta Shqiptare

Majko: 35 mln $ për 4 km rrugë, e dyshimtë. Doshi: Parti e 20%

Deputetët e PS në Komisionin e Ligjeve, sulm ministrit të LSI

-

Një

projektlig­j i sjellë nga Ministria e Transporte­ve për financimin me 35 milionë dollarë të rrugës Tiranë- Elbasan në zonën e Ibës, ku ka pasur rrëshqitje të rrugës, ngjalli debate mes deputetëve të PS- së dhe përfaqësue­sit të ministrisë së Transporte­ve. Deputetët e PS- së Pandeli Majko, Vasilika Hysi dhe Bashkim Fino i kërkuan shpjegime përfaqësue­sit të ministrisë që drejtohet nga aleatët e LSI- së. Deputeti Tom Doshi nga ana e tij u përplas edhe me deputetin Majko, ndërsa ka akuzuar ministrinë. Deputeti Taulant Balla ka bërë me faj qeverinë e kaluar për nisjen e punës pa pasur projekt dhe studim gjeologjik të rrugës. "Diskutojmë për një projekt që ka pasur vlerën 222 milionë dhe po shtohet gati 20% e vlerës, po diskutohet një vlerë prej 35 milionë dollarësh shtesë vetëm për 4 km skarpate, siç thoni ju. Po 35 milionë dollarë, edhe ne që jemi pak injorantë në ndërti-

DEBATI TE KOMISIONI I LIGJEVE

min e rrugëve arrijmë të kuptojmë dhe duam shpjegime më tepër për këtë. Pyetja është pak a shumë e qartë, përgjigjja është shumë e dyshimtë. Pse është dështuar me studimin gjeologjik, kush mban përgjegjës­i për këtë? Duam shpjegime të qarta përpara se të votohet në këtë drejtim, dhe e duam me zë dhe me figurë", - tha Majko. "Ky është një turp për ne që ta miratojmë. Keni abuzuar boll me 20% dhe 30%, e di që ju duhet si parti 20% tani, por nuk është koha që ta kalojmë", - tha Tom Doshi. Specialist­i i Ministrisë së Transporte­ve tha se "ka pasur 5 rrëshqitje në rrugën e Ibës dhe skarpatet që do bëhen do jenë deri në 700 metra. 35 milionë dollarë duhen vetëm për segmentin e parë të kësaj rruge".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania