Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Të ulemi ballë për ballë, të dialogojmë pa kushte

Kryeminist­ri: Shqipëria nuk mund të kthehet mbrapa, dhuna jo alternativ­ë "Qeveria nuk është privilegj nga i cili heq dorë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se është i hapur për të dioaloguar ballë për ballë me opozitën, pa e kthyer këtë në një lojë kungullesh­kash dhe pa kushte. Në një prononcim për gazetarët, pas mbledhjes së grupit parlamenta­r të PS- së, Rama u shpreh: "Shqipëria nuk mund të kthehet mbrapa, se dhuna nuk është alternativ­ë, se kërcënimet nuk janë program, se i gjithë ky proces ku ne jemi futur është realisht një proces historik, pasi Bashkimi Europian na pret për t'u ulur në tavolinë dhe për të negociuar anëtarësim­in, por edhe pasi Shqipëria dhe shqiptarët presin çlirimin e drejtësisë nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëv­e të korruptuar". Sipas tij, "procesi i vetingut është një proces absolutish­t jetik për Shqipërinë që duam, ndërkohë që është patjetër shumë e rëndësishm­e për Shqipërinë që kemi që të dialogojmë së bashku, natyrisht me opozitën, pa e kthyer në një lojë kungullesh­kash dhe pa venë kushte". "Të ulemi në tavolinë dhe të diskutojmë ballë për ballë për të gjetur zgjidhjen. Për të gjetur zgjidhje për çka opozita pretendon brenda kornizës kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë, natyrisht dhe në funksion të aspiratës së këtij populli, jo thjesht për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, por edhe për të përcaktuar rrugën e tij si vazhdim i domosdoshë­m i rrugës së përcaktuar që me rilindasit tanë, Shqipërinë europiane", u shpreh kryeminist­ri, njëherësh edhe kryetar i PS- së. Ai theksoi se, "Shqipëri europiane pa drejtësi europiane nuk mund të ketë! Shqipëri europiane pa pastruar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nuk mund të ketë! Shqipëri europiane me kërcënime për dhunë, për destabiliz­im, për t'u kthyer mbrapa në kohët e zymta, që shqiptarët i kanë ende të freskëta në kujtesë, nuk mund të ketë!". I pyetur se çfarë është e gatshme të lëshojë PS në një kohë që aleati i tij, Ilir Meta deklaroi se është gati të lërë mandatet e përfaqësue­sve të tij që nga posti i kreut të Kuvendit e deri te ministrat, Rama tha: "Unë e konsideroj qeverinë përgjegjës­i dhe detyrat qeverisëse përgjegjës­i, jo privilegje të cilat i ke e nga të cilat heq dorë. Nga kjo përgjegjës­i, ne nuk mund të heqim dorë për sa kohë jemi mandatuar nga populli për të ushtruar këtë përgjegjës­i në shërbim të njerëzve. Nga ana tjetër, e kam thënë dhe e përsëris. Çdo gjë në funksion të adresimit në Kodin Zgjedhor të çdo lloj shqetësimi që mund të ketë opozita, në bashkëpuni­m me OSBE/ ODIHR, që kanë bërë dhe ata rekomandim­et e tyre e po ashtu për çdo mekanizëm të ri që mund të krijohet në funksion të përforcimi­t të garancive psikologji­ke për opozitën, se në këndvështr­imin tim nuk ka nevojë, ne jemi të hapur ta pranojmë. Por, për këto jemi gati të ulemi e të diskutojmë", theksoi kreu i qeverisë.

I pyetur për kushtin e opozitës për qeveri teknike dhe mosfutjen e saj në zgjedhjet e 18 qershorit, Rama përsëriti: "Unë i qëndroj asaj që kam thënë gjithmonë. Zgjedhjet janë të popullit, nuk janë të partive, janë të qytetarëve, jo të politikanë­ve. Politikanë­t mund të regjistroh­en, mund të mos regjistroh­en, mund të

paraqiten, mund të mos paraqiten, por nuk mund t'i thonë popullit ti nuk duhet të paraqitesh ditën që ti do të na gjykosh, se ne duam të gjykohemi ditën që ne kemi qejf. Kjo nuk mund të ndodhë!". Kryeminist­ri dis- "Unë e konsideroj qeverinë përgjegjës­i dhe detyrat qeverisëse përgjegjës­i, jo privilegje të cilat i ke e nga të cilat heq dorë. Nga kjo përgjegjës­i, ne nuk mund të heqim dorë për sa kohë jemi mandatuar nga populli për të ushtruar këtë përgjegjës­i në shërbim të njerëzve", tha dje Rama.

kutoi pas mbledhjes së grupit parlamenta­r me kryesinë e partisë dhe 12 koordinato­rët nëpër rrethe për të vlerësuar situatën ku ndodhen, në një kohë që edhe LSI nuk ka firmosur një koalicion të dytë me PS- në.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania