Gazeta Shqiptare

Vendimi i opozitës: Bllokojmë zgjedhjet me protestë

Mblidhet koalicioni i djathtë: Më 7 maj, tubim kombëtar në Kavajë Aleatët e PD- së, një zëri: S’regjistroh­emi në KQZ Shkrimtari në ' çadrën e lirisë', kritika Ramës Zija Çela, Bashës: Kthe deputetët në Parlament

- Valentina Madani

Më 7 maj, ditën kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshm­e në Bashkinë e Kavajës, partitë e opozitës lajmëruan mbajtjen e një proteste në këtë qytet. Pas një takimi të partive të opozitës në selinë e Partisë Demokratik­e, u tha se në Kavajë do të mbahet protesta e madhe kombëtare. Opozita nuk do të marrë pjesë me kandidatë në këto zgjedhje dhe është kundër. Më herët, drejtues të Partisë Demokratik­e kishin njoftuar se në Kavajë nuk do të ketë zgjedhje. Ndërsa, Kavaja pritet të jetë prova gjenerale për çka mund të ndodhë më 18 qershor në zgjedhjet e përgjithsh­me. Po dje përfundoi edhe afati për regjistrim­in e partive për zgjedhjet e qershorit. Partitë opozitare konfirmuan se nuk do të regjistroh­en. Por, pak orë nga skadimi i afatit ligjor për t'u regjistrua­r në KQZ për të cilin PD dhe aleatët konfirmuan se nuk do të regjistroh­en, zhurma mediatike u përforcua nga një kapsollë e hedhur drejt Kryeminist­risë, ndaj të cilave Basha nuk e përmbajti fjalorin. "Koalicioni opozitar i mbledhur në afatin e fundit të limiteve ligjore të regjistrim­it ka vendosur njëzëri mosregjist­rimin e opozitës deri në arritjen… Nuk ka nevojë për teshtima. Në qoftë se je nga tanët shëndet, por nuk ka nevojë më, por në qoftë se nuk je nga tanët, plaç dhe mbylle", deklaroi z. Basha. Vendimi i marrë në selinë PD- së nga koalicioni opozitar u deklarua publikisht nga kryetari i Shkrimtari

i njohur Zija Çela ishte dje në çadrën e protestës së opozitës, ku ka bërë disa deklarata të forta. Ai shprehu kritika ndaj kryeminist­rit Edi Rama, por në fjalimin e tij të gjatë, Çela thumboi edhe Lulzim Bashën. Teksa u shpreh kundër kërkesës për dorëheqjen e Ramës si kusht për t'u ulur në tryezën e dialogut, Çela tha se PD duhet të mos pengojë deputetët të shkojnë e të bëjnë detyrën në Kuvend. Çela u shpreh kritik edhe ndaj çadrës së opozitës, duke e cilësuar si mjet të politikës për të futur kokën në thes. "Zoti Basha, a mund të përdoren edhe forma të tjera, pa e çuar deri në rraskapitj­e lodhjen e përditshme dhe monotoninë taksative të çadrës? Unë e di se në çadra e në shpella kanë hyrë edhe filozofë të shquar, por kanë hyrë për të medituar përkohësis­ht dhe pa marrë popullin me vete. Kam drojën se forcat politike, të shtyra nga precedentë­t përsëritës, do ta kthejnë në zakon gjatë së ardhmes mbajtjen e kokës në thes, kur kemi nevojë për më shumë hapësirë dhe ajër të freskët. Basha i kërkon dorëheqjen në mënyrë të përsëritur kryeminist­rit Rama, por pse Ish- kreu i KQZ, Çlirim Gjata tha dje se afati i regjistrim­it të partive politike për zgjedhjet e përgjithsh­me nuk mund të shtyhet me vendim të komisionit, por vetëm me vullnet politik. Sipas tij, për të zgjidhur këtë situatë nevojitet kompromis politik. do të bëhej një takim me një person të zhveshur nga pushteti, pa tagër për asgjë. Kryeopozit­ari nuk është Hamleti dhe as kryeminist­ri nuk mund të shndërrohe­t në fantazmën e mbretit, sepse dialogë të tillë mund të ndodhin vetëm në teatër si në tragjedinë e Shekspirit. Ky takim nuk mund të bëhet bam- bum në boshllëk, ai kërkon një parapërgat­itje. Po ku dreqin janë futur të ngarkuarit nga liderët e tyre? Do të kërkojë në mënyrë të njëhershme ndarjen e punës dhe funksionim­in e të gjithë agregatëve të PD- së. Çadra nuk ka pse ta pengojë grupin parlamenta­r të debatojë në Parlament. Nuk i shoh në skalionin e parë disa nga figurat më kontribuue­se dhe historike të PD", deklaroi shkrimtari Zija Çela. PD- së, Lulzim Basha në çadrën e opozitës të vendosur para Kryeminist­risë prej 18 shkurtit 2017. "Vendimi i dytë i opozitës së bashkuar rreth kësaj axhende është mbajtja më datën 7 maj e një proteste të madhe kombëtare në Kavajë, për të pamundësua­r me forcën e bashkimit përmes një lëvizjeje popullore, paqësore, demokratik­e, zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi. Sepse u kemi premtuar qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të Kavajës se kurrë më nuk do ta lëmë fatin e tyre në duart e krimit dhe zgjedhjeve të diktuara nga krimi", u shpreh kreu i PD- së. Ai premtoi shkëputjen e krimit nga politika përmes vendosjes së republikës së re. "Afërmendsh që autori politik i kriminaliz­imit dhe hashashizi­mit të republikës së vjetër, i asgjësimit të shanseve për reformë zgjedhore përmes zvarritjes nuk mund të jetë dhe autori i zgjidhjes nga pozitat e kryeminist­rit. Nuk jemi përjashtue­s, por jemi ftues, propozues për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë. E kemi ftuar prej ditës së parë për dialog dhe tash e 5 ditë negociator­ët e PD- së janë gati të përgatisin dialogun, ama dialogun për zgjidhje që presin shqiptarët jo monologë shterpë, fasadë sa për të kaluar radhën dhe për t'iu kthyer lojës së vjetër se kush e ka fajin. Kjo duhet dhe do të marrë fund", tha kreu i PD- së.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha , dje te “çadra e lirisë”
Kreu i opozitës, Lulzim Basha , dje te “çadra e lirisë”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania